Shqip

Shqip Shqip

11.01.2013 Views

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit Nga aspekti institucional, ekzistojne disa ministri dhe rregullatorë qe kane kompetenca per fusha te caktuara per shërbime nen fushëveprimin e tyre. MTI eshte institucioni bartes per shërbimet tregtare. BQK eshte institucioni kryesor qe kontribuon ne rregullativen dhe mbikëqyrjen e shërbimeve financiare. ART eshte institucioni kryesor per shërbimet e telekomunikacionit ndersa MZHE ka ne kompetence te saj shërbimet e teknologjise informative dhe te telekomunikimit. Po ashtu eshte themeluar Organi koordinues per legjislacionin e shërbimeve si trup i koordinimit horizontal te çeshtjeve lidhur me kete fushe. Ky organ eshte funksional dhe ka mbajtur disa takime. Edhe kundrejt arritjeve Kosova ende përballet me sfida që duhen të adresohen. Në këtë rast Kosova duhet të vazhdojë në përafrimin progresiv të legjislacionit të saj me acquis të BE-së në fushën e Furinizimit të Shërbimeve si dhe të bëjë më shumë në përmirësimin e statistikave në shërbime. Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së Sipas MSA-së, një regjim liberal për furnizimin e shërbimeve do të ofrohet, në përputhje me rregullat përkatëse të OBT-së, në veçanti me Nenin V të GATS. Kompanitë që nuk janë të krijuara në territorin e palës tjetër kontraktuese përkatëse gradualisht do të fitojnë të drejtën për të ofruar shërbime, në përputhje me dispozitat GATS duke marrë parasysh, në veçanti, përparimin në përafrimin e ligjeve në fusha të ndryshme. Marrëveshja do të përmbajë një klauzolë stand-still (ngrirje). Implementimi i këtij liberalizimi do të monitorohet nga afër në bazë të marrëveshjes. Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimi, për përafrimin e mëtejmë të legjislacionit Kosova do të aprovojë Ligjin e përgjithshëm mbi shërbimet, si dhe të aprovojë Udhëzimet Administrative me qëllim të përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së. Ndërsa për përmirësimin e të dhënave statistikore do të krijohet databaza lidhur me shërbimet në Kosovë si dhe TIS databaza 1 (Statistikat), TIS databaza 2 (Rregullativa Ligjore), TIS databaza 3 (Akterët Kryesor). 3.4.4. Pagesat rrjedhëse dhe lëvizja e lire e kapitalit Ne sektorin financiar te Kosovës nuk ka restrikcione ne investime te jashtme (huaja) ose ne hyrjen e kapitalit te huaj ne këtë sektor sipas legjislacionit ne fuqi. Po ashtu nuk ka kufizime ne investimet e huaja direkte dhe llogarinë kapitale dhe financiare ne përgjithësi. Sistemi i pagesave ne Kosove përfshirë këtu kliringun dhe shlyerjen e letrave me vlere operohet dhe mbikëqyret nga Banka Qendrore. Ky institucion sipas ligjit duhet te promovoje një sistem te sigurt, te qëndrueshëm dhe efikas te pagesave. Për këtë qellim, BQK ka filluar përgaditjet për implementimin e sistemit të shlyerjes individuale te pagesave ne kohe reale, ka krijuar platformën elektronike te tregtimit te letrave me vlere, ka aprovuar dokumentin mbi politikat e mbikëqyrjes se pagesave, ka aprovuar rregullat dhe procedurat operuese te sistemit elektronik te kliringut dhe shërbimit te shlyerjes, si dhe ka zhvilluar sistemin e debitimit direkt dhe dokumentin standard Kos-GIRO. BQK po ashtu bën mbikëqyrjen dhe monitorimin e vazhdueshëm te sistemit financiar ne baze te parimeve dhe standardeve ndërkombëtare dhe të BE-së. ‘. Mbikëqyrja behet ne baze te qasjes se bazuar ne rrezik dhe përfshin ekzaminimin on-site dhe off-site. Për te fuqizuar mbikëqyrjen e bazuar ne rrezik, është dizajnuar dhe implementuar softueri për mbikëqyrjen financiare (për banka, pensione dhe sigurime) si dhe janë përgatitur dhe aprovuar rregullore, 44

