11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

për NVM-të. Me ligjet e saja si parime, AMNVM ka edhe një numër të veglave dhe aktiviteteve

që përdor për të mbështetur e nxitur konkurrentshmërinë në sektorin privat, duke u nisur nga

bizneset mikro familjare e deri tek ndërmarrjet e mesme. Njëherit Agjencia e Regjistrimit të

Bizneseve Kosovare është institucioni përgjegjës për regjistrimin e bizneseve të reja dhe riregjistrimin

e tyre. Vlen të theksohet se përkushtimi i institucioneve kosovare në zbatimin e

parimeve kyçe të dokumentit të BE-së për biznesin e vogël ka qenë pjesë e prioriteteve të

implementuara.

Edhe përkundër arritjeve të deri tanishme në spektrin e ligjshmërisë dhe ngritjes së

institucioneve, pjesë e mëtutjeshme e zhvillimeve është përforcimi i implementimit të politikave

dhe strategjive në sektorët përkatës me të cilat Qeveria e Kosovës duhet të meret në vijim. Pjesë

e nevojshme për të ndryshuar është thjeshtëzimi dhe rishikimi i legjislacionit të politikave për

ndërmarrjet. Është e nevojshme poashtu vlerësimi i ndikimit rregullator përmes një analize

përkatëse. Kostot e pajtueshmërisë mbeten ende të larta. Pjesa e shkëmbimit të të dhënave,

mungesa e informacionit të plotë, qasja jo e lehtë dhe e përditësuar në mënyrë të rregullt e

informacionit për çështjet e rëndësishme është pjesë e një pengese të rëndësishme për NVM-të

që operojnë ne Kosovë. Për më tepër, të katër inkubatorët ekzistues janë ende në një pilot-fazë

dhe skema “voucher” është ndërprerë në vitin 2011. Kosovës i duhet që të vë në linjë

mbështetjen e saj për NVM-të me Deklaratën Evropiane për Biznes të Vogël dhe të përmirësojë

klasifikimin e ndërmarrjeve. Është e nevojshme sigurimi i qasjes më të lehtë të NVM-ve në

financa. Në tërësi, industria dhe zhvillimi i NVM-ve vazhdon të ketë vështirësi në zbatimin

ligjor të kontratave, furnizimin jo të sigurt me energji dhe qasje të kufizuar e të shtrenjtë në

financa. Edhe pasi është përmirësuar komunikimi midis institucioneve arsimore dhe NVM-ve,

në vazhdimësi duhet të rritet koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre, sidomos në fushën e

ndërmarrjes dhe politikës industriale (autoritetet publike, dhoma e tregtisë, shoqatat bankare,

gjykatat, agjencitë rajonale të zhvillimit, etj). Mbetet të miratohen në përgjithësi plani i zbatimit

për NVM-të dhe strategjitë industriale. Krijimi i një buxheti adekuat për autoritetet përgjegjëse

do të forconte mëtutje veprimtarinë e institucioneve përkatëse. Pjesë sfiduese njëherit mbetet

sektori jozyrtar i Kosovës me të meta në politikat e taksave dhe shpenzimeve si dhe në zbatimin

e ligjit, që përfshihet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto ndikojnë

direkt në ekonominë joformale, përmes zvogëlimit të bazave tatimore dhe efikasitetin e

politikave ekonomike. Poashtu, turizmi i cili ngërthen në vete një potencial të konsiderueshëm

për kontribim në rritjen ekonomike të vendit është e nevojshme të investohet në infrastrukturën

e saj. Së fundi, vlenë për tu theksuar se sfidë madhore e institucioneve ekonomike të vendit

mbetet tërheqja e IDH-ve në Kosovë.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Bashkëpunimi sipas MSA-së do të synojë të mbështesë Kosovën në krijimin e një klime te favorshme për

investimet private si vendase ashtu edhe të huaja për të promovuar ri-vitalizmin ekonomik dhe industrial.

Në veçanti Kosovës do ti duhet të vazhdojë edhe në krijimin e një kornize ligjore me mundësi të favorshme

për investime dhe nxitjen e tyre.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimi, institucionet

e Kosovës do të ndërmarrin veprimet e nevojshme në përmirësimin e kushteve të bërit biznes.

Kjo synohet të arrihet përmes organizimit të konferencave me komunat për shkëmbimin,

elaborimin si dhe ngritjen e vetëdijës në nivel të përgjithshëm për përmirësimin e kushteve

administrative dhe atyre teknike të bërit biznes. Këtu përfshihet krijimi i sistemit të përcaktimit

60

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!