11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

sektor është rritur gjatë dy viteve të fundit, ai është ende i ulët dhe i pamjaftueshëm për të

zbatuar politikat për mbrojtjen e mjedisit. Për më tepër, buxheti i ulët për këtë sektor, e

vështirëson edhe procesin e miratimit të strategjive sektoriale. Edhe përkundër faktit që

legjislacioni horizontal është pothuajse tërësisht i transpozuar, sfidë mbetet zbatimi i

legjislacionit që është në fuçi, si në rastin e implementimit të Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në

Mjedis, ku cilësia e raporteve ende mbetet e dobët dhe kërkon përmirësim. Ngritja e

kapaciteteve institucionale, administrative dhe njerëzore është një nga sfidat më të rëndësishme

për të mundësuar implementimin e standardeve evropiane. Sfidë tjetër e rëndësishme në këtë

sektor është përfshirja dhe harmonizimi i politikave mjedisore dhe klimatike në politikat e

sektorit të energjisë, transportit, industrisë, bujqësisë dhe në sektorin e arsimit (edukimi

mjedisor).

Ndër të tjera, sfiduese mbetet transpozimi i legjislacionit për ndryshime klimatike si dhe

përpilimi i dokumenteve nacionale siç janë: Strategjia për Ndryshime Klimatike, plani kombëtar

për zbutjen e ndryshimeve klimatike, kompletimi i inventarit me të dhënat e gazërave serrë nga

të gjithë sektorët, sfidë kjo e cila do merr kohë për tu adresuar.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Sipas MSA-së, Kosova duhet të forcoj bashkëpunimin e saj me BE-në ne luftën kundër përkeqësimit të

mjedisit me theks në kualitietin e ajrit dhe ujit, menaxhimit të mbeturinave, mbrojtjen e natyrës,

mbikëqyrjen dhe zvogëlimin e shkarkimeve industriale, promovimin e efiçiencës së energjisë dhe sigurisë

në të gjitha stabilimentet industriale, mbrojtjen e tokës, klasifikimin dhe trajtimin e sigurt të kimikateve

dhe planifikimin urban.

Bashkëpunimi sipas MSA-së do të përdoret gjithashtu për të zhvilluar politikën e Kosovës për klimën dhe

për të ndihmuar përfshirjen e Kosovës në përpjekjet globale për të zbutur dhe adaptuar me ndryshimin e

klimës. Një bashkëpunim me i ngushtë do të ndihmonte Kosovën në miratimin e legjislacionit të

nevojshëm si dhe krijimin e një organizimi të duhur administrativ. Kjo do të ndihmojë Kosovën në

përfshirjen e rrjedhave në energjetikë, transport, industri, bujqësi dhe politikat e arsimit.

Në anën tjetër, për të përmbushur obligimet dhe përgjegjësit që rrjedhin nga MSA, Kosova duhet të

intensifikoj përpjekjet për kompletimin e kornizës ligjore në harmoni me acquis communautaire,

Në këtë drejtim, Kosova do të miraton një numër të konsiderueshëm të ligjeve, ndër më të

rëndësishmit: Projektligji për Ofruesit e Shërbimeve të Ujësjellësit; Ujërave të Ndotura dhe

Furnizuesve të ujit me shumicë; Projektligjin për Eko-fondin, i cili do mundëson investimet

kapitale për implementimin e politikave mjedisore; Projektligjin për Ujërat e Kosovës;

Projektligjin për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit, me

qëllim të fuqizimit të inspektoratit i cili do monitoroj zbatimin e politikave mjedisore;

Projektligjin për Planifikim Hapësinor; etj. Gjithashtu, fusha e përafrimit të legjislacionit me atë

të BE-së do të plotësohet me miratimin e Strategjisë së Përafrimit të legjislacionit mjedisor dhe

planit të investimeve në këtë sektor. Me qëllim të përmirësimit të politikave sektoriale, Qeveria

do të miratoj strategjitë dhe planet e veprimit të cilat rregullojnë fushën e ajrit, menaxhimit të

mbeturinave, ujit, pellgjeve lumore dhe planet hapësinore e urbanistike.

Në rrafshin operacional, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në Kosovë,

institucionet përgjegjëse do të funkcionalizojnë plotësisht rrjetin për monitorimin e cilësisë së

ajrit, duke harmonizuar të dhënat dhe duke ngritur edhe cilësinë e raportimit të të dhënave

81

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!