Shqip

Shqip Shqip

11.01.2013 Views

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit Për përmirësimin e gjendjes së shëndetit publik në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë duhet të kompletoj legjislacionin primar dhe atë sekondar me të gjitha aktet nënligjore përkatëse me qëllim të adresimit të sfidave të dalura nga Studimi i Fizibilitetit. Me qëllim të përmbushjes së kërkesave të dalura nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, korniza legjislative duhet të amandamentohet dhe miratohet duke përmirësuar ligjet e lartpërmendura, si: Ligjin për Sigurime shëndetësore, Ligjin për Duhanin, Ligjin për transplantimin e Organeve dhe Indeve, Ligjin për sëmundjet ngjitëse si dhe Ligjin për Odat e profesionistëve. Krahas kësaj, do të bëhet edhe funksionalizimi i Sistemit të Informimit shëndetësor i cili ka një rëndësi shumë të madhe në aspektin e grumbullimit e të dhënave të sëmundjeve malinje si dhe sëmundjeve të rralla. Gjithashtu rol të madh në implementimin e këtij sistemi ka edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Nevojitet gjithashtutë forcohet monitorimi, implementimi, raportimi si dhe inspektimi i dokumenteve relevante duke pasur parasysh që vërehet një mungesë koordinimi ndërmjet institucioneve shëndetësore përgjegjëse për funksionimin e këtij sektori sa i përket këtyre çështjeve. 3.7.5.2. Arsimi, trajnimi, hulumtimi dhe inovacioni Sektori i arsimit karakterizohet me një strukture mjaft të kompletuar ligjore për të gjitha nivelet e arsimit, si atë parauniversitar, profesional e të lartë. Ligji për Arsimin Para-Universitar është rishikuar dhe miratuar në vitin 2011 i cili është harmonizuar me Ligjin për Arsimin në Komuna. Korniza ligjore në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional përfshinë Ligjin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional i miratuar në vitin 2006, ndërsa i rishikuar ne vitin 2012 me qëllim të eliminimit të zbrazëtirave në arsimin dhe aftësimin profesional. Po ashtu janë rishikuar Ligji për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore, Ligji për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe Ligji për Arsimimin e të Rriturve. Arsimi i Lartë në Republikën e Kosovës rregullohet me Ligjin për Arsimin e Lartë, i miratuar në vitin 2002 dhe i rishikuar dhe miratuar në vitin 2011 me qëllim të harmonizimit me reformat aktuale në sektorin e arsimit. Arsimi është një nga sektorët e paktë të cilët kanë hartuar kornizën strategjike gjithëpërfshirëse të sektorit të arsimit e cila mbulon të gjithë nën sektorët e arsimit (PSAK 2011-2016). PSAK vendos kornizën e politikave drejt përmbushjes së standardeve të BE-së. Korniza institucionale në sektorin e arsimit është mjaft e avancuar, ku përpos MASHT si bartëse kryesore për implementimin e politikave arsimore, janë edhe Universitetet Publike (Prishtinë, Priren dhe Pejë), Instituti Albanologjik dhe ai i Historisë, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, Agjencia për Akreditim, Biblioteka Kombëtare Universitare etj. MASHT po ashtu ka krijuar Task Forcën për analizimin financiar, definimin, propozimin dhe balancimin e burimeve të mundshme financiare për implementimin e strategjisë. Po ashtu, se shpejti pritet të themelohet Komiteti Drejtues i PSAK-ut, që do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e implementimit të tij. Edhe përkundër arritjeve të mëdha në sektorin e arsimit, ende mbesin sfida të cilat vështirësojnë implementimin më efektiv të PSAK-ut dhe reformave të tjera të iniciuara nga MASHT. Përkundër miratimit të legjislacionit primat, ende duhet të draftohen aktet nënligjore të ligjeve që janë rishikuar dhe presin miratimin në fund të këtij viti dhe të cilat do ta kompletonin 72

