11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

vazhdon të jetë i ngathët. Për të arritur progres në konsolidimin e rendit dhe ligjit,

bashkëpunimi me EULEX-in duke përfshirë Task Forcën Speciale për Hetime të EULEX-it, është

i domosdoshëm dhe kërkon veprim të menjëhershëm.

Masat për përmbushjen e obligimeve afatshkurtera për fillimin e negociatave për MSA-në

Me qëllim të fillimit të negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi, Studimit i Fizibilitetit

ka identifikuar këto kritere afat-shkurta që duhet përmbushur për të filluar negociatat e MSAsë:

Mbështes punën e Task Forcës Speciale për Hetime të EULEX-it.

Me qëllim të përmbushjes së kriterit për hapjen e negociatave për MSA, institucionet përgjegjëse

të Kosovës i janë drejtuar me një letër shefit të misionit të EULEX-it me ç’rast konfirmohet

përkushtimi i autoriteteve të vendit për të bashkëpunuar ngushtë me Task Forcën Speciale për

Hetime duke zgjeruar kompetencat prokuroriale sipas nevojës. Megjithatë veprimtaria e kësaj

Task Force është në fazën fillestare të hetimeve dhe ende nuk janë pranuar kërkesa për

bashkëpunim.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Në kuadër të MSA-së, rendësi e veçantë i kushtohet sundimit të ligjit si dhe forcimit të institucioneve

përkatëse të administratës, zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit në veçanti. Një MSA efektive do të varet nga

një hapësirë e sigurt, efikase dhe e parashikueshme ligjore. Autoritetet dhe një gjyqësor i pavarur që

punojnë në përputhje me standardet demokratike dhe profesionale janë jo vetëm të domosdoshme për

vendosjen e sundimit të ligjit por edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe si rrjedhoje edhe zhvillimin

ekonomik duke përfshirë tërheqjen e investitorëve të huaj. Palët kontraktuese do të bashkëpunojnë në

legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale duke siguruar burime të mjaftueshme për organin e

pavarur mbikëqyrës dhe garantimin e zbatimit të legjislacionit.

Me qëllim të krijimit të një sistemi ku sundimi i ligjit është plotësisht funksional, institucionet e

vendit do të jenë të përkushtuara për ngritjen e pavarësisë dhe të kapaciteteve në kuadër të

agjencive për zbatim të ligjit, gjyqësorit dhe administratës në përgjithësi. Një sërë trajnimesh të

specializuara janë paraparë në këtë drejtim. Në anën tjetër, në mënyrë që të sigurohet një

harmoni ligjore lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, institucionet e vendit kanë

paraparë vlerësimin e konflikteve të mundshme të ligjeve në sferën e mbrojtjes së të dhënave

personale. Për më tepër, Agjencia Shtetërore për Mbrojtje të Dhënave Personale do të përcjell

në vazhdimësi zbatimin e legjislacionit për këtë fushë duke bërë inspektime dhe kontrolle në

institucione të ndryshme vendore.

3.6.2. Azili, migrimi, politika e vizave, kontrolli i kufijve

Ligji për azilin, për shtetësinë, ai për të huajt dhe ligji mbi ripranimin janë ligjet bazë të cilat

mbulojnë fushën e azilit, migrimit dhe të vizave në Kosovë, përderisa çështja e kontrollit të

kufirit është e rregulluar sipas Ligjit për Mbikëqyrje dhe Kontroll të Kufirit. Këto ligje

ngërthejnë në vete rregullat dhe parimet kryesore për fushat e lartpërmendura. Korniza

strategjike afatmesme për çështje të migracionit, ajo për fushën e ripranimit dhe për

menaxhimin e integruar të kufirit është e miratuar dhe rishikohet në bazë të rregullt. Në anën

tjetër politika e vizave ngërthen në vete Vendimin për zbatim të kësaj politike dhe udhëzimet

dhe dokumentet tjera relevante për mënyrën e zbatimit të saj.

53

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!