Shqip

Shqip Shqip

11.01.2013 Views

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 3.7.7. Transporti Në sektorin e transportit është miratuar një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit sektorial duke shënuar një progres thelbësor sa i përket përafrimit të kornizës legjislative me acquis communautaire. Në këtë kontekst, disa nga ligjet esenciale të miratuara në fushën e transportit janë: Ligji mbi Rrugët, Ligji për Sigurinë në Komunikacion Rrugor, Ligji për Aviacion Civil dhe Ligji mbi Hekurudha. Më tej, me qëllim të zbatimit të kornizës legjislative, janë miratuar një numër i konsiderueshëm aktesh nënligjore. Po ashtu, në funksion të hartimit të politikave efektive në fushën e transportit, Ministria e Infrastrukturës (MI) është duke rifreskuar dhe implementuar paralelisht Strategjinë e Transportit Multimodal. Me këtë strategji synohet të krijohet një ambient i përshtatshëm për zhvillim të sigurt, kualitativ dhe funksional të sistemeve të transportit dhe kapaciteteve njerëzore. Po ashtu, në ndjekje të modeleve evropiane të zhvillimit të hekurudhave, janë shënuar zhvillime pozitive me ndarjen e Hekurudhave të Kosovës në dy kompani publike, përkatësisht ne InfraKos dhe TrainKos. Për me tepër, MI në konsultim të ngushtë me Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave (ARH), TrainKos-in dhe InfraKos-in ka miratuar Ekspozeun e Rrjetit për hekurudha për vitin 2013. Në këtë kontekst si rezultat i zhvillimeve pozitive institucionale është duke zbatuar korniza ligjore për hapjen graduale të tregut të transportit hekurudhorë. Në anën tjetër, përmes përfshirjes aktive në Marrëveshjen për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit (HPEA), Kosova ka avancuar dukshëm në miratimin e standardeve të BE-së sa i përket aviacionit civil. Në këtë kontekst, MI dhe Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) kanë bërë hapa progresiv në miratimin e rregulloreve ekonomike dhe atyre të sigurisë, si kërkesa të drejtpërdrejta nga faza e parë e marrëveshjes së HPEA-së. Ndërkaq, me qëllim të përmirësimit të sigurimit të aviacionit civil Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka miratuar tri Programe Kombëtare për Sigurimin e Aviacionit Civil, dhe ka hartuar Manualin për Inspektorët e Sigurimit të Aviacionit Civil si dokument praktik i cili mundëson inspektorëve njohjen me teknikat bashkëkohore të hetimit. Si rezultat i angazhimeve koherente, Kosova ka kompletuar hartimin e legjislacionit nga faza e parë e marrëveshjes për HPEA, dhe është e gatshme për kalim në fazën e dytë të kësaj marrëveshje. Sa i përket organizmit dhe përgjegjësive institucionale sektoriale, institucion kyç në sektorin e transportit është MI, ku përmes krijimit të politikave dhe zbatimit te ligjeve synon të kontribuojë në rritjen ekonomike duke mundësuar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme, mjedis ekologjik dhe integrim ndërkombëtar. Me qëllim të zvogëlimit të numrit të aksidenteve në komunikacionin rrugor, Qeveria ka themeluar Këshillin për Siguri në Komunikacionin Rrugor, si trup ndërinstitucionale që udhëhiqet nga MI, dhe ka për synim që përmes aktiviteteve të përbashkëta dhe gjithëpërfshirëse të përmirësoj sigurinë dhe zvogëloj shkallën e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Ndërsa, në sektorin e hekurudhave MI përcakton politikat dhe harton legjislacionin duke ofruar orientimet strategjike për sfidat afatgjata me të cilat ballafaqohen hekurudhat, kurse ARH është organ përgjegjës për rregullimin, mbikëqyrjen, organizimin e sektorit hekurudhor, përkatësisht ARH vepron si organ licencues, organ përgjegjës për çështjet e interoperabilitetit, organ për rregullimin e tregut dhe organ për sigurinë e hekurudhave. 76