infrastrukturën ligjore në këtë sektor. Përmirësimi i kushteve adekuate për arsimin e minoriteteve, përfshirë qasjen në arsim në gjuhën e tyre mbetet ende për t’u avancuar. Sa i përket kapaciteteve njerëzore sfidë mbetet themelimi i një fondi për përkrahjen e hulumtuesve dhe kapaciteteve hulumtuese të institucioneve dhe mungesa e personelit me kualifikime të larta shkencore dhe numri i ultë i studentëve në doktoratë. Në Kosovë ende nuk ka pajisje të mjaftueshme laboratorike të përcjellura me njohuri praktike teknike joadekuate. Integrimi i Kosovës në Zonën Evropiane të Hulumtimit mbetet synim afatgjatë i Qeverisë së Kosovës. Investimet në sektorin e arsimit dhe hulumtimit mbeten ende në nivel të ultë. Në Kosovë komuniteti shkencor mbetet mjaft i izoluar përballë komunitetit shkencor ndërkombëtar. Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së Sektori i arsimit luan rol kyç për një zhvillimin të qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit. Kjo pasqyrohet edhe në obligimet që ka Kosova për të përmbushur kriteret në kuadër të MSA. Kosova duhet të rris dhe forcoj investimet në fushën e arsimit dhe hulumtimit. Një ndër sfidat kryesore për këtë sektorë vazhdon të jetë mungesa e stafit të kualifikuar, numri i ultë i studenteve në studime doktorate me një komunitet shkencor relativisht të izoluar në raport me komunitetin shkencor ndërkombëtar. Me qëllim të përmbushjes së kërkesave të dalura nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, miratimi i Ligjit për Veprimtari Kërkimore-shkencore, Inovacion dhe Teknologji mundëson rritjen e përkrahjes financiare për hulumtimet shkencore, shtimin e studimeve te doktoratës dhe postdoktoratës, si dhe ngritjen e kapaciteteve të universiteteve për hartim dhe akreditim të programeve aktuale dhe të reja të doktoratës. Do të hartohet Strategjia Kombëtare për Inovacion, për të cilin qëllim tashmë janë formuar grupet punuese. Përmes themelimit të sistemit të pikës kombëtare të kontaktit Kosova do të ndërmarrë hapa konkret për t’u integruar në Zonën Evropiane të Hulumtimit. Fusha tjera me prioritet mbesin edhe trajnimi dhe aftësimi profesional i mësimdhënësve, arsimi dhe aftësimi profesional si dhe përmirësimi i kushteve për arsimin e minoriteteve. Qeveria synon që në vazhdimësi të rrisë kapacitetet në fushat e eficiences së energjisë, ambientit, sigurimit të ushqimit, shëndetësi dhe shkenca sociale, të cilat janë identifikuar si sektorë me prioritet. 3.7.6. Shërbimet kulturore, audio vizuale, të telekomunikacionit, postare dhe shoqëria informative Sa i përket zhvillimeve nga fusha e legjislacionit, sektori i telekomunikacionit dhe politikave audiovizuele ka shënuar një progres substancial me miratimin e një numri të konsiderueshme të ligjeve si: ligji për komunikimet elektronike, ligji për shërbimet e shoqërisë informative, ligji për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik, ligji mbi shërbimet postare, ligji për RTK dhe ligji për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).Për më tepër, këto zhvillime janë përcjell edhe me një ritëm pozitiv sa i përket miratimit të akteve nënligjore. Me qëllim të implementimit të politikave efektive në fushën e shoqërisë informative dhe medieve, një varg dokumentesh strategjike janë në implementim e sipër. Në këtë aspekt, në 73 Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Për përmirësimin e gjendjes së shëndetit publik në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë duhet të

kompletoj legjislacionin primar dhe atë sekondar me të gjitha aktet nënligjore përkatëse me

qëllim të adresimit të sfidave të dalura nga Studimi i Fizibilitetit.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave të dalura nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, korniza

legjislative duhet të amandamentohet dhe miratohet duke përmirësuar ligjet e lartpërmendura,

si: Ligjin për Sigurime shëndetësore, Ligjin për Duhanin, Ligjin për transplantimin e Organeve

dhe Indeve, Ligjin për sëmundjet ngjitëse si dhe Ligjin për Odat e profesionistëve. Krahas kësaj,

do të bëhet edhe funksionalizimi i Sistemit të Informimit shëndetësor i cili ka një rëndësi shumë

të madhe në aspektin e grumbullimit e të dhënave të sëmundjeve malinje si dhe sëmundjeve të

rralla. Gjithashtu rol të madh në implementimin e këtij sistemi ka edhe Instituti Kombëtar i

Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Nevojitet gjithashtutë forcohet monitorimi, implementimi, raportimi si dhe inspektimi i

dokumenteve relevante duke pasur parasysh që vërehet një mungesë koordinimi ndërmjet

institucioneve shëndetësore përgjegjëse për funksionimin e këtij sektori sa i përket këtyre

çështjeve.

3.7.5.2. Arsimi, trajnimi, hulumtimi dhe inovacioni

Sektori i arsimit karakterizohet me një strukture mjaft të kompletuar ligjore për të gjitha nivelet

e arsimit, si atë parauniversitar, profesional e të lartë. Ligji për Arsimin Para-Universitar është

rishikuar dhe miratuar në vitin 2011 i cili është harmonizuar me Ligjin për Arsimin në Komuna.

Korniza ligjore në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional përfshinë Ligjin për Arsimin dhe

Aftësimin Profesional i miratuar në vitin 2006, ndërsa i rishikuar ne vitin 2012 me qëllim të

eliminimit të zbrazëtirave në arsimin dhe aftësimin profesional. Po ashtu janë rishikuar Ligji për

Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore, Ligji për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe Ligji

për Arsimimin e të Rriturve. Arsimi i Lartë në Republikën e Kosovës rregullohet me Ligjin për

Arsimin e Lartë, i miratuar në vitin 2002 dhe i rishikuar dhe miratuar në vitin 2011 me qëllim të

harmonizimit me reformat aktuale në sektorin e arsimit.

Arsimi është një nga sektorët e paktë të cilët kanë hartuar kornizën strategjike gjithëpërfshirëse

të sektorit të arsimit e cila mbulon të gjithë nën sektorët e arsimit (PSAK 2011-2016). PSAK

vendos kornizën e politikave drejt përmbushjes së standardeve të BE-së.

Korniza institucionale në sektorin e arsimit është mjaft e avancuar, ku përpos MASHT si bartëse

kryesore për implementimin e politikave arsimore, janë edhe Universitetet Publike (Prishtinë,

Priren dhe Pejë), Instituti Albanologjik dhe ai i Historisë, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,

Agjencia për Akreditim, Biblioteka Kombëtare Universitare etj. MASHT po ashtu ka krijuar

Task Forcën për analizimin financiar, definimin, propozimin dhe balancimin e burimeve të

mundshme financiare për implementimin e strategjisë. Po ashtu, se shpejti pritet të themelohet

Komiteti Drejtues i PSAK-ut, që do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e implementimit të tij.

Edhe përkundër arritjeve të mëdha në sektorin e arsimit, ende mbesin sfida të cilat vështirësojnë

implementimin më efektiv të PSAK-ut dhe reformave të tjera të iniciuara nga MASHT.

Përkundër miratimit të legjislacionit primat, ende duhet të draftohen aktet nënligjore të ligjeve

që janë rishikuar dhe presin miratimin në fund të këtij viti dhe të cilat do ta kompletonin

72

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!