egulla dhe manuale përkatëse për mbikëqyrjen e institucioneve financiare dhe sistemit tëpagesave. Edhe pse janë bere përparime te mëdha ne këtë sektor, sfide mbetet reforma e mëtutjeshme për avancimin e mbikëqyrjes financiare, me konkretisht përafrimi me standardet e Bazelit (banka), IAIS (sigurime) dhe IOPS-it (pensione) si dhe përafrimi i kornizës ligjore ne harmoni me direktivat e BE-së. Masat për përmbushjen e obligimeve ne kuadër te MSA-së Ne kuadër te Marrëveshjes se Stabilizim-Asocimit, Kosova do te zotohet te siguroje Regjimi liberal dhe jodiskriminues për lëvizjen së kapitalit, ne veçanti për investimet direkte. Mbrojtja e investitorëve ne lidhje me likuidimin dhe riatdhesimin e investimeve dhe profitit duhet te jete e përfshirë ne këtë zotim. Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, institucionet kane planifikuar te ndërmarrin masa për avancimin e mbikëqyrjes financiare në pajtim me standardet e Basel-it (Banka), IAIS (Sigurime) dhe IOPs-it ( Pensione) dhe direktivat e BE-së. Me konkretisht, do te rishikohet legjislacioni primar dhe sekondar mbi sigurimet konform direktivave të BE-së dhe parimeve të IAIS (International Asociation of Insurance Supervisors) dhe do te hartohet legjislacioni sekondar për ligjin mbi bankat ne harmoni me standardet e Baselit. Ne funksion te avancimit te mbikëqyrjes, do te behet rishikimi i manualeve ekzistuese mbikëqyrjes bankare për t’i përafruar me standardet dhe direktivat e BE-se, do te behet përafrimi i rregullatives se Mbikëqyrjes pensionale dhe manualeve te mbikëqyrjes se pensioneve ne harmoni me EIOPA (European Insurance and Occupational Pensions Authority), direktivat e BE-se dhe IOPS (International Organization of Pension Supervisors), dhe do te hartohet rregullativa mbi mbikëqyrjen e tregut të letrave më vlerë. 3.5. Përafrimi, implementimi dhe përforcimi i legjislacionit 3.5.1. Konkurenca Sektori i konkurrencës është thelbësor në funksionimin efikas të tregjeve dhe si i tillë luan rol qenësor në ekonominë e Kosovës. Mbrojtja e konkurrencës dhe krijimi i tregut të mirëfilltë janë obligime të cilat Qeveria e Kosovës i ka ndaj Bashkësisë Evropiane. Këto obligime janë në proces të përmbushjes duke pasur parasysh zhvillimet e fundit legjislative në këtë sektor. Kornizën ligjore bazë e përbëjnë Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Ligji për Ndihmën Shtetërore. Synim kryesor i ligjeve aktuale është përforcimi dhe stimulimi i zhvillimit ekonomik dhe social në Kosovë. Më konkretisht, Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës bënë ndalimin e veprimeve që kufizojnë, shtypin ose çrregullojnë konkurrencën. Ligji në fjalë mbështetet në tre shtylla kyçe përfshirë, abuzimin me pozitën dominuese, marrëveshjet e ndaluara në formën e karteleve dhe bashkimet ose përqendrimet e ndërmarrjeve. Përderisa, Ligji për Ndihmën Shtetërore përcakton parimet dhe procedurat në përputhje me të cilat lejohet dhe kontrollohet ndihma shtetërore. Vlen të ceket që ky i fundit është fuqizuar në fillim të vitit 2012. Kur bëhet fjalë për zhvillimet institucionale, organi kompetent që merret me zbatimin e kornizës legjislative në fushën e konkurrencës është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. Krahas zbatimit të legjislacionit ky institucion është gjithashtu përgjegjës për promovimin e konkurrencës ndërmjet ndërmarrjeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë. Institucionet tjera mbështetëse dhe bashkëpunuese të sektorit të Konkurrencës janë Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. 45 Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

egulla dhe manuale përkatëse për mbikëqyrjen e institucioneve financiare dhe sistemit

tëpagesave.

