11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

shërbimet e ofruara për fermerë, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë bujqësore. Krahas kësaj,

Kosova është duke implementuar Strategjinë për konsolidim te tokës 2010-20120 dhe planin

veprimit për implementimin e kësaj strategjie. Qëllimi i Strategjisëështë të krijoj një vizion

afatgjatë për implementim të rregullimit të tokës në Kosovë. Është ngritur dhe funksionon

sistemi i thjeshte i Identifikimit të parcelave të tokës (sLIPS) dhe është hartuar mastër plani për

implemntimin e sistemit te (LPIS-it). Gjithashtu,Kosova ka miratuar strategjinë për avancimin e

ndërmarrjeve agro-ushqimore e cila ka për qëllim ngritjen e cilësisë së përgjithshme të

operatorëve me ushqim, higjienës së hapësirave prodhuese, ushtrimit të praktikave të mira

prodhuese dhe higjienike, testimeve laboratorike të produkteve dhe ushtrimit të kontrollit nga

vetë operatorët e bizneseve. AUVK gjatë vitit të fundit, ka ngritur kapacitet njerëzore për 20

pozita të reja, ka përfituar buxhet shtesë për ndërtimin e fabrikës së riciklimit dhe ka arritur

progres në sigurimin e hapësirave për funksionalizimin e zyrave regjionale.

Gjatë viteve të fundit, Qeveria e Kosovës i ka dhënë prioritet sektorit të bujqësisë, duke ndarë

mjete të konsiderueshme, ku përmes dhjetë skemave mbështetëse i ka përfshirë rreth 15 mijë

fermer në strukturën e mbështetjes përmes investimeve dhe pagesave direkte për mbështetjen e

projekteve të ndryshme si dhe Grupet Lokale të Veprimeve (GLV-ve). Për realizimin e

projekteve dhe planeve të veprimit, me Programin Nacional për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

2007-2013 janë bërë pagesa direkte dhe grante për fermerë, të cilat korrespondojnë edhe me

masat e Shtyllës I dhe II të Politikave të Përbashkëta Bujqësore të BE-së. Prandaj kjo mbështetje

ka pasur ndikim shumë pozitiv në orientimin e fermerëve në drejtim të rritjes së kualitetit të

prodhimit, zbatimin e praktikave të prodhimit sipas standardeve të BE dhe rritjen e

shkathtësive për menaxhim të qëndrueshëm të fermës. Në anën tjetër, pylltaria në Kosovë ofron

kushte edhe për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve përpunuese, duke u fokusuar në

përdorimin e teknologjive të reja dhe të avancuara të përdorimit të drurit me diametër të vogël

në përpunim. Në Kosovë, për ç’do vit pyllëzohen rreth 500 ha.

Institucioni kryesor për implementimin e politikave bujqësore është Ministria e Bujqësisë,

Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e cila po ashtu është përgjegjëse për krijimin dhe zbatimin e

politikave nacionale, legjislacionit dhe akteve nënligjore. Me qëllim të implementimit të

politikave dhe legjislacionit në fuqi janë themeluar disa institucione të reja.

Strukturat kryesore të cilat janë përgjegjëse për realizimin e PZHRB 2007-213 të cilat

korrespondojnë me Politikat e Përbashkëta Bujqësore janë : Autoriteti Menagjues (AM) i cili

menaxhon Programin për Zhvillim Rural; Komiteti Monitorues (KM) i cili monitoron PZHRB

2009-2013; Bordi për Menaxhimin e Pyjeve, i cili menaxhon dhe mbikëqyrë politikat pyjore dhe

implementimin e strategjisë së pyjeve. Departameni i analizave ekonomike i cili eshte pergjegjes

per analiza sektoriale dhe analiza tjera te kostove te prodhimit dhe kostove te investimit Po

ashtu është themeluar Departamenti për Shërbimet Këshillimore, i cili është përgjegjës për

hartimin e politikave për shërbimet këshillimore dhe Departamenti i Pagesave i cili ekzekuton

pagesat direkte dhe grande investuese. Ndërkaq, autoriteti kompetent për hartimin e

legjislacionit dhe implementimin në fushën e sigurisë ushqimore dhe veterinare është AUVK.

Edhe përkundër rritjes së buxhetit dhe arritjeve tjera, sektori i bujqësisë dhe zonat rurale të

Kosovës po ballafaqohen me sfida të mëdha të cilat kanë krijuar pasiguri për sa i përket

zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, gjenerimit të vendeve të reja të punës, dhe krijimit të

mirëqenies për banorët e tyre zonave edhe përkundër asaj se këto zona, posedojnë kushte të

62

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!