Në fushën e aviacionit civil janë përgjegjës MI, MPB dhe AAC dhe Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHIAA). MI është përgjegjës për zhvillimin e politikave kombëtare për transportin ajror, dhe nxjerrjen e rregulloreve lidhur me ekonominë e transportit ajror. Ndërkaq, MPB është përgjegjëse për vendosjen dhe ruajtjen e sigurimit ajror. Në këtë kontekst është themeluar edhe Komisioni Kombëtar për Sigurimin e Aviacionit Civil si strukturë ndërinstitucionale që udhëhiqet nga MPB dhe ka për obligim të monitorojë zbatimin e legjislacionit dhe kuadrit ligjor të BE-së në fushën e sigurimit të aviacionit civil. Ndërsa, AAC është agjenci e pavarur rregullatore e cila është përgjegjëse për rregullimin e sigurisë së aviacionit civil, rregullimin ekonomik të aeroporteve dhe shërbimeve të navigimit ajror në Kosovë, përkatësisht të zbatojë legjislacionin e aviacionit civil duke i dhënë efekt politikave të miratuara nga Qeveria në fushën e aviacionit civil. Po ashtu, KHIAA është organ përgjegjës për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në transportin ajror dhe hekurudhor. Megjithatë, edhe përkundër arritjeve substanciale, sektori i transportit ende ballafaqohet me sfida shumëdimensionale në procesin e integrimit evropian. Në ketë kontekst, sfidë afatmesme sa i përket avancimit të legjislacionit është amandamentimi i tri ligjeve (Amandamentimi i Ligjit Nr. 02/L-70 mbi Sigurinë në Komunikacionin Rrugor; Amandamentimi i Ligjit Nr. 02/L-127 mbi Transportin Rrugor; Amendamentimi i Ligjit Nr. 2004/06 mbi Transportin e Mallrave të rrezikshme) dhe harmonizimi i mëtejme me acquis communautaire. Në kontekst më të gjerë, problemi i sigurisë në komunikacionin rrugor, përkatësisht shkalla e lartë e aksidenteve rrugore vazhdon të sfidojë MI dhe institucionet tjera përgjegjëse në këtë segment sektorial. Për më tepër, kapacitetet e kufizuara të inspektimit, automjetet e vjetra si dhe cilësia e ulët e infrastrukturës rrugore janë disa prej sfidave të cilat janë duke pamundësuar zbatimin e plotë të legjislacionit nga MI. Në sektorin e hekurudhave, disa prej sfidave kryesore janë mungesa e investimeve, harmonizimi i mëtejme i çështjeve financiare në mes të InfraKos-it dhe TrainKos-it, si dhe fuqizimi i ARH-s me buxhet dhe trajnimi i stafit. Përkundër një varg të arriturash në sektorin e aviacionit, përmirësimi i kapaciteteve për sigurimin e aviacionit civil që menaxhohet nga MPB vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore. Ndërkaq, pengesat politike për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në institucione të ndryshme ndërkombëtare janë sfidat kryesore sa i përket avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorin e transportit që njëkohësisht po ndikojnë negativisht edhe në zbatimin e legjislacionit dhe përmbushjen e standardeve të BE. Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së Në kontekst të avancimit të marrëdhënieve me BE, përkatësisht nënshkrimit të MSA, Kosova do të kontribuoje në ristrukturimin dhe modernizimin e sistemeve të transportit dhe përmirësimin e infrastrukturës përkatëse, duke përmirësuar lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe të mallrave, dhe duke arritur standarde të krahasueshme me ato që mbizotërojnë në BE, duke e përshtatur legjislacionin e transportit me BE-në, dhe duke mundësuar qasje të avancuara dhe reciproke në tregjet e transportit në mes BE-së dhe Kosovës. Me qëllim të përmbushjes së kërkesave të dalura nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, Kosova do të intensifikoj përpjekjet për kompletimin e kornizës ligjore në harmoni me acquis communautaire, balancimin e investimeve me prioritetet strategjike dhe forcimin e kapaciteteve profesionale. Në këtë drejtim, Kosova do të miratoj ligjin mbi Agjencinë e Navigacionit Ajror (ANA), me të cilin ligj do të garantojë menaxhim profesional dhe pavarësi të plotë të ANA. 77 Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Në fushën e aviacionit civil janë përgjegjës MI, MPB dhe AAC dhe Komisioni për Hetimin e

Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHIAA). MI është përgjegjës për zhvillimin e

politikave kombëtare për transportin ajror, dhe nxjerrjen e rregulloreve lidhur me ekonominë e

transportit ajror. Ndërkaq, MPB është përgjegjëse për vendosjen dhe ruajtjen e sigurimit ajror.

Në këtë kontekst është themeluar edhe Komisioni Kombëtar për Sigurimin e Aviacionit Civil si

strukturë ndërinstitucionale që udhëhiqet nga MPB dhe ka për obligim të monitorojë zbatimin e

legjislacionit dhe kuadrit ligjor të BE-së në fushën e sigurimit të aviacionit civil. Ndërsa, AAC

është agjenci e pavarur rregullatore e cila është përgjegjëse për rregullimin e sigurisë së

aviacionit civil, rregullimin ekonomik të aeroporteve dhe shërbimeve të navigimit ajror në

Kosovë, përkatësisht të zbatojë legjislacionin e aviacionit civil duke i dhënë efekt politikave të

miratuara nga Qeveria në fushën e aviacionit civil. Po ashtu, KHIAA është organ përgjegjës për

hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në transportin ajror dhe hekurudhor.

Megjithatë, edhe përkundër arritjeve substanciale, sektori i transportit ende ballafaqohet me

sfida shumëdimensionale në procesin e integrimit evropian. Në ketë kontekst, sfidë afatmesme

sa i përket avancimit të legjislacionit është amandamentimi i tri ligjeve (Amandamentimi i Ligjit

Nr. 02/L-70 mbi Sigurinë në Komunikacionin Rrugor; Amandamentimi i Ligjit Nr. 02/L-127

mbi Transportin Rrugor; Amendamentimi i Ligjit Nr. 2004/06 mbi Transportin e Mallrave të

rrezikshme) dhe harmonizimi i mëtejme me acquis communautaire. Në kontekst më të gjerë,

problemi i sigurisë në komunikacionin rrugor, përkatësisht shkalla e lartë e aksidenteve rrugore

vazhdon të sfidojë MI dhe institucionet tjera përgjegjëse në këtë segment sektorial. Për më tepër,

kapacitetet e kufizuara të inspektimit, automjetet e vjetra si dhe cilësia e ulët e infrastrukturës

rrugore janë disa prej sfidave të cilat janë duke pamundësuar zbatimin e plotë të legjislacionit

nga MI.

Në sektorin e hekurudhave, disa prej sfidave kryesore janë mungesa e investimeve,

harmonizimi i mëtejme i çështjeve financiare në mes të InfraKos-it dhe TrainKos-it, si dhe

fuqizimi i ARH-s me buxhet dhe trajnimi i stafit. Përkundër një varg të arriturash në sektorin e

aviacionit, përmirësimi i kapaciteteve për sigurimin e aviacionit civil që menaxhohet nga MPB

vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore. Ndërkaq, pengesat politike për pjesëmarrjen dhe

përfaqësimin e Kosovës në institucione të ndryshme ndërkombëtare janë sfidat kryesore sa i

përket avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorin e transportit që njëkohësisht po

ndikojnë negativisht edhe në zbatimin e legjislacionit dhe përmbushjen e standardeve të BE.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Në kontekst të avancimit të marrëdhënieve me BE, përkatësisht nënshkrimit të MSA, Kosova do të

kontribuoje në ristrukturimin dhe modernizimin e sistemeve të transportit dhe përmirësimin e

infrastrukturës përkatëse, duke përmirësuar lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe të mallrave, dhe duke arritur

standarde të krahasueshme me ato që mbizotërojnë në BE, duke e përshtatur legjislacionin e transportit

me BE-në, dhe duke mundësuar qasje të avancuara dhe reciproke në tregjet e transportit në mes BE-së

dhe Kosovës.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave të dalura nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, Kosova do

të intensifikoj përpjekjet për kompletimin e kornizës ligjore në harmoni me acquis

communautaire, balancimin e investimeve me prioritetet strategjike dhe forcimin e kapaciteteve

profesionale. Në këtë drejtim, Kosova do të miratoj ligjin mbi Agjencinë e Navigacionit Ajror

(ANA), me të cilin ligj do të garantojë menaxhim profesional dhe pavarësi të plotë të ANA.

77

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!