11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Si institucionet kyçe për menaxhimin dhe koordinimin e politikave të akterëve përkatës të

infrastrukturës së cilësisë ne kuader te Ministrisë Tregtsië dhe Industrisë janë: Këshilli

Profesional për Standardizim, Këshilli Profesional për Akreditim, Departamenti i Metrologjisë,

ai i Mbikëqyrjes së Tregut. Edhe përkundër arritjeve të ndjeshme në sektorin e infrastrukturës

së cilësisë, e gjithë kjo është ndërtuar nga legjislacioni bazë për standardizimin, sigurinë e

përgjithshme të produktit, kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit, si dhe

për akreditimin i cili është duke u përvetsuar në mënyrë progresive.

Ndërsa, legjislacioni i mbikëqyrjes së tregut është pjesërisht i përafruar me acquis të BE-së.

Njëherit, Këshilli profesional për Standardizim, me koordinimin dhe hartimin e politikave për

trupin e standardizimit, është operacional dhe është i përbërë nga anëtarë të sektorit publik dhe

privat. Megjithatë, Qeveria e Kosovës është ende në fazën e funksionalizimit të institucioneve si

dhe zbatimin e legjislacionit të ri në fuqi. Pjesë e sfidave të institucioneve përgjegjëse mbeten

arritjet e objektikave për funksionalizimin e plotë si në aspektin administrativ, procedural,

institucional dhe atë teknik në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare, në mënyrë që

Kosova që jetë vend biznesi me interes për palët e interesuara.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Sipas MSA-së, Kosova do të angazhohet që në mënyrë progresive të harmonizojë legjislacionin e saj me

acquis, të miratojë standardet evropiane (EN) dhe të rrit kapacitetet institucionale për të siguruar

zbatimin e legjislacionit. Në veçanti, Kosova do të jetë e nevojshme për do të duhet që të:

i) promovoj përdorimin e rregulloreve teknike të BE-së, standardet evropiane dhe procedurat e

vlerësimit të konformitetit;

ii) përfundojnë, kur është e përshtatshme, një marrëveshje për vlerësimin e konformitetit dhe

pranimin e produkteve industriale;

iii) nxis zhvillimin e cilësisë së infrastrukturës: standardizimi, metrologjia, akreditimi dhe

vlerësimi i konformitetit dhe mbikëqyrja e tregut.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Qeveria e

Kosovës në vazhdimësi është duhet përafruar legjislacionin vendos me acquis të BE-së, siç është

miratimi dhe implementimi i Ligjit për mbikqyrjen e tregut, si dhe implementimi i rregulloreve

teknike të konformitetit të BE-së. Pjesë e avancimeve është edhe përgaditja e studimit të kryer

mbi zbatimin e rregulloreve. Pjesë e elaborimit të avancimeve do të jenë raportet periodike të

përgaditura nga inspektorati, si dhe mbikëqyrja e Trupave të Vlerësimit të Konformitetit (TVKtë)

në mënyrë të vazhdueshme. Në vazhdën e implementimit funksional të legjislacionit dhe

politikave përkatëse është ngritja e vetëdijes për implementimin e standardeve e cila synohet që

të realizohet përmes organizimit të ditës botërore të standardeve në vend, si dhe organizimi i

gjashtë tryezave me qëllim të ngritjes së vetëdijes së bizneseve për implementimin e

standardeve, e gjithë kjo është pjesë përbërëse e Strategjisë Sektorale të MTI-së.

Në fushën e metrologjisë, në vazhdën e punëve të Agjencisë së Metrologjisë, pjesë zhvillimore

janë laboratorët ekzistues të metrologjisë në përputhje me standardet ndërkombëtare, pjesë e së

cilës janë etalonet e kalibruara, njëherit krijimi i laboratorëve të rinjë (gjatësisë, presionit, kohës

dhe frekuencës). Poashtu, çertifikimi i stafit për fushat e caktuara të metrologjisë është pjesë e

planit zhvillimit për implementim të mëtutjeshëm.

50

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!