Shqip

Shqip Shqip

11.01.2013 Views

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit raportimit të statistikave në luftimin e shpëlarjes së parasë, institucionet relevante do të harmonizojnë statistikat e tyre në mënyrë që të sigurohen të dhëna të sakta dhe të besueshme. 3.6.4.Parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe aktiviteteve tjera kriminale, duke përfshirë terrorizmin Progres i dukshëm është shënuar në luftimin e krimit të organizuar dhe aktiviteteve tjera kriminale. Korniza ligjore bazë është konsoliduar duke përfshirë Kodin e ri Penal, atë të Procedurës Penale si dhe ligjet tjera që mbulojnë këtë fushë. Korniza strategjike ngërthen në vete një sërë strategjish, një numër i të cilave është rishikuar dhe miratuar në shtator të këtij viti (Strategjia kundër krimit te organizuar, kundër trafikimit me narkotikë, kundër trafikimit me qenie njerëzore, kundër terrorizmit). Institucionet përkatëse për luftim të krimit të organizuar janë të themeluara dhe përgjatë tri viteve të fundit kanë përmirësuar kapacitetet dhe efikasitetin e tyre. Struktura kryesore për luftimin e krimit të organizuar përfshinë zinxhirin Polici – Prokurori - Gjykata. Në këtë kontekst, Policia e Kosovës ka vazhduar me zgjerimin e kapaciteteve të saj duke bërë themelimin e strukturave të reja të nevojshme për bashkëpunim ndërkombëtar dhe për mbrojtje të dëshmitarëve. Në përpjekjet e vazhdueshme për luftimin e krimit të organizuar, statistikat dëshmojnë se Policia e Kosovës, gjatë këtij viti ka arritur rezultatet më të mira në luftimin e krimit të organizuar e posaçërisht në luftimin e trafikimit me narkotikë, ku statstikat dëshmojnë për një ngritje 100% të rezultateve. Plani i veprimit të POlicisë për vitin 2013 është i gatshëm dhe parasheh ngritje të dukshme të të arriturave në luftimin e krimit të organizuar. Megjithatë, sfidë mbetet çështja e miratimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale.. Ky ligj, duhet të jetë në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane në këtë fushë. Me gjithë rezultatet e arritura në zbulimin dhe dënimin e krimit të organizuar, ekzistojnë sfida lidhur me harmonizimin e statistikave në këtë fushë. Statistikat shpesh-herë raportohen në mënyra të ndryshme nga institucione të ndryshme gjë që krijon paqartësi. Luftimi i trafikimit me njerëz, kontrabandës me imigrantë, trafikimit të narkotikëve, të armëve, vazhdojnë të mbeten sfidë për institucionet e Kosovës. Masat për përmbushjen e obligimeve afatshkurtera për fillimin e negociatave për MSA-në Me qëllim të fillimit të negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi, Studimit i Fizibilitetit ka identifikuar këto kritere afat-shkurta që duhet përmbushur për të filluar negociatat e MSAsë: 1. Miratimi i legjislacionit lidhur me konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale 2. Demonstrimi i një vullneti të qartë për të sjellë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë nisjen e hetimeve 3. Bashkëpunimi i mirë me EULEX-in Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, Kosova gjatë këtij viti do të bëjë miratimin e Ligjit mbi konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Për më tepër, Ministria e Drejtësisë është në proces të rishikimit të pesë (5) ligjeve themelore që rregullojnë sistemin gjyqësor, ndërsa institucionet e zbatimit të ligjit si dhe 56

gjyqësori janë të përkushtuara që përmes rezultateve të arritura të dëshmojnë suksesin në luftimin e krimit të organizuar. Në drejtim të bashkëpunimit me EULEX-in, pas ftesës që i është bërë nga ana e Presidentes së Kosovës për zgjatje të mandatit të këtij misioni, Kuvendi i Kosovës ka bërë ratifikimin e marrëveshjes së arritur midis BE-së dhe Republikës së Kosovës për misionin e BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë. Në anën tjetër Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) si dhe Ministria e Drejtësisë, i janë drejtuar më një ftesë EULEX-it në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e tyre në proceset e rekrutimit të prokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit të lartë në Shërbimin Korrektues. Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së Sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova duhet të zhvillojë një kornizë për bashkëpunim me qëllim të synimit të parandalimit dhe luftimit të aktiviteteve kriminale, sidomos krimit të organizuar. Kosova duhet t’i kushtojë vëmendje të veçante çështjeve të tilla si: trafikimi i qenieve njerëzore, aktiviteteve të paligjshme ekonomike (siç janë korrupsioni dhe transaksionet e paligjshme që përfshijnë mallrat si: prodhimet e falsifikuara, mbeturinat industriale dhe materiali radioaktiv) trafikimi i ndaluar i armëve dhe terrorizmi. Kosova gjithashtu duhet të jetë e gatshme të përballet me shëndetin dhe pasojat sociale të abuzimit me drogë , parandalimin e diversioneve në stabilimentet kimike dhe të përforcoje strukturat e veta në luftën kundër trafikimit të drogës. Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe krimeve të tjera, Kosova do të miratojë Ligjin mbi përgjimet që do të ofrojë një kornizë ligjore për të rregulluar këtë fushë. Në nivel zbatimi, do të bëhet integrimi i bazës së të dhënave të institucioneve të zbatimit të ligjit, gjë që do të përmirësoj kualitetin e statistikave të luftimit të krimit të organizuar. Më tutje do të vazhdojë ngritja e kapaciteteve në agjencitë dhe institucionet që luftojnë krimin e organizuar përmes ofrimit të trajnimeve të specializuar. Kosova do të iniciojë marrëveshje ndërkombëtare si dhe anëtarësim në organizata relevante ndërkombëtare për luftim të krimit. Këto përpjekje për bashkëpunim ndërkombëtar do të bëhen në koordinim me mekanizmat ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë. 3.7. Politika e bashkëpunimit 3.7.1. Bashkëpunimi ekonomik, monetar, statistikor dhe mbrojtja e interesit financiar të BE Statistikat Kosova ka përmirësuar dukshëm legjislacionin për statistikat i cili kryesisht është në harmoni me acquis. Legjislacioni bazë për statistika është Ligji për Statistikat Zyrtare ku ky ligj përcakton standardet për zhvillimin, prodhimin dhe publikimin e të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në përputhje me standardet e BE-së, janë bërë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Procedurat Tatimore që tani e lejojnë Administratën Tatimore që t’i ofrojë ASK-së të dhënat e nevojshme administrative për regjistrin statistikor të bizneseve. Gjithashtu, Kosova ka përgatitur planin vjetor të punës 2013 dhe Planin Strategjik 2013-2017 për statistika zyrtare me qëllim të zhvillimit dhe përmirësimit te kualitetit të të dhënave statistikore në përputhje me standardet ndërkombëtare. Pjesë përbërëse e dokumenteve të lartcekura është edhe projekti mbi regjistrimin e bujqësisë, ku tani më është realizuar regjistrimi testues si dhe ASK-ja gjendet në vazhdën e përgatitjeve për regjistrimin e përgjithshëm te bujqësisë në Nëntor të vitit 2013. 57 Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

