11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Sipas MSA-së, Kosova do të ketë nevojë që të siguroj trajtim të barabartë për sa i përket kushteve të

punës, shpërblimit dhe shkarkimit të punonjësve të cilët janë të themeluar ligjërisht në territorin e saj.

Bashkëshorti/ja dhe fëmijët rezidentë të ligjshëm të një punonjësi të punësuar ligjërisht në Kosovë do të

kenë qasje në tregun e punës gjatë periudhës së qëndrimit të autorizuar të punonjësit/ses. Kosova do të

duhej të hedh poshtë rregullat për koordinimin e kufizuar të sistemeve të sigurimeve sociale për shtetasit e

BE-së të punësuar ligjërisht në Kosovë dhe anëtarët të familjeve të tyre që banojnë me ta.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, institucionet

e Kosovës do të miratojnë ndryshimet, plotësimet, si dhe do të zbatojnë Ligjin e Punës dhe

Ligjin pë dhënien e Lejes së Punës dhe Punësimin e Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës,

Ligjin për "Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti”, si dhe udhëzimet administrative

përkatëse. Në vazhdën e krijimi të platformës administrative për Koordinim të limituar të

Sistemeve të Sigurimeve Sociale, do të përcaktohet numri i lejeve të punësimit për personat e

huaj për vitin e ardhshëm, përcaktimi i statistikave për nevojat afatshkurtra dhe afatgjata të

fuqisë punëtore të huaj në Kosovë, si dhe do të bëhet përcaktimi i numrit të nevojshëm të

punonjësve për rekrutim të punëtorëve të vendeve të treta në tregun kosovar të punës. Qeveria

e Kosovës edhe mëtutje do të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve institucionale për Koordinim

të limituar të Sistemeve të Sigurimeve Sociale. Më saktësisht, do të funksionalizohet nga

Qeveria, Komisioni Koordinues për Marrëveshjet Bilaterale në fushën e Sigurimeve Sociale.

Njëherit, do të krijohet Divizioni për Marrëveshje bilaterale në fushën e Sigurimeve Sociale dhe

Punësimit në kuadë të Ministrisë së Punës, respektivisht Departmentit pë Integrime Europane

dhe Koordinim të Poilitikave si organ ndërlidhës për këtë qëllim. Me qëllim të zgjerimit të

tregut të punëtorëve, do të zhvillohen negociatat me shtetet partnere me qëllim të lidhjes së

Marrëveshjeve Bilaterale në fushën e Sigurimeve Sociale. Së fundi, njëherit do të përcaktohet

numri i trajnimeve të personelit përkatës për Koordinimin e Sigurimeve Sociale me qëllim të

menaxhimit profesional të veprimtarisë së lëvizjes së punëtorëve në Kosovë.

3.4.2. E drejta e themelimit (establishment)

E drejta e themelimit të bizneseve të huaja në Kosovë është nën kushtet e trajtimit të njejtë dhe

të barabartë me bizneset vendore, e përcaktuar përmes kornizës përkatëse ligjore si dhe

regjistrimi I tyre në Agjencinë e Bizneseve të Kosovës (ARBK). Legjislacioni kyç i përbërë nga

Ligji për shoqëritë tregtare, Ligji për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, Ligji per Zonat

Ekonomike, Ligji për Investimet e Huaja, si dhe Ligji për raportim financiar, kontabilitet dhe

auditim përbëjnë infrastrukturën ligjore të themelimit të bizneseve të huaja në Republikën e

Kosovës. Në mbështetje të nje ambienti te mire per biznes, 25 zyra per regjistrimin e bizneseve janë

themeluar në komuna të ndryshme, ku edhe do të lëshohen certifikatat e regjistrimit të biznesit,

numri fiskal dhe certifikatat e TVSH-së.

Korniza institucionale e sektorit publik qe ka te beje me regjistrimin dhe funksionimin e

bizneseve në Kosovë përbëhet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në veçanti Departamenti

për Tregti, Inspektoriati Qendror i Tregut, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës

(ARBK), si dhe nje numer i asociacioneve te biznesit perfshire Oden Ekonomike te Kosoves.

Edhe përkundër arritjeve deri më tani nga ana e institucioneve përfaqësuese të sektorit të

biznesit dhe ambientit e të bërit biznes, sektori i biznesit kosovar është e nevojshme të vazhdojë

më tej në përafrimin e legjislacionit dhe standardeve biznesore me ato të BE-së lidhur me

42

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!