11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Me qëllim të avancimit dhe ngritjes së autoritetit të ASK-së dhe zvogëlimin e niveleve

hierarkike të komunikimit Agjencia e Statistikave te Kosovës është zhvendosur nga Ministria e

Administratës Publike në Zyrën e Kryeministrit. Gjithashtu, si rezultat nga Ligji për Statistika

Zyrtare është themeluar Këshilli Statistikor si organ këshillëdhënës, lidhur me prodhimin e

statistikave të ndryshme zyrtare, këshill i cili ofron rekomandime, këshilla, monitorim,

vlerësim, mbështetje dhe sigurim të cilësisë së statistikave. Ndërsa Institucionet kyçe përgjegjëse

për prodhimin dhe menaxhimin e Statistikave janë: Agjencioni i Statistikave të Kosovës (ASK),

Ministria e Financave (MF) dhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Ndërsa ASK-ja, është

përgjegjëse kryesorë për mbikëqyrjen dhe koordinimin e të dhënave statistikore zyrtare.

Kosova ka miratuar ligjin për statistika zyrtare, themeloi këshillin statistikor, si dhe zhvendosi

ASK-në në zyrën e kryeministrit por për përmirësimin të mëtejshëm të gjendjes së statistikave

në Kosovë duhet të kalohen disa sfida. Një prej sfidave është edhe përmirësimi i cilësisë së

statistikave në të gjitha fushat statistikore, por sidomos në fushat e biznesit dhe statistikave

makroekonomike si dhe të ketë përputhje mes të dhënave statistikore të BE-së dhe të dhënave

statistikore në Kosovë. Në këtë kontekst, Kosova duhet te prodhoje statistika afatshkurta në

baza tremujore (indikator afatshkurtër) sidomos për çështjet makroekonomike, të tilla si tregtia

dhe punësimi. Ndër të tjera, si sfidë është i nevojshëm forcimi i menaxhimit të agjencisë për

zhvillimin e institucionit dhe sistemit statistikor të Kosovës dhe rritjen e kapaciteteve të saj në

fushën e statistikave prodhuese dhe administrative. Ndërsa, disa sfida të Bashkëpunimit

ekonomik janë përgatitja për pjesëmarrje në programin ekonomik dhe fiskal të paraanëtarësimit

si dhe rritja e kapaciteteve analitike për vlerësime dhe parashikime

makroekonomike.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Kosova duhet të zhvillojë sisteme statistikore të afta për të siguruar të dhëna, të besueshme, objektive, të

sakta dhe në kohë të duhur që janë të nevojshme për të planifikuar dhe monitoruar tranzicionin dhe

reformimin.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit për zhvillim

institucional të ASK-së do të bëhet harmonizimi i Legjislacionit sekondar, zbatimi i Udhëzimit

Administrativ (UA) për riorganizimin e ASK-së që parasheh krijimin e departamentit për

politika, planifikim, koordinim dhe komunikim, për më tepër do të bëhet forcimi i

departamentit të Teknologjisë Informative (TI) si dhe do të ketë pjesëmarrje aktive nëpër

seminare, vizita studimore, punëtori të cilat kanë në funksion aftësimin profesional të stafit të

ASK-së. Për të përmirësuar statistikat të bizneseve dhe statistikat makroekonomike do të

zbatohen rekomandimet e Eurostat-it, si kalimi nga platforma NACE Rev.1 në NACE Rev.2, do

të bëhet përfshirja e njësive lokale në Regjistrin Statistikor të Bizneseve si dhe do të themelohet

regjistrit për grupet e ndërmarrjeve; ndërsa në fushën e statistikave sociale do të prodhohen

indikatorët statistikor të tregut të punës (punësimi dhe papunësia) si dhe shtimi i disa

variablave për matjen e të ardhurave në ekonomitë familjare (përmes variables SILC) në

Anketën e Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF). Ndërsa sa i përket bashkëpunimit

ekonomik do të bëhet përgatitja për pjesëmarrje në programin ekonomik dhe fiskal të paraanëtarësimit

si dhe do të rriten kapacitetet analitike për vlerësime dhe parashikime

makroekonomike përmes trajnimeve të mbajtura për vlerësime dhe parashikime

makroekonomike.

58

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!