11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

mjedisore, si dhe do të funksionalizoj shtatë impiantet për sterilizimin e mbetjeve infektive

spitalore. Krahas kësaj, Qeveria do të krijon strukturat vendimmarrëse dhe programet e

nevojshme për mbrojtjen e ujit të pijshëm, monitorimin e ujërave sipërfaqësore dhe nën tokësore

duke realizuar studimet e fizibilitetit në disa qendra të Kosovës për trajtimin e ujërave të zeza.

Për më tepër, Qeveria në vijimësi do t’i forcoj dhe zhvilloj kapacitetet administrative dhe

profesionale në nivel qendror dhe lokal, duke bërë që institucionet përgjegjëse të jenë të

përgatitura për të menaxhuar dhe koordinuar në mënyrë sa më të suksesshme sfidat e procesit

të integrimit në BE.

3.8. Bashkëpunimi financiar

Kosova ka përmirësuar dukshëm strukturat për bashkëpunim financiar dhe është rritur

kapaciteti i institucioneve të Kosovës për koordinimin e asistencës së jashtme. Në vitin 2011,

është miratuar një rregullore për koordinimin e donatorëve, e cila përcakton përgjegjësitë e

institucioneve në këtë proces.

Ministria e Integrimit Evropian është institucioni kryesor për koordinimin horizontal, ndërsa

janë themeluar strukturat e nevojshme për koordinimin e donatorëve në tri nivele: Forumi i

Nivelit të Lartë ku përfshihet niveli më i lartë politik, grupet punuese sektoriale dhe grupet

punuese nënsektoriale për koordinimin e donatorëve, të cilat mbajnë takime të rregullta. Gjatë

programimit të IPA 2012 dhe IPA 2013, është përmirësuar cilësia dhe niveli i përgjithshëm i

programeve dhe është rritur fokusi i asistencës financiare në sektorë të veçantë. Ministria e

Integrimit Evropian ka rritur kapacitetet e saj për të bërë përzgjedhjen e programeve dhe

projekteve për financim nga asistenca e BE-së dhe nga donatorët e tjerë. Sa i perket komponentit

te IPA per Bashkepunimin Nderkufitar (BNK), Kosova merr pjese ne tri Programe te

Bashkepunimit Nderkufitar me Shqiperine, Maqedonine dhe Malin e Zi. Me te tri keto shtete

jane nënshkruar marrëveshjet financiare bilaterale per implementimin e programit BNK 2011.

Strukturat e perbashketa operative jane krijuar per programet me Shqiperine dhe Maqedonine

dhe eshte ne fazen finale edhe krijimi i tyre me Malin e Zi. Programi me Shqiperine ka filluar te

implementohet. Institucioni kyç per implementimin e ketyre programeve eshte Ministria e

Administrimit dhe Pushtetit Lokal e cila edhe ka rolin kyç ne punen e strukturave te

perbashketa operative nga ana e Kosoves per keto programe.

Shuma e alokuar nga BE-ja për Kosovën, në kuadër të asistencës financiare të dhënë si pjesë e

IPA-s, për programet 2007-2013, arrin mbi 630 milionë euro.

Megjithëse ka pasur përmirësim të vazhdueshëm në drejtim të bashkëpunimit financiar, sfidë

kryesore mbetet planifikimi i pamjaftueshem i politikave dhe ndërlidhja e asistencës financiare

me politikat shtetërore. Vështirësia kryesore qëndron në mungesën e një kornize të

përgjithshme orientuese për politikat shtetërore, e cila do të integronte politikat e veçanta

sektoriale dhe prioritetet e financuara nga asistenca e jashtme.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së.

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Kosovën do të parasheh përkrahje të vazhdueshme financiare nga

BE-ja për të ndihmuar Kosovën që të arrijë objektivat e kësaj marrëveshjeje. Një asistencë e tillë do të

mund të fokusohej më tutje në fushat e ndryshme të përafrimit të legjislacionit dhe politikave të

bashkëpunimit të mbuluara nga MSA.

82

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!