11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

të një numri unik të regjistrimit të biznesve. Do të avancohet mënyra e regjistrimit të bizneseve

përmes ofrimit të këtij shërbimi në mënyrë elektronike online. Kosova në vazhdimësi synon dhe

do të punojë në rritjen e numrit të marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve. Do të

organizohen konferenca në vazhdimësi për promovim te investimeve dhe eksporteve. Njëherit,

indeksi i politikave të BE-së për biznesin e vogël do të bazohet në raportimin e rregullt. Pjesë

zhvillimore është edhe krijimi i kategorizimit të ndërmarrjeve e cila përfshinë krijimin e

databazës dhe studimin mbi ndërmarrjet ekzistuese, duke i klasifikuar dhe kategorizuar atë në

baza sektoriale. Me qëllim të lehtësimit të qasjes në financa të NVM-ve, do të bëhet studimi mbi

mundësitë dhe modalitetet e krijimit dhe funksionimit të skemës së garantimit të kredive,

aplikimi për anëtarësim në institucionet zhvillimore të BE-së (CIP, EU SME Ëeek) dhe

donatorëve tjerë me qëllim të krijimit të instrumentëve financiarë për lehtësimin e qasjes së

NVM-ve në financa. Poashtu, Qeveria e Kosovës synon të anëtarësohet në CIP dhe EU SME

Ëeek. Krijimi i një fondi për funksionalizmin e skemës për garantimin e kredive do të mbështesë

edhe më tej sektorin e NVM-ve. Njëherit pjesë e obejktivave është krijimi i një fondi për

subvencionimin e NVM-ve. Së fundi, po jo me më pak rëndësi mbetet ngritja e bashkëpunimit

në mes të institucioneve arsimore dhe NVM-ve për ndërmarrje dhe politika industriale, e cila

synohet të arrihet nga institucionet e vendit përmes implementimit të Programit "Internship

Biznesi" për 200 studentë, funksionalizimit të Këshillit Konsultativ të NVM-ve, si dhe shtimin e

lëndës për ndërmarrësi në kurrikulën e arsimit të ulët (MASHT).

3.7.3. Bujqësia

Bujqësia është sektor i rëndësishëm ekonomik i cili siguron pjesën më të madhe të punësimit në

Kosovë. Bujqësia e Kosovës karakterizohet me ferma të vogla, prodhimtari të ulët dhe

mungesën e shërbimeve këshillimore të avancuara, por edhe përkundër kësaj ajo kontribuon

me përafërsisht 12 % në BPV (bruto prodhimi vendor) të Kosovës, punëson në mes të 25% deri

30% të punësimit të përgjithshëm, kryesisht në sektorin joformal dhe përbën rreth 16% të vlerës

së eksportit total. Rreth 60% e popullsisë së Kosovës jeton në zonat rurale. Sektori i bujqësisë

dhe Zhvillimit rural karakterizohet me legjislacion të avancuar, ku deri më tani janë miratuar

një serë projektligjesh të cilat kanë krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e sektorit në

fushën e verëtarisë, prodhimit dhe përpunimit të duhanit, bujqësisë organike, rregullimit të

tokës, shërbimeve këshillimore, mbrojtjes së bimëve dhe zhvillimit rural. Në anën tjetër, siguria

ushqimore, karakterizohet me legjislacion të avancuar primar dhe sekondar. Tri ligjet bazike,

Ligji i Veterinarisë, Ligji Mirëqenies së kafshëve dhe Ligji i Ushqimit, përbëjnë bazën ligjore për

krijimin e kushteve për përmirësimin dhe plotësimin e standardëve të BE-së. AUVK ka

adaptuar një sërë aktesh nën ligjore të cilat janë në harmoni me kapitullin 12 të acquis për siguri

ushqimore dhe çështjeve veterinare.

MBPZHR është në proces te hartimit të Strategjisë dhe Planin e ri për Bujqësi dhe Zhvillimit

Rural 2014-2020, janë paraparë gjashtë prioritete, të cilat do të arrihen me tetë masa, ku përveç

masave të zhvillimit rural janë shtuar edhe masat e përkrahjes së drejtpërdrejt duke dhënë një

pasqyrë më të qartë të aktiviteteve të zbatuara dhe planifikuara në sektorin e bujqësisë.

Strategjia bazohet në dispozitat e Rregullores së Këshillit për Përkrahjen e Zhvillimit Rural

2007-13(Rregulloren e Këshillit 1698/2005) dhe Fondit Evropian Bujqësor për Zhvillim Rural

(EFARD). Me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, Kosova

ka miratuar Strategjinë për Zhvillimin e Pylltarisë 2010-2020, synimi i së cilës është zhvillimi

dhe mbrojtja e qëndrueshme e pyjeve. Strategjia e Shërbimeve Këshilluese për Bujqësi dhe

Zhvillim Rural 2012-2016 e cila është duke u implementuar, synon trajnimet për staf dhe

61

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!