11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

3.5.2. Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale

Sektori i së Drejtes për Pronësi Intelektuale funksionon në bazë të ligjeve, politikave dhe

institucioneve përkatëse. Me qëllim të përafrimit të legjislacionit me standardet ndërkombëtare

dhe Evropiane, institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë hapa konkret drejt reformimit të

legjislacionit të Pronësisë Intelektuale. Si rezultat, progres është shënuar në Ligjin për të

Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të Lidhura, Patentave dhe Markave Tregtare të cilët janë

miratuar dhe gjerësisht harmonizuar me dispozitat e BE-së. Ligje tjera të cilat janë kyçe për këtë

sektor përfshinë Ligjin për Dizajn Industrial, Mbrojtjen e Varieteteve Bimore dhe Ligji për Masat

Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale. Ligjet e lartcekura posedojnë

funksione të veçanta por në përgjithësi synim i përbashkët i tyre është rregullimi i fushës së

pronësisë intelektuale në Kosove. Përveç legjislacionit në fuqi ky sektor ka të hartuar Strategjinë

për Pronësi Intelektuale për një periudhë katër vjeçare (2010-2014). Strategjia në fjalë synon të

krijoj një sistem efektiv dhe stabil për mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale në funksion të

zhvillimit ekonomik të vendit. Implementimi adekuat i kësaj strategjie do të përmbush një nga

kriteret e dispozitave të BE-së.

Infrastruktura institucionale për këtë sektor përbehet nga një numër organesh kompetente:

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në kuadër të së cilës është e themeluar Zyra për

Pronësi Industriale (ZPI) e cila ka përsipër zbatimin e ligjeve në fushën e patentave, markave

tregtare dhe dizajnit industrial. Njëkohësisht, ky organ ka për detyrë të bëjë vetëdijesimin e

publik për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale. Zyra për të Drejtat e Autorit e themeluar në

kuadër të Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sport është organ kyç për sektorin e PI-së. Qëllimi i

saj është të bëjë akreditimin dhe mbikëqyrjen e organizatave që përfaqësojnë mbajtësit e të

drejtave dhe palët tjera aktive në çështjet e PI-ë. Mekanizma të tjerë të rëndësishme që janë

përgjegjëse për zbatimin e DPI-së përfshinë, Sistemin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial të

Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave dhe Doganat e Kosovës. Së

fundi, Qeveria e Kosovës themeloi Këshillin Shtetërorë për Pronësi Intelektuale i cili synon të

rris nivelin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndër-institucional. Si tërësi, secili nga institucionet

e lartpërmendura ngërthen në vete përgjegjësi të caktuara të cilat kontribuojnë në zhvillimin

vital të sektorit të DPI-së.

Me gjithë progresin e arritur në sektorin e DPI-së, akoma ekziston nevoja për përmirësim të

mëtutjeshëm të bazës ligjore, kapaciteteve institucionale dhe veprimeve tjera teknike. Një ndër

sfidat kryesore të këtij sektori është kompletimi i kornizës ligjore që ngërthen në vete miratimin

e ligjit për Treguesit Gjeografik dhe një numër Udhëzimesh Administrative të cilat janë

relevante për ligjet në fuqi. Në aspektin institucional, arritjet e deritanishme karakterizohen

pozitive dhe përparimtare, megjithatë ngecjet në këtë segment janë ende të dukshme dhe si të

tilla kërkojnë përkushtim të mëtutjeshëm. Nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me

institucionet e pronësisë intelektuale është një sfidë tjetër përmbushja e se cilës do ta rriste

bashkëpunimin dhe koordinimin nder-institucional gjë që do të rezultonte në punë më efektive

brenda sektorit. Krahas kësaj, sfiduese konsiderohet edhe vazhdimi i luftimit të mallrave të

falsifikuara e cila praktikë vazhdon të pengoj zhvillimin e një tregu të mirëfilltë në vend.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi, Kosova duhet të angazhohet për dhënien e të

kompanive të BE-së një nivel të mbrojtjes të krahasueshëm me atë të kompanive vendase. Në mënyrë

progresive, Kosova do të duhet të punojnë drejt një niveli të krahasueshëm të mbrojtjes siç jepet në BE.

47

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!