11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

e auditorëve të brendshëm. Gjithashtu janë rifreskuar dhe harmonizuar standardet dhe

doracaku i auditimit të brendshëm ne harmoni me praktikat më të mira profesionale të BE-së.

Njësia Qendrore Harmonizuaese e Auditimit te Brendshëm është duke e përfunduar një

Udhëzim Administrativ për licencimin e auditorëve të certifikuar.

Gjithashtu ekziston Strategjia për Funksionimin e Sistemit të Auditimit të Brendshëm në

Kosovë 2008-2012 që është hartuar në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë. Legjislacioni

për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) është i avancuar. Ligjet kryesore për punën e ZAPit

janë: Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Ligji për Prokurimin Publik. ZAP-i e ka

përditësuar Strategjinë e saj për Zhvillim të Përbashkët ku objektivi i kësaj Strategjie është që të

caktohet rruga dhe udhëzuesi në krijimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë deri në

fund të vitit 2013.

Nga aspekti institucional, koncepti i Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike (KBFP-PIFC)

është zhvilluar nga Komisioni Evropian për të ndihmuar në përmirësimin e kontrollit të

brendshëm në sektorin publik. Sipas ligjeve në fuqi, KBFP në Kosovë përbëhet prej dy shtyllave

kryesore: Menaxhimi Financiar dhe Kontrolli (MFK) dhe Auditimi i Brendshëm (AB). Këto

mbështeten, zhvillohen dhe mirëmbahen nga dy organe:

a) Njësia Qendrore Harmonizuese për Menaxhim Financiar dhe Kontroll (NjQHMFK) – e

vendosur në kuadër të Thesarit dhe i përgjigjët Ministrit të Financave përmes Drejtorit të

Përgjithshëm të Thesarit;

b) Njësia Qendrore Harmonizuese për Auditim të Brendshëm (NjQHAB) – për

fushëveprimin e saj i përgjigjët drejtpërdrejtë Ministrit të Financave.

NjQHMFK koordinon zbatimin e zhvillimit të mëtutjeshëm të parimeve të MFK-së në të gjitha

Organizatat Buxhetore (OB); harton politika (Udhëzues Referues dhe Doracak të Procedurave);

promovon MFK-në përmes ueb faqes dhe rrjetit të shkëmbimeve për përdoruesit e MFK-së;

përmirëson cilësinë e praktikuesve të MFK-së përmes programit të trajnimit për Zyrtarëve

Kryesor Administrativ (Zyrtarëve llogaridhënës) dhe Menaxherët (Mbajtësit e buxhetit);

monitoron zbatimin e MFK-së përmes listave kontrolluese të vet-vlerësimit të praktikave të

mira të MFK-së për udhëheqësit e organizatave buxhetore; dhe raporton në baza të rregullta te

Ministri për zbatimin e MFK-së. Jane te themeluara 67 njësi te auditimit te brendshëm dhe janë

certifikuar 32 auditorë te brendshëm dhe 12 trajnerë vendor per vazhdimin e trajnimit ne

programin për Trajnim dhe Çertifikim.

Ndërsa Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) është institucion i pavarur kushtetues që i

raporton drejtpërdrejt Kuvendit të Kosovës detyra e se cilës është të kontribuojë për menaxhim

të mirë financiar në institucionet publike.

Pavarësisht shume zhvillimeve pozitive në fushën e kontrollit financiar, ende ekzistojnë sfida

në këtë sektor përfshirë nevojën për përmirësim te praktikave te kontrollit të brendshëm të

vazhdueshëm ditor, dhe krijimin dhe zbatimin e procedurave të brendshme për menaxhim të

rrezikut. Sfide tjetër tejet me rëndësi është që institucionet duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë

pavarësisë se funksionimit të auditimit të brendshëm në nivel qendror e veçanërisht në atë

lokal. Ne nivelin lokal, mbetet sfide krijimi i njësive te auditimit ne disa komuna. Ekziston

gjithashtu një nevojë për një mirëkuptim më të madh dhe marrje e përgjegjësisë brenda

organizatave buxhetore për të krijuar një kulturë të delegimit të përgjegjësive dhe autoriteteve.

Në anën tjetër ZAP-i ka nevojë për të forcuar kapacitetin e tij për të ofruar auditime të

67

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!