11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

sferën e telekomunikacionit janë duke u implementuar Politikat e Sektorit të

Telekomunikacionit, dokument që përcakton vizionin, prioritetet dhe objektivat për rregullimin

e fushave të ndryshme të jetës sociale dhe zgjerimit të mundësive për paraqitjen e alternativave

inovative. Ndërkaq, në kontekst të zhvillimeve pozitive të shoqërisë së informacionit është

miratuar Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit e cila është produkt i një partneriteti

multisektorial dhe ka si qëllim zhvillimin e qëndrueshëm njerëzor duke u mbështetur në

drejtësi sociale, barazi të mundësive, liri, respektimin e dallimeve kulturore, pjesëmarrje civile

dhe përparim shkencor përmes shfrytëzimit të teknologjisë informative dhe komunikuese. Për

më tepër, në kuadër të bashkëpunimit rajonal, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar dokumentin e

“SEE Agjenda+ për Zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit në EJL 2007-2012” ku shpreh

vendosmërinë e plotë në zbatimin e prioriteteve dhe objektivave nga ky dokument, si një hap

pozitiv drejt përpjekjeve të përbashkëta për ndërtimin dhe avancimin e Shoqërisë së

Informacionit në vendet e EJL. Sa i përket avancimit të ofrimit të shërbimeve elektronike për

qytetarët është duke u zbatuar Strategjia e Qeverisjes Elektronike e cila ka si objektiv strategjik

ofrimin e shërbimeve të institucioneve qeveritare përmes teknologjisë së informacionit dhe

komunikimit (si WAN, Internet, rrjetit mobil) ndaj qytetarëve, bizneseve dhe kategorive të tjera.

Në kontekst të organizmit të përgjegjësive institucionale në nivel sektorial janë themeluar dhe

funksionalizuar institucionet kyçe për hartimin e ligjeve, dokumenteve strategjike dhe

implementimin e politikave. Institucione kyçe për politikat audio vizuale dhe të

telekomunikacionit janë MZhE dhe MAP, si struktura përgjegjëse për përgatitjen e legjislacionit

dhe strategjive sektoriale për fushat e komunikimit elektronik, shoqërisë së informacionit dhe

qeverisjes elektronike. Ndërkaq, për zbatimin dhe monitorimin e dokumenteve të

lartpërmendura kujdesen Autoriteti Rregullativ Komunikimeve Elektronike (ARKEP) – ish:

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) dhe KPM. Për më tepër,

ARKEP është institucion përgjegjës për rregullimin e tregut të komunikimeve elektronike dhe

atyre postare dhe zbaton politikat dhe strategjitë e sektorit të komunikimeve elektronike dhe

postare të përcaktuara nga Qeveria. Gjithashtu, ARKEP është përgjegjës për menaxhimin me

spektrin frekuencor. Në anën tjetër, KPM është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin,

mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave për transmetimet radio-difuzive, duke rregulluar të

drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet

mediale audio dhe audiovizuele.

Megjithatë, përkundër progresit substancial në sektorin e komunikimeve elektronike, shoqeirsë

së informacionit dhe politikave audiovizuele, një varg sfidash komplekse me të cilat

ballafaqohen institucionet përgjegjëse e vështirësojnë implementimin efektiv të standardeve të

BE-së, përfshirë kompletimin e kornizës legjislative si dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale

për monitorim dhe implementim të reformave. Në këtë drejtim, Kosova duhet të vazhdojë

përpjekjet për të përafruar dhe harmonizuar kornizën ligjore dhe strategjike me BE-në. Në këtë

kuadër angazhimesh, sfidë afatmesme është kompletimi i kornizës ligjore me miratimin e Ligjit

për organet qeveritare të shoqërisë informative dhe Ligji për Dixhitalizim të transmetimeve

radio difuzive tokësore. Ndërkaq, në aspektin operacional të politikave audiovizuele, sfidë

mbetet miratimi i strategjisë për kalim nga sistemi analog në sistemin digjital të transmetimit.

Po ashtu, pavarësisht miratimit të Ligjit për RTK, sfidë kruciale vazhdon të mbetet

qëndrueshmëria afatgjate për këtë transmetues të vetëm publik. Për më tepër, sa i përket

sfidave që ndërlidhjen me zhvillimet institucionale sektoriale janë ruajtja e pavarësisë dhe

ngritja e kapaciteteve profesionale në ARKEP dhe KPM. Në anën tjetër, pamundësia e

74

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!