11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi, Kosova duhet:

1. Zhvillimi i politikave aktive për mbrojtjen e konsumatorit, në përputhje me acquis, për të

garantuar përfaqësimin e konsumatorit, informimit dhe edukimit;

2. Ngritja e kapaciteteve te strukturave administrative përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit për

të siguruar shëndetin thelbësorë dhe kërkesat e sigurisë si dhe ruajtjen e interesave të

konsumatorëve ekonomik.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimi, Ministria e

Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në kuadër të plotësimit të legjislacionit sekondar do të aprovoj

parimisht tre udhëzime administrative, përfshirë atë për Mallra me Defekt, Shitjet me Aksion

dhe atë të Mallrave me Lirim. Me tutje, MTI në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe

Veterinarisë (AUV) do të hartojnë planin për implementimin e programit për mbrojtjen e

konsumatorit. Krahas kësaj, do të aprovohet rregullorja për sigurinë e ushqimit dhe do të

organizohen kampanja me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve mbi fushën e mbrojtjes së

konsumatorit. Kur bëhet fjalë për ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe përmirësimin e sistemit

të adresimit të ankesave, MTI fillimisht do të plotësoj numrin e stafit të nevojshëm dhe

gjithashtu do të organizoj trajnime për zyrtarët përgjegjës. Fushat e parapara për trajnim

përfshinë, aftësinë e hulumtimit të dukurive negative në treg dhe aftësinë e identifikimit të

çështjeve problematike me të cilat ballafaqohen konsumatorët apo mund të ballafaqohen, për të

proceduar dhe adresuar ankesat me kohë. Në këtë kontekst, planifikohet të definohet roli në

mes të inspektoratit dhe divizionit të konsumatorit. Gjithashtu, do të organizohen tryeza

diskutimi me palët e interesit. Realizimi i sfidave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit

do të ishin të mangëta po që se konsumatorët nuk kanë njohuri për të drejtat e tyre dhe kështu

përmes mjeteve relevante publikuese do të bëhet edhe sensibilizimi i konsumatorëve për të

drejtat e tyre.

3.6. Drejtësia dhe çështjet e brendshme

3.6.1. Fuqizimi i institucioneve dhe sundimi i ligjit

Sipas Kushtetutës së vendit, sundimi i ligjit paraqet njërin ndër parimet dhe vlerat themelore

mbi bazën e së cilës funksionon shteti i Kosovës. Në këtë kontekst, Kosova ka miratuar një

numër të konsiderueshëm ligjesh, duke filluar nga Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale, Kodi

për të Mitur dhe ligjet tjera që rregullojnë punën e policisë, prokurorisë, gjykatave, mbrojtjes së

dëshmitarëve, mbrojtjes së të dhënave personale dhe sferave tjera, pjesë e sundimit të rendit dhe

ligjit. Përpos kornizës legjislative, ekzistojnë edhe një sërë strategjish përmes së cilave

kanalizohen detyrat dhe veprimtaria e agjencive për zbatim te ligjit si dhe gjyqësorit.

Periudha e fundit 3 vjeçare, është shoqëruar po ashtu me krijimin dhe ngritjen e kapaciteteve në

kuadër të institucioneve për sundim të ligjit. Me këtë rast, është aprovuar struktura e re

organizative e Policisë së Kosovës si dhe janë themeluar mekanizma te rinj në kuadër të kësaj

organizate. Operacionet e fundit të Policë kanë dëshmuar se efektiviteti i tyre po rritet në

vazhdimësi.

Edhe përkundër arritjeve në fushën e sundimit të ligjit, sfidat vazhdojnë ta përcjellin këtë

sektor. Policia e Kosovës mbetet e mangët në kapacitete për të hetuar aktivitetet e ndërlikuara

kriminale, ndërsa sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale, zbatimi i legjislacionit në fuqi

52

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!