11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

p g j p j

ATK duhet të jetë në gjendje për të përshtatur politikat dhe për të identifikuar mjete për të

përmirësuar efektivitetin e mbledhjes së taksave dhe të rritë bashkëpunimin mes Administratës

Tatimore, Policisë dhe Gjykatave. Me qëllim të rritjes së efikasitetit IT sistemi (SIGTAS) duhet të

zëvendësohet nga një infrastrukturë moderne si dhe struktura tatimore duhet të jetë më shumë

në përputhje me BE-në.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Bashkëpunimi me BE-në në kuadë MSA-së do të lehtësonte reformimin e sistemeve fiskale në Kosovë dhe

do të nxiste zhvillimin e mëtejshëm të administratës tatimore që të siguroj mbledhje efektive të taksave dhe

të luftoj evaziont fiskal. Bashkëpunimi do të kishte si qëllim shmangien e konkurrencës së dëmshme

tatimore.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimi, për të forcuar

Bordin e Pavarur për Rishqyrtime dhe Ankesa nga Bizneset dhe Tatimpaguesit do të aprovohet

udhëzimi administrativë për pagesen e anëtareve te bordit si dhe do të kompletohet Bordi i

Pavarur me anetarë nga Kuvendi i Kosovës duke iu ofruar përkrahje administrative për bordin

edhe nga ATK gjë që do të rezultoj në zvoglimin e numrit të rasteve që presin zgjidhje. Për të

rritur bashkupunimin me institucionet tjera do të mbahen takime të përbashkëta me Policine e

Kosoves dhe Gjykaten si dhe do të nënshkruhen marrëveshje të bashkëpunimit me Policine dhe

Gjykaten. Për të luftuar evazionin Fiskal do të organizojne fushatat mediale për informimim e

tatipaguesve lidhur me obligimet tatimore, vizita dhe kotrolle me qëllim parandalimin e

dështimit të përmbushjes së obligimeve tatimore si dhe vizita vëzhguese të rastit. Ngritja e

pjesëmarrjes së të hyrave nga tatimet direkte në raport me të hyrat indirekte pritet të jenë prej

11% ne vitin 2012 në rreth 14 % në vitin 2013. ATK ka për qëllim që sistemi i shërbimeve online

të jetë funksional si dhe sistemi të jetë i ndërlidhur me sistemet informative të institucioneve

tjera qeveritare përmes arkave fiskale. ATK gjithashtu ka nevojë për Asistencë teknike të

donatorëve për të siguruar furnizimin me një sistem informative bazë dhe asistencë teknike dhe

financiare në ndërtimin/zhvillimin e mëtutjeshëm dhe integrimin me nën-sistemet ekzistuese

informative në ATK.

3.7.4.3. Kontrolli Financiar

Në Kosovë, ekziston një kornizë gjithëpërfshirëse legjislative që rregullon Kontrollin e

Brendshëm Financiar Publik, ku ligjet baze në këtë fushë janë: Ligji mbi Menaxhimin e

Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligji Vjetor për Buxhetin e Republikës së Kosovës, Ligjet

tjera që rregullojnë dhe përcaktojnë shpenzimin dhe inkasimin e parasë publike, Rregulla

Financiare e Thesarit 01- për Menaxhim Financiar dhe Kontroll, Rregulla Financiare e Thesarit

02- Shpenzimi i parasë publike dhe Rregulla Financiare e Thesarit 03- Të hyrat. Po ashtu eshte i

miratuar edhe Dokumenti i Politikave të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike i cili

është rishikuar në prill 2011. Krahas këtij dokumenti janë përgatitë Doracaku i Procedurave të

Menaxhimit Financiar dhe Kontroll, dhe jane aprovuar disa procedura të Menaxhimit Financiar

dhe Kontroll qe kane te bëjnë me delegimin e shpenzimeve, menaxhimin e rrezikut, pasurive,

buxhetit,shpenzimet, dhe pagesat.

Sa i përket auditimit te brendshëm (AB), është krijuar një bazë solide ligjore për funksionimin e

sistemit të AB ku përfshihen Ligji për Auditim të Brendshëm dhe legjislacioni sekondar për

funksionimin e njësive te auditimit te brendshëm dhe komiteteve te auditivit dhe për licencimin

66

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!