11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

infrastrukturën ligjore në këtë sektor. Përmirësimi i kushteve adekuate për arsimin e

minoriteteve, përfshirë qasjen në arsim në gjuhën e tyre mbetet ende për t’u avancuar. Sa i

përket kapaciteteve njerëzore sfidë mbetet themelimi i një fondi për përkrahjen e hulumtuesve

dhe kapaciteteve hulumtuese të institucioneve dhe mungesa e personelit me kualifikime të larta

shkencore dhe numri i ultë i studentëve në doktoratë.

Në Kosovë ende nuk ka pajisje të mjaftueshme laboratorike të përcjellura me njohuri praktike

teknike joadekuate. Integrimi i Kosovës në Zonën Evropiane të Hulumtimit mbetet synim

afatgjatë i Qeverisë së Kosovës. Investimet në sektorin e arsimit dhe hulumtimit mbeten ende në

nivel të ultë. Në Kosovë komuniteti shkencor mbetet mjaft i izoluar përballë komunitetit

shkencor ndërkombëtar.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Sektori i arsimit luan rol kyç për një zhvillimin të qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit. Kjo

pasqyrohet edhe në obligimet që ka Kosova për të përmbushur kriteret në kuadër të MSA. Kosova duhet të

rris dhe forcoj investimet në fushën e arsimit dhe hulumtimit. Një ndër sfidat kryesore për këtë sektorë

vazhdon të jetë mungesa e stafit të kualifikuar, numri i ultë i studenteve në studime doktorate me një

komunitet shkencor relativisht të izoluar në raport me komunitetin shkencor ndërkombëtar.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave të dalura nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, miratimi i

Ligjit për Veprimtari Kërkimore-shkencore, Inovacion dhe Teknologji mundëson rritjen e

përkrahjes financiare për hulumtimet shkencore, shtimin e studimeve te doktoratës dhe postdoktoratës,

si dhe ngritjen e kapaciteteve të universiteteve për hartim dhe akreditim të

programeve aktuale dhe të reja të doktoratës. Do të hartohet Strategjia Kombëtare për

Inovacion, për të cilin qëllim tashmë janë formuar grupet punuese.

Përmes themelimit të sistemit të pikës kombëtare të kontaktit Kosova do të ndërmarrë hapa

konkret për t’u integruar në Zonën Evropiane të Hulumtimit.

Fusha tjera me prioritet mbesin edhe trajnimi dhe aftësimi profesional i mësimdhënësve, arsimi

dhe aftësimi profesional si dhe përmirësimi i kushteve për arsimin e minoriteteve.

Qeveria synon që në vazhdimësi të rrisë kapacitetet në fushat e eficiences së energjisë,

ambientit, sigurimit të ushqimit, shëndetësi dhe shkenca sociale, të cilat janë identifikuar si

sektorë me prioritet.

3.7.6. Shërbimet kulturore, audio vizuale, të telekomunikacionit, postare dhe shoqëria

informative

Sa i përket zhvillimeve nga fusha e legjislacionit, sektori i telekomunikacionit dhe politikave

audiovizuele ka shënuar një progres substancial me miratimin e një numri të konsiderueshme të

ligjeve si: ligji për komunikimet elektronike, ligji për shërbimet e shoqërisë informative, ligji për

parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik, ligji mbi shërbimet postare, ligji për RTK dhe

ligji për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).Për më tepër, këto zhvillime janë përcjell edhe

me një ritëm pozitiv sa i përket miratimit të akteve nënligjore.

Me qëllim të implementimit të politikave efektive në fushën e shoqërisë informative dhe

medieve, një varg dokumentesh strategjike janë në implementim e sipër. Në këtë aspekt, në

73

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!