Edhe pse janë bere përparime te mëdha ne këtë sektor, sfide mbetet reforma e mëtutjeshme për

avancimin e mbikëqyrjes financiare, me konkretisht përafrimi me standardet e Bazelit (banka),

IAIS (sigurime) dhe IOPS-it (pensione) si dhe përafrimi i kornizës ligjore ne harmoni me

direktivat e BE-së.

Masat për përmbushjen e obligimeve ne kuadër te MSA-së

Ne kuadër te Marrëveshjes se Stabilizim-Asocimit, Kosova do te zotohet te siguroje Regjimi liberal dhe jodiskriminues

për lëvizjen së kapitalit, ne veçanti për investimet direkte. Mbrojtja e investitorëve ne lidhje

me likuidimin dhe riatdhesimin e investimeve dhe profitit duhet te jete e përfshirë ne këtë zotim.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, institucionet

kane planifikuar te ndërmarrin masa për avancimin e mbikëqyrjes financiare në pajtim me

standardet e Basel-it (Banka), IAIS (Sigurime) dhe IOPs-it ( Pensione) dhe direktivat e BE-së. Me

konkretisht, do te rishikohet legjislacioni primar dhe sekondar mbi sigurimet konform

direktivave të BE-së dhe parimeve të IAIS (International Asociation of Insurance Supervisors)

dhe do te hartohet legjislacioni sekondar për ligjin mbi bankat ne harmoni me standardet e

Baselit. Ne funksion te avancimit te mbikëqyrjes, do te behet rishikimi i manualeve ekzistuese

mbikëqyrjes bankare për t’i përafruar me standardet dhe direktivat e BE-se, do te behet

përafrimi i rregullatives se Mbikëqyrjes pensionale dhe manualeve te mbikëqyrjes se

pensioneve ne harmoni me EIOPA (European Insurance and Occupational Pensions Authority),

direktivat e BE-se dhe IOPS (International Organization of Pension Supervisors), dhe do te

hartohet rregullativa mbi mbikëqyrjen e tregut të letrave më vlerë.

3.5. Përafrimi, implementimi dhe përforcimi i legjislacionit

3.5.1. Konkurenca

Sektori i konkurrencës është thelbësor në funksionimin efikas të tregjeve dhe si i tillë luan rol

qenësor në ekonominë e Kosovës. Mbrojtja e konkurrencës dhe krijimi i tregut të mirëfilltë janë

obligime të cilat Qeveria e Kosovës i ka ndaj Bashkësisë Evropiane. Këto obligime janë në

proces të përmbushjes duke pasur parasysh zhvillimet e fundit legjislative në këtë sektor.

Kornizën ligjore bazë e përbëjnë Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Ligji për Ndihmën

Shtetërore. Synim kryesor i ligjeve aktuale është përforcimi dhe stimulimi i zhvillimit ekonomik

dhe social në Kosovë. Më konkretisht, Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës bënë ndalimin e

veprimeve që kufizojnë, shtypin ose çrregullojnë konkurrencën. Ligji në fjalë mbështetet në tre

shtylla kyçe përfshirë, abuzimin me pozitën dominuese, marrëveshjet e ndaluara në formën e

karteleve dhe bashkimet ose përqendrimet e ndërmarrjeve. Përderisa, Ligji për Ndihmën

Shtetërore përcakton parimet dhe procedurat në përputhje me të cilat lejohet dhe kontrollohet

ndihma shtetërore. Vlen të ceket që ky i fundit është fuqizuar në fillim të vitit 2012.

Kur bëhet fjalë për zhvillimet institucionale, organi kompetent që merret me zbatimin e

kornizës legjislative në fushën e konkurrencës është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. Krahas

zbatimit të legjislacionit ky institucion është gjithashtu përgjegjës për promovimin e

konkurrencës ndërmjet ndërmarrjeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë. Institucionet

tjera mbështetëse dhe bashkëpunuese të sektorit të Konkurrencës janë Ministria e Financave,

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.

45

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!