11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

HYRJE

Marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian

Në vitin 1999, BE-ja propozoi themelimin e procesit të Stabilizim Asociimit për vendet e

Ballkanit Perëndimor, si kornizë për udhëzimin e përpjekjeve për anëtarësim.

Në Nëntor të vitit 2000, procesi i Stabilizim Asociimit zyrtarisht u fillua në samitin e Zagrebit.

Në Zagreb, BE-ja nënvizoi se perspektiva Evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të

përcaktohet në bazë të progresit të tyre drejt një demokracie të qëndrueshme, sundimit të ligjit,

ekonomisë të tregut dhe bashkëpunimit rajonal. Këshilli Evropian në Selanik i mbajtur në

Qershor të vitit 2003, konfirmoi se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Që nga Selaniku, Kosova është e përfshirë në kornizën e procesit të Stabilizim Asociimit. Në

Prill të vitit 2005, Komisioni Evropian ka miratuar komunikatën”E Ardhmja Evropiane për

Kosovën”. Në vitin 2006, Këshilli ka miratuar Partneritetin e parë Evropian. Partneriteti i dytë

Evropian për Kosovën është miratuar në vitin 2008. Si një përgjigje kundrejt prioriteteve të

Partneritetit Evropian, Qeveria ka miratuar Planin e Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE)

në vitin 2008, dhe e ka rishikuar atë çdo vit, pas publikimit të Raportit të Progresit.

Më 17 Shkurt 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Kosovën si shtet të pavarur. Deri

me 16 Dhjetor 2012, nëntëdhjetë e pesë (95) shtete e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Në Tetor 2009, KE-ja ka publikuar komunikatën “Kosova – përmbushja e perspektivës Evropiane” në

të cilën Komisioni Evropian ka propozuar thellimin dhe forcimin e perspektivës Evropiane të

Kosovës.

Iniciativat kryesore sipas propozimit ishin: (1) Avancimi i dialogut politik dhe teknik në

Procesin e Dialogut të Stabilizim Asociimit; (2) Dialogu i vizave me perspektivë të liberalizimit

eventual të vizave; (3) Zgjerimi i Masave Tregtare Autonome dhe marrëveshja e mundshme

tregtare me Bashkimin Evropian; (4) Marrëveshje kornizë me Kosovën për parimet e

përgjithshme të pjesëmarrjes së saj në programet e Komunitetit; (5) Aktivizimi i komponentit

IPA për bashkëpunim ndër-kufitar (komponenti II).

Megjithatë, Kosova ende nuk ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Kushtet për vendosjen e

marrëdhënieve kontraktuale me shtetet e Ballkanit Perëndimor janë vendosur në konkluzionet e

Këshillit Evropian të Prillit të vitit 1997. Elementet kryesore përfshijnë një angazhim të

besueshëm për të ndërmarrë reformat demokratike, respektuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut,

minoritetet dhe lirinë e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të rregullta dhe të lira. Në këmbim

për përmbushjen e kritereve përkatëse, BE-ja i ofron vendeveaspirante marrëdhëniet

kontraktuale për anëtarësim: Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit.

Në këtë kontekst, në Tetor të vitit 2012 Komisioni Evropian ka publikuar Studimin e Fizibilitetit

për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Dokumenti përshkruan progresin që Kosova ka arritur në tre vitet e fundit dhe shqyrton nëse

Kosova është e gatshme për të filluar negocimin e një MSA-je. Studimi konfirmoi se Kosova

“…është kryesisht e gatshme për të filluar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.”

9

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!