11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Institucionet bartëse të procesit në nivel qendror dhe lokal janë në vend the funksionale. Për

adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me punësimin, përgjegjësitë kryesore i ka MPMS-ja, e cila

zhvillon aktivitetin e sajë përmes shtatë Zyrave Rajonale të Punësimit dhe njëzetetre zyrave

Komunale. Ndërsa për çështjet e aftësimit profesional MPMS vepron përmes tetë Qendrave të

Aftësimit Profesional. Për politikat sociale përgjegjësia drejtëpërdrejt bie nën MPMS-në,

respektivisht Departamentin për Mirëqenie Sociale dhe Administratën Pensionale. Për

mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të punës, për rregullimin e marrëdhënies së punës dhe

punësimit përgjegjësit kryesor janë, Inspektorati i Punës që është përgjegjës i drejtëpërdrejt ndaj

MPMS-së. Pas miratimit të Ligjit për Këshillin Ekonomik dhe Social (KES), Këshilli Ekonomik

Social është funksionalizuar. Ky këshill është krijuar me qëllim të vendosjes dhe zhvillimit të

dialogut social në Republikën e Kosovës për të punësuarit dhe punëdhënësit, për çështje të

rëndësisë së veçantë, të cilat kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të tyre ekonomike, sociale

dhe profesionale, të cilat realizohen përmes zgjidhjeve të kontesteve me marrëveshje dypalëshe

apo trepalëshe. Ky këshill ka përbërje ndërinstitucionale duke përfshirë edhe sindikatat,

përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve, OEK-ut dhe AKB-se.

Për implementimin e decentralizimit të shërbimeve sociale, përgjegjëse janë MPMS, MAPL dhe

institucionet e nivelit komunal.

Në përgjithësi, si sfida kryesore në sektorin e punësimit mbetet reformimi i politikave aktive të

punësimit, papunësisë, sidomos të papunësia afat-gjatë që akoma mbetet një nga problemet

kryesore, gjithashtu, sfidë mbetet sigurimi i cilësisë së aftësimit që iu përgjigjet nevojave të

tregut të punës.

Për më tepër sektori i punësimit ballafaqohet akoma me sfida, si në aspektin e krijimit dhe

përmirësimit të kornizës ligjore dhe institucionale, ashtu edhe kapaciteteve humane. Përkundër

progresit të bërë deri më tani në rregullimin e punësimit dhe mbrojtjes së punëtorëve në vendin

e punës, mbetet ende mjaft për tu bërë në këtë drejtim. Ligji i ri për Sigurinë dhe Shëndetin në

Punë pritet të miratohet nga qeveria Mungesa e kapaciteteve të inspektoratit të punës dhe

institucioneve të tjera që lidhen me zbatimin e ligjit duhet të adresohet Mekanizmat e raportimit

dhe kontrollit të zbatimit të ligjeve për mbrojtje në punë duhet të forcohen dhe duhet të tregohet

përkrahje politike për to.

Kapacitetet njerëzore duhet të rriten, sidomos në kuadër të Inspektoratit të Punës, i cili është

përgjegjës kryesor për të zbatuar Ligjin për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të të

Punësuarve dhe Ambientit në Punë, por edhe ligjet e tjera në kompetencë të tij. Për sa i përket

Ligjit të Punës, si ligji bazë që rregullon marrëdhënien e punës dhe punësimit, janë paraqitur

pengesa të theksuara në implementimin e tij dhe këto do të duhet të adresohen përmes

rishikimit të tij. Aspektet që duhet të adresohen gjatë rishikimit të ligjit janë: kostoja ,pushimin i

lehonisë si dhe përkrahja e Inspektoratit të Punës. Çështje tjetër që duhet adresuar është edhe

luftimi i informalitetit të tregut të punës, i cili vazhdon të jetë akoma në një përqindje mjaft të

lartë.

Ende mungon një strategji e veçantë për sigurinë dhe shëndetin në punë, por një strategji e tillë

vlerësohet të jetë mjaft e nevojshme dhe duhet te ndërmerren masa për rregullimin e kësaj

çështje. Sido që të jetë, MPMS-ja duhet që të krijoj një bazë të të dhënave mbi shëndetin dhe

sigurinë në pune.

69

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!