11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Ndërkaq, në funksion të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme të sektorit të transportit,

institucionet përgjegjëse do të marrin masa konkrete në drejtim të zbatimit të plotë të

legjislacionit të miratuar.

Në rrafshin operacional, me qëllim të zvogëlimit të numrit të aksidenteve dhe përmirësimit të

sigurisë në komunikacionin rrugor, Qeveria do të miratoj strategjinë për siguri në

komunikacionin rrugor. Ndërkaq, sa i përket orientimit të politikave strategjike, përmes

realizmit të projektit të R7 si dhe fillimit të zbatimit të projektit të R6, Qeveria do të vazhdoi të

përmirësoj infrastrukturën rrugore si faktor përcaktues i nxitjes së mëtejme të zhvillimit të

qëndrueshëm ekonomik. Në anën tjetër, me qëllim të balancimit të investimeve në sektorin e

transportit, Qeveria do të intensifikoj përpjekjet që strategjinë aktuale të investimeve në

ndërtimin e rrugëve të reja ta plotësoi me investime adekuate edhe në sektorët tjerë, veçanërisht

përfshirje më të lartë do të këtë sektori i hekurudhave. Rrjedhimisht, rëndësi e veçantë do t’i

kushtohet prioriteteve afatgjata nga fusha e transportit siç janë ristrukturimi dhe modernizmi i

sistemeve të transportit si dhe integrimi i plotë i Kosovës në rrjetin rajonal dhe evropian të

transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror. Sa i përket zhvillimeve institucionale në sektorin e

transportit, përkatësisht në fushën e aviacionit civil, pritet që brenda një afati sa më të shkurt

kohor AAC të çertifikoi Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (OShNA). Për më tepër,

Qeveria në vijimësi do t’i forcoj dhe zhvilloj kapacitetet administrative dhe profesionale përmes

thellimit të reformave institucionale duke bërë që institucionet përgjegjëse të jenë të përgatitura

për të menaxhuar dhe koordinuar në mënyrë sa më të suksesshme sfidat e procesin të integrimit

në BE.

3.7.8. Energjia, përfshirë sigurinë bërthamore

Sektori i energjisë është i rregulluar sipas legjislacionit, politikave dhe institucioneve përkatëse.

Kosova ka kornizën ekzistuese legjislative të energjisë në përputhje me pakon e dytë të ligjeve të

BE-së dhe obligimeve ndaj Komunitetit të Energjisë (KE). Kjo kornizë përmban gjashtë ligje

kyçe, siç janë: Ligji për Energjinë, Ligji për Energjinë Elektrike, Ligji për Rregullatorin e

Energjisë, Ligji për Efiçiencën e Energjisë, Ligji për Gazin Natyror dhe Ligji për Ngrohjen

Qendrore. Këto ligje synojnë rregullimin e sektorit, gjegjësisht përcaktojnë parimet dhe rregullat

e të gjitha aktiviteteve brenda sektorit. Përpos energjisë, përparim të përafrimit është shënuar

edhe në fushën e sigurisë bërthamore me miratimin e Ligjit në fuqi për Mbrojtje nga Rrezatimi

dhe Sigurinë Bërthamore, ligj ky që synon realizimin e normave dhe konventave

ndërkombëtare të këtij lëmi si dhe krijimin e një mjedisi të shëndoshë.

Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar drejt zhvillimit të këtij sektori me rëndësi vitale për

zhvillim të gjithëmbarshëm të vendit, duke konsideruar në të njejtën kohë rëndësinë e mbrojtjes

së mjedisit. Andaj, duke pasur bazë këto, përpos kornizës ligjore, janë aprovuar edhe Strategjia

e Energjisë e Republikës se Kosovës 2009-2018, dhe Strategjia e Ngrohjes se Republikës se

Kosovës 2011-2018 ku përcaktohen politikat që përkasin me zhvillim të sektorit të energjisë.

Strategjia e energjisë orienton zhvillimin e politikave më të përshtatshme për shndërrimin sa më

parë të këtij sektori në një sektor të qëndrueshëm dhe të vetëfinancueshëm që ofron shërbime

cilësore energjetike ekonomikisht të favorshme për konsumatorët. Po ashtu identifikon politikat

dhe masat kryesore që duhet të ndërmerren për avancimin e reformave në sektor për ta

mundësuar kështu tërheqjen e investimeve private dhe integrimin sa më të plotë dhe më të

shpejtë të sistemeve energjetike të Kosovës me ato rajonale dhe evropiane. Strategjia e Ngrohjes

78

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!