You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Nga aspekti institucional, ekzistojne disa ministri dhe rregullatorë qe kane kompetenca per

fusha te caktuara per shërbime nen fushëveprimin e tyre. MTI eshte institucioni bartes per

shërbimet tregtare. BQK eshte institucioni kryesor qe kontribuon ne rregullativen dhe

mbikëqyrjen e shërbimeve financiare. ART eshte institucioni kryesor per shërbimet e

telekomunikacionit ndersa MZHE ka ne kompetence te saj shërbimet e teknologjise informative

dhe te telekomunikimit. Po ashtu eshte themeluar Organi koordinues per legjislacionin e

shërbimeve si trup i koordinimit horizontal te çeshtjeve lidhur me kete fushe. Ky organ eshte

funksional dhe ka mbajtur disa takime.

Edhe kundrejt arritjeve Kosova ende përballet me sfida që duhen të adresohen. Në këtë rast

Kosova duhet të vazhdojë në përafrimin progresiv të legjislacionit të saj me acquis të BE-së në

fushën e Furinizimit të Shërbimeve si dhe të bëjë më shumë në përmirësimin e statistikave në

shërbime.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Sipas MSA-së, një regjim liberal për furnizimin e shërbimeve do të ofrohet, në përputhje me rregullat

përkatëse të OBT-së, në veçanti me Nenin V të GATS. Kompanitë që nuk janë të krijuara në territorin e

palës tjetër kontraktuese përkatëse gradualisht do të fitojnë të drejtën për të ofruar shërbime, në përputhje

me dispozitat GATS duke marrë parasysh, në veçanti, përparimin në përafrimin e ligjeve në fusha të

ndryshme. Marrëveshja do të përmbajë një klauzolë stand-still (ngrirje). Implementimi i këtij liberalizimi

do të monitorohet nga afër në bazë të marrëveshjes.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimi, për

përafrimin e mëtejmë të legjislacionit Kosova do të aprovojë Ligjin e përgjithshëm mbi

shërbimet, si dhe të aprovojë Udhëzimet Administrative me qëllim të përafrimit të legjislacionit

me acquis të BE-së. Ndërsa për përmirësimin e të dhënave statistikore do të krijohet databaza

lidhur me shërbimet në Kosovë si dhe TIS databaza 1 (Statistikat), TIS databaza 2 (Rregullativa

Ligjore), TIS databaza 3 (Akterët Kryesor).

3.4.4. Pagesat rrjedhëse dhe lëvizja e lire e kapitalit

Ne sektorin financiar te Kosovës nuk ka restrikcione ne investime te jashtme (huaja) ose ne

hyrjen e kapitalit te huaj ne këtë sektor sipas legjislacionit ne fuqi. Po ashtu nuk ka kufizime ne

investimet e huaja direkte dhe llogarinë kapitale dhe financiare ne përgjithësi. Sistemi i

pagesave ne Kosove përfshirë këtu kliringun dhe shlyerjen e letrave me vlere operohet dhe

mbikëqyret nga Banka Qendrore. Ky institucion sipas ligjit duhet te promovoje një sistem te

sigurt, te qëndrueshëm dhe efikas te pagesave. Për këtë qellim, BQK ka filluar përgaditjet për

implementimin e sistemit të shlyerjes individuale te pagesave ne kohe reale, ka krijuar

platformën elektronike te tregtimit te letrave me vlere, ka aprovuar dokumentin mbi politikat e

mbikëqyrjes se pagesave, ka aprovuar rregullat dhe procedurat operuese te sistemit elektronik

te kliringut dhe shërbimit te shlyerjes, si dhe ka zhvilluar sistemin e debitimit direkt dhe

dokumentin standard Kos-GIRO.

BQK po ashtu bën mbikëqyrjen dhe monitorimin e vazhdueshëm te sistemit financiar ne baze

te parimeve dhe standardeve ndërkombëtare dhe të BE-së. ‘. Mbikëqyrja behet ne baze te

qasjes se bazuar ne rrezik dhe përfshin ekzaminimin on-site dhe off-site. Për te fuqizuar

mbikëqyrjen e bazuar ne rrezik, është dizajnuar dhe implementuar softueri për mbikëqyrjen

financiare (për banka, pensione dhe sigurime) si dhe janë përgatitur dhe aprovuar rregullore,

44