11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

kontribut të konsiderueshëm në rritjen ekonomike dhe punësimin, si dhe njëherit të garantojë të

ardhura të përshtatshme dhe stabile.

3.4. Levizja e lire e punetoreve, shërbimeve dhe e drejta e themelimit

3.4.1. Lëvizja e lire e punëtorëve

Lëvizja e lirë e punëtorëve me qëllim të punësimit dhe njëherit ofrimi i mundësisë së punësimit

të shtetasve të huaj në Kosovë, është duke u ndërtuar vazhdimisht në përputhje me standardet e

BE-së. Legjislacioni kyç i përbërë nga: Ligji i punës, Ligji për dhënien e lejes për punë dhe

punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, si dhe aktet dytësore, përbëjnë

nomenklaturën ligjore të lëvizjes së punëtorëve. Politikat e punësimit dhe aftësimeve

profesionale për punëkërkuesit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) i realizon

përmes Departamentit të Punës dhe Punësimit, i cili me qëllim të arritjes së objektivave në

sferën e punës, punësimit dhe aftësimeve profesionale për punëkërkuesit, ka hartuar një numër

dokumentesh strategjike: Strategjinë Sektoriale të MPMS 2009-2013; Planin e Veprimit të

Strategjisë Sektoriale 2011-2013; Strategjia për punësimin dhe aftësimin e personave me aftësi të

kufizuara; Planin e Veprimit të Partneritetit Evropian nga Fushat e Punës dhe Punësimit; Plani i

Standardeve Minimale të Shërbimeve Publike të Punësimit; si dhe dokumente tjera të

rëndësishme nga kjo sferë.

Institucionet kyçe përgjegjëse për menaxhimin dhe koordinimin e politikