11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

3.7.7. Transporti

Në sektorin e transportit është miratuar një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit sektorial

duke shënuar një progres thelbësor sa i përket përafrimit të kornizës legjislative me acquis

communautaire. Në këtë kontekst, disa nga ligjet esenciale të miratuara në fushën e transportit

janë: Ligji mbi Rrugët, Ligji për Sigurinë në Komunikacion Rrugor, Ligji për Aviacion Civil dhe

Ligji mbi Hekurudha. Më tej, me qëllim të zbatimit të kornizës legjislative, janë miratuar një

numër i konsiderueshëm aktesh nënligjore. Po ashtu, në funksion të hartimit të politikave

efektive në fushën e transportit, Ministria e Infrastrukturës (MI) është duke rifreskuar dhe

implementuar paralelisht Strategjinë e Transportit Multimodal. Me këtë strategji synohet të

krijohet një ambient i përshtatshëm për zhvillim të sigurt, kualitativ dhe funksional të sistemeve

të transportit dhe kapaciteteve njerëzore.

Po ashtu, në ndjekje të modeleve evropiane të zhvillimit të hekurudhave, janë shënuar

zhvillime pozitive me ndarjen e Hekurudhave të Kosovës në dy kompani publike, përkatësisht

ne InfraKos dhe TrainKos. Për me tepër, MI në konsultim të ngushtë me Autoritetin Rregullativ

të Hekurudhave (ARH), TrainKos-in dhe InfraKos-in ka miratuar Ekspozeun e Rrjetit për

hekurudha për vitin 2013. Në këtë kontekst si rezultat i zhvillimeve pozitive institucionale është

duke zbatuar korniza ligjore për hapjen graduale të tregut të transportit hekurudhorë.

Në anën tjetër, përmes përfshirjes aktive në Marrëveshjen për Hapësirën e Përbashkët

Evropiane të Aviacionit (HPEA), Kosova ka avancuar dukshëm në miratimin e standardeve të

BE-së sa i përket aviacionit civil. Në këtë kontekst, MI dhe Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC)

kanë bërë hapa progresiv në miratimin e rregulloreve ekonomike dhe atyre të sigurisë, si

kërkesa të drejtpërdrejta nga faza e parë e marrëveshjes së HPEA-së. Ndërkaq, me qëllim të

përmirësimit të sigurimit të aviacionit civil Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka miratuar

tri Programe Kombëtare për Sigurimin e Aviacionit Civil, dhe ka hartuar Manualin për

Inspektorët e Sigurimit të Aviacionit Civil si dokument praktik i cili mundëson inspektorëve

njohjen me teknikat bashkëkohore të hetimit. Si rezultat i angazhimeve koherente, Kosova ka

kompletuar hartimin e legjislacionit nga faza e parë e marrëveshjes për HPEA, dhe është e

gatshme për kalim në fazën e dytë të kësaj marrëveshje.

Sa i përket organizmit dhe përgjegjësive institucionale sektoriale, institucion kyç në sektorin e

transportit është MI, ku përmes krijimit të politikave dhe zbatimit te ligjeve synon të

kontribuojë në rritjen ekonomike duke mundësuar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme,

mjedis ekologjik dhe integrim ndërkombëtar. Me qëllim të zvogëlimit të numrit të aksidenteve

në komunikacionin rrugor, Qeveria ka themeluar Këshillin për Siguri në Komunikacionin

Rrugor, si trup ndërinstitucionale që udhëhiqet nga MI, dhe ka për synim që përmes

aktiviteteve të përbashkëta dhe gjithëpërfshirëse të përmirësoj sigurinë dhe zvogëloj shkallën e

aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, në sektorin e hekurudhave MI përcakton politikat dhe harton legjislacionin duke ofruar

orientimet strategjike për sfidat afatgjata me të cilat ballafaqohen hekurudhat, kurse ARH është

organ përgjegjës për rregullimin, mbikëqyrjen, organizimin e sektorit hekurudhor, përkatësisht

ARH vepron si organ licencues, organ përgjegjës për çështjet e interoperabilitetit, organ për

rregullimin e tregut dhe organ për sigurinë e hekurudhave.

76

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!