11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

para të pasluftës. Nevojat shëndetësore të popullatës dhe mundësitë e kufizuara buxhetore për

financim adekuat të shërbimeve shëndetësore e bëjnë këtë reformë edhe më të rëndësishme.

Aktivitetet aktuale reformuese janë të mbështetura në kornizën e qartë ligjore që është në pajtim

të plotë me Strategjinë sektoriale të shëndetësisë 2010 – 2014 dhe Acquis Communitaire dhe e

cila është e dakorduar në tërësi me Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe

Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kjo kornizë ligjore e projekton reformën e sistemit

shëndetësor të vendit në dy faza: Ligji i ri i shëndetësisë që është miratuar në Kuvendin e

Kosovës e projekton fazën e parë të reformës strukturore dhe organizative të sistemit

shëndetësor që synon autonominë, efikasitetin dhe efektivitetin më të lartë të institucioneve

publike shëndetësore dhe barazinë e plotë të sektorit publik dhe privat në shëndetësi; ndërkaq

Projektligji i Sigurimeve shëndetësore, i cili është në procedurat e miratimit, i cili gjithashtu

projekton reformën e sistemit të financimit të sektorit të shëndetësisë dhe synon rritjen e

fondeve të nevojshme financiare si dhe qëndrueshmërinë fiskale. Ligjet e tjera të cilat do të

mbështesin këtë reformë janë: Ligji për Odat e profesionistëve shëndetësor, Ligji për kontrollin e

duhanit; Ligji për transplantimin e organeve; Ligji për transplantimin e indeve dhe qelizave;

dhe Ligji për produkte medicinale dhe pajisje mjekësore të cilët janë të përfunduar dhe para

miratimit.

Autoriteti më i lartë shëndetësor në vend është Ministria e Shëndetësisë që është bartëse e

politikave dhe strategjive sektoriale, ndërkaq sistemi i shërbimeve shëndetësore, që ofrohen në

kuadër të sektorit publik dhe atij privat, është i organizuar në tri nivele: parësor të mbështetur

në konceptin e avancimit të shëndetësisë publike dhe në konceptin e mjekësisë familjare; si dhe

dytësor dhe tretësor të mbështetur në konceptin e kujdesit të integruar shëndetësor.

Ka edhe shumë punë për tu bërë në sektorin e shëndetit publik sa i përket obligimeve të dala

nga Studimi i Fizibilitetit me qëllim të përmbushjes së këtyre obligimeve drejt MSA-s.

Megjithëse vërehet përparim në lidhje me implementimin e kornizës ligjore, edhe më tutje, ky

segment kërkon përkushtim dhe si i tillë vazhdon të mbetet ende sfidë. Në këtë drejtim

nevojitet zhvillim i mëtejmë i politikave shëndetësore si dhe ngritja e kapaciteteve njerëzore

dhe atyre infrastrukturore. Sfidë tjetër mbetet miratimi apo amandamentimi i kornizës ligjore si:

Ligjit për Duhanin, Ligjit për gjakun dhe indet dhe qelizat, Ligjit për dhurimin dhe

transplatimin e organeve si dhe Ligjit për sëmundjet ngjitëse, Projekt-ligjit për Odat e

profesionistëve pasi këto ligje e përmbushin dhe e plotësojnë kornizën ligjore në sektorin e

shëndetit publik.

Si sfidë tjetër konsiderohet edhe Sistemi i informimit Shëndetësor (SHISH) duke pasur parasysh

që funksionalizimi i tij duhet të bëhet në të gjitha institucionet shëndetësore në Kosovë.

Ndërkaq, statistikat e informacioneve shëndetësore duhet të përmirësohen.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Për t’i përmbushur obligimet e veta sipas një MSA-je, Kosova duhet të bëjë më shumë për ta nxitur

dialogun social, t’i zhvilloj më tej politikat e mbrojtjes shëndetësore, në pajtim me ligjet e BE-së për ta

përmirësuar shëndetin dhe për ta parandaluar sëmundjen e popullsisë së saj, t’i zhvilloj strukturat

administrative të pavarura dhe efektive me kompetenca të zbatimit për të siguruar kërkesat thelbësore

shëndetësore dhe të sigurisë dhe për të mbrojtur të drejtat e pacientëve, dhe për t’i mbrojtur qytetarët nga

kërcënimet e shëndetit dhe sëmundjet, të promovojë jetesën e shëndetshme dhe të bashkëpunojë më BE-në

në lidhje me çështjet shëndetësore.

71

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!