11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Në nivel institucional, është kryesisht Ministria e Punëve të Brendshme ajo që harton politikat

në fushën e azilit, migrimit, të huajve si dhe koordinon zbatimin e tyre në praktikë. Ndërsa,

menaxhimi i integruar i kufirit koordinohet në bazë të strukturës koordinuese si dhe në

përputhje me Strategjinë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, që udhëhiqet nga Koordinatori

Nacional dhe përfshinë një bashkëpunim të ngushtë në mes të Policisë së Kosovës, Doganave të

Kosovës dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Menaxhimi i kufijve të jashtëm të vendit

mbështetet në parimin “kufij të hapur, por të sigurt”. Sa i përket sigurisë së dokumenteve, Kosova

ka kornizën ligjore në fushën e gjendjes civile, si dhe ka miratuar masa për të parandaluar

keqpërdorimet e mundshme nga zyrtarët përgjegjës në këtë fushë.

Me gjithë progresin e arritur në fushën e riintegrimit, azilit, migrimit dhe kontrollit të kufijve,

Kosova ka ende përpara saj një numër sfidash që duhen adresuar, ndër të cilat hyn plotësim

ndryshimi i Ligjit mbi Azilin si dhe harmonizimi me Acquis i politikes së Kosovës për viza. Në

këtë drejtim, ekziston nevoja të bëhet ngritja e kapaciteteve që punojnë në këto fusha. Sfidat që e

përshkojnë fushën e ripranimit kanë të bëjnë kryesisht me bashkëpunimin me shtetet që

parashtrojnë kërkesa si dhe arritjen e marrëveshjeve për ripranim me vendet e origjinës apo

transitit, ndërsa një ndër sfidat në fushën e riintegrimit është vendosja e sistemit për

menaxhimin e rasteve. Sa i përket sigurisë së dokumenteve, ekzistojnë ende dyshime nëse janë

arritur të gjitha kushtet në mënyrë që dokumentet e lëshuara të jenë plotësisht të besueshme.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova do të ketë nevojë që të sigurojë një kornizë për

bashkëpunim, duke përfshirë nivelin rajonal, në fushën e vizave, kontrollit të kufirit/vijës kufitare, azilit

dhe migrimit (të rregullt dhe jo të rregullt). Një element qendror i bashkëpunimit në fushën e

parandalimit dhe kontrollit të migrimit të parregullt do të jetë zbatimi i dispozitave për ri-pranim dhe

përqendrimi në shkëmbimin e statistikave dhe shtimit të efikasitetit dhe kapaciteteve.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim, institucionet

e Kosovës do të bëjnë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Azil me ç’rast do të sigurohet përputhje

e plotë me legjislacionin relevant të BE-së dhe do të përfshihen rekomandimet e UNHCR-së

lidhur me kushtet për pranimin e azil-kërkuesve. Sa i përket ngritjes së bashkëpunimit në mes

të institucioneve të vendit, hapa konkret janë paraparë në këtë drejtim duke filluar me

vendosjen e sistemit për menaxhimin e rasteve dhe integrimin e bazave të të dhënave.

Ripranimi do të vazhdojë të mbes në fokus të institucioneve të Kosovës, ku në këtë drejtim

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me atë të Punëve të Jashtme është duke

iniciuar/zhvilluar negociata për arritjen e marrëveshjeve me shtete të tjera. Sa i përket kontrollit

të kufirit, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është paraparë të ndodhë deri në fund të vitit

2012, ndërsa në fushën e vizave Kosova do të bëj rishikimin e Vendimit për politikën e vizave

dhe do të sigurojë që ky vendim si dhe Udhëzimet Administrative të kësaj fushe janë në

përputhje me SchengenAquis. Sa i përket çështjes së dokumenteve personale, Kosova ka

paraparë një sërë masash të cilat do të ndihmojnë në ngritjen e sigurisë së dokumenteve. Këto

masa përfshijnë, ndër të tjera, bashkëpunim më të ngushtë në mes të institucioneve që punojnë

në fushën e sigurisë së dokumenteve dukë përfshirë ARC-së, policinë dhe gjykatat.

3.6.3. Shpërlarja e parave

Kosova është në proces të miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit

ekzistues për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Këto plotësim-

54

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!