11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

performancës. Për më tepër, ZAP-i është pjesë e shërbimit civil, zbatimi i legjislacionit të ligjit të

shërbimit civil është shumë urdhërues dhe kufizon në praktikë pavarësisë funksionale të ZAP.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Bashkëpunimi me BE-në në kuadër të MSA-së duhet të përqendrohet në kontrollin e brendshëm financiar

dhe publik dhe auditimin e jashtëm. Caku i bashkëpunimit do të jetë ngritja dhe zbatimi i kontrollit dhe

auditimit të brendshëm në sektorin publik dhe forcimi i rolit të auditimit të jashtëm në përputhje me

kornizat dhe standardet ndërkombëtare.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesaveqë dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, do të

adaptohet dhe implementohet një ligj i ri që do të sigurojë pavarësinë organizative, funksionale

dhe financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) si dhe do të miratohet legjislacioni

dytësor. Që të sigurohet qëndrueshmëria institucionale e ZAP-it, planifikohet te miratohet

Strategjia e Zhvillimit të Përbashkët për periudhën Shtator 2013 - Shtator 2015. Kualiteti dhe

kapaciteti njerëzor i ZAP-it do të rritet përmes skemës së re të certifikimit kompatibil me ISSAI

për Auditorët e Rregullsisë të sektorit publik në funksion si dhe skema e certifikimit për

Auditorët e Performancës. Pasi që qeverisja e mire ka një rol tejet të rëndësishëm, ZAP do të

obligoj Audimet të Rregullsisë për të gjithë shpenzuesit buxhetor (përfshirë të gjitha komunat),

dhe do te rrisë numrin e Auditimeve te Përformances, te fondeve të donatorëve dhe projekteve

te ndryshme. Në anën tjetër që të zhvillohet praktika e kontrollit të brendshëm të bazuar në

rrezik do të mbahen trajnime profesionale ne harmoni me praktikat ndërkombëtare. Ne

zhvillimin e Auditimit të brendshëm dhe Menaxhmentit Financiar dhe Kontrollit (MFK) në

sektorin publik në harmoni me standardet dhe praktikat ndërkombëtare do të kontribuoje edhe

certifikimit i auditorëve në Programin për Trajnim dhe Certifikim Ndërkombëtar, trajnimet dhe

seminaret e mbajtura me pjesëmarrësit sipas moduleve të projektit të IPA 2011, si dhe do te

avancohet skema profesionale e trajnimit ne nivel te diplomës.

3.7.5. Punësimi, politika sociale, politika e shëndetit publik, arsimi dhe trajnimi dhe

hulumtimi i teknologjisë dhe zhvillimi

3.7.5.1. Punësimi, politika sociale dhe politika e shëndetit publik

Në fushën e punësimit dhe Politikave Sociale, Kosova ka krijuar kornizë ligjore bazë nëpërmjet

së cilës rregullohen çështjet e punës dhe punësimit, mbrojtje e shëndetit dhe sigurisë në punë,

inspektoratin e punës, organizatat sindikale, dialogun social, përfshirjen dhe mbrojtjen sociale.

Gjithashtu, legjislacioni kryesor në fuqi rregullon çështjet e pensioneve, shërbimeve sociale dhe

familjare të kujdesit, si dhe skemave për personat me nevoja të veçanta dhe të moshuarit.

Ligji i Punës . është bazë për rregullimin e marrëdhënies së punës dhe punësimit. Miratimi i

Ligjit te Punës ka rregulluar çështjet e punësimit deri në një masë, mirëpo, kostoja e lartë e tij

paraqitet si sfide e mëtutjeshme. Ligji i rishikuar për Skemën e Ndihmës Sociale dhe Ligjit mbi

Shërbimet Sociale dhe Familjare janë miratuar. Ligji i ri për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

është draftuar, pritet të miratohet nga Qeveria. Kosova ka një strategji kombëtare të punësimit

dhe strategjinë sektoriale. MPMS është duke zbatuar Strategjinë e Punësimit 2010-2012,

poashtu zbaton planin e veprimit 2011-13, i cili fuqizon dhe mbështet Strategjinë sektoriale

2009-2013. Ligji për Këshillin ekonomik-social është miratuar dhe ka përmirësuar procesin e

dialogut social që është konsideruar si sfidë. Decentralizimi i shërbimeve sociale është duke u

përmirësuar, por ky proces kërkon mbështetje të mëtutjeshme financiare sidomos në ngritjen

profesionale të burimeve njerëzore bartëse të këtij procesi.

68

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!