raportimit të statistikave në luftimin e shpëlarjes së parasë, institucionet relevante do të

harmonizojnë statistikat e tyre në mënyrë që të sigurohen të dhëna të sakta dhe të besueshme.

3.6.4.Parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe aktiviteteve tjera kriminale, duke

përfshirë terrorizmin

Progres i dukshëm është shënuar në luftimin e krimit të organizuar dhe aktiviteteve tjera

kriminale. Korniza ligjore bazë është konsoliduar duke përfshirë Kodin e ri Penal, atë të

Procedurës Penale si dhe ligjet tjera që mbulojnë këtë fushë. Korniza strategjike ngërthen në

vete një sërë strategjish, një numër i të cilave është rishikuar dhe miratuar në shtator të këtij viti

(Strategjia kundër krimit te organizuar, kundër trafikimit me narkotikë, kundër trafikimit me

qenie njerëzore, kundër terrorizmit).

Institucionet përkatëse për luftim të krimit të organizuar janë të themeluara dhe përgjatë tri

viteve të fundit kanë përmirësuar kapacitetet dhe efikasitetin e tyre. Struktura kryesore për

luftimin e krimit të organizuar përfshinë zinxhirin Polici – Prokurori - Gjykata. Në këtë

kontekst, Policia e Kosovës ka vazhduar me zgjerimin e kapaciteteve të saj duke bërë

themelimin e strukturave të reja të nevojshme për bashkëpunim ndërkombëtar dhe për mbrojtje

të dëshmitarëve. Në përpjekjet e vazhdueshme për luftimin e krimit të organizuar, statistikat

dëshmojnë se Policia e Kosovës, gjatë këtij viti ka arritur rezultatet më të mira në luftimin e

krimit të organizuar e posaçërisht në luftimin e trafikimit me narkotikë, ku statstikat dëshmojnë

për një ngritje 100% të rezultateve. Plani i veprimit të POlicisë për vitin 2013 është i gatshëm

dhe parasheh ngritje të dukshme të të arriturave në luftimin e krimit të organizuar.

Megjithatë, sfidë mbetet çështja e miratimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për

konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale.. Ky ligj, duhet të jetë në përputhje me

standardet dhe praktikat evropiane në këtë fushë.

Me gjithë rezultatet e arritura në zbulimin dhe dënimin e krimit të organizuar, ekzistojnë sfida

lidhur me harmonizimin e statistikave në këtë fushë. Statistikat shpesh-herë raportohen në

mënyra të ndryshme nga institucione të ndryshme gjë që krijon paqartësi. Luftimi i trafikimit

me njerëz, kontrabandës me imigrantë, trafikimit të narkotikëve, të armëve, vazhdojnë të

mbeten sfidë për institucionet e Kosovës.

Masat për përmbushjen e obligimeve afatshkurtera për fillimin e negociatave për MSA-në

Me qëllim të fillimit të negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi, Studimit i Fizibilitetit

ka identifikuar këto kritere afat-shkurta që duhet përmbushur për të filluar negociatat e MSAsë:

1. Miratimi i legjislacionit lidhur me konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale

2. Demonstrimi i një vullneti të qartë për të sjellë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar

dhe korrupsionit, duke përfshirë nisjen e hetimeve

3. Bashkëpunimi i mirë me EULEX-in

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, Kosova gjatë

këtij viti do të bëjë miratimin e Ligjit mbi konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të

paligjshme. Për më tepër, Ministria e Drejtësisë është në proces të rishikimit të pesë (5) ligjeve

themelore që rregullojnë sistemin gjyqësor, ndërsa institucionet e zbatimit të ligjit si dhe

56

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!