11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Së fundi por jo me më pak rëndësi është ngritja e kapaciteteve në agjencitë relevante, si dhe

bashkëpunimi ndërinstitucional. Këtu përfshihet trajnimi i inspektorëve të tregut dhe oficerët

doganor për zbatimin e direktivave/rregulloreve teknike të produkteve industriale jo

ushqimore, krijimi i databazës për shkëmbim të informacioneve konform RAPEX-it, plotësimi i

sektorëve përkatës të institucioneve përmes rekrutimit të zyrtarëve shtesë, dhe sigurimi i

trajnimit për funksionalizimin e bazës së të dhënave të standardeve.

3.5.5. Mbrojtja e Konsumatorit

Mbrojtja e konsumatorit është një sferë dhe problematikë me rëndësi dhe peshë të veçantë, dhe

si e tillë posedon ndikim të madh në ecuritë dhe kahet e zhvillimit ekonomik e shoqëror të

vendit. Duke ditur rëndësinë e kësaj fushe Qeveria e Kosovës është angazhuar fuqishëm në

përmirësimin e gjendjes së sektorit për Mbrojtje të Konsumatorit. Në aspektin ligjor, vlen të

ceket që Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit pas ndryshimeve të ndërmarra ka hyrë në fuqi në

fund të muajit Tetor, 2012. Ky ligj rregullon dhe mbron të drejtat themelore të konsumatorëve

gjatë blerjes së mallrave, shërbimeve dhe formave tjera në tregun e lirë si dhe detyrimet e

shitësit, prodhuesit dhe furnizuesit. Ligj tjetër që synon mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të

konsumatorit është Ligji për Kërkesa Teknike për Produkte dhe Vlerësime të Konformitetit.

Krahas kësaj, operacional është edhe Ligji për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve i cili ka për

qëllim të siguroj cilësi më të lartë të produkteve në vend. Më tutje, programi për Mbrojtjen e

Konsumatorit 2010-2014 është një projekt dinamik, me peshë dhe rëndësi të veçantë për

Qeverinë e Kosovës i cili përcakton politikat adekuate për mbrojtjen e konsumatorit përgjatë

periudhës së cekur. Më konkretisht, projekti synon të avancoj mbrojtjen e konsumatorit, duke e

shndërruar atë në një mbrojtje cilësore, të vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse në relacion me

shëndetin publik, ambientin, tregun e qëndrueshëm dhe krijimin e kushteve të favorshme për

biznesin.

Institucionet përgjegjëse për krijimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorit,

përfshirë hartimin, miratimin dhe zbatimin e programit kombëtar për mbrojtjen e konsumatorit

janë të themeluara dhe në ushtrim të veprimtarive përkatëse. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

(MTI) përmes zyrës për Mbrojtje të Konsumatorit është përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e

politikave të këtij sektori. Organi këshillëdhënës i përbërë nga përfaqësues të MTI-së, shoqatave

për mbrojtjen e konsumatorëve, përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të pavarur nga fusha e

mbrojtjes së konsumatorit është Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Përkundër progresit të shënuar, sektori për Mbrojtjen të Konsumatorit vazhdon të ballafaqohet

me sfida të cilat limitojnë zhvillimin dhe funksionimin adekuat të sektorit në tërësi. Kompletimi

i legjislacionit sekondar me udhëzimet administrative përkatëse është një nder sfidat kyçe, e cila

kërkon përkushtim të plotë nga institucionet përgjegjëse. Sfiduese konsiderohet edhe hartimi i

planit të veprimit për implementimin e programit për mbrojtjen e konsumatorit. Po aq sfiduese

vlerësohet edhe ngritja e kapaciteteve institucionale, mungesa e se cilës shkakton ngecje të

dukshme në sektor ngase detyrat e parapara nuk mund të realizohen në mënyrë efikase. Më

tutje, në aspektin teknik nevojitet të përmirësohet sistemi i adresimit të ankesave në divizionin

e Mbrojtjes së Konsumatorit. Ndër të tjera, një sistem i mirëfilltë i këtij sektori do të nxirrte në

pah problemet dhe shqetësimet me të cilat ballafaqohen konsumatorët në Kosovë.

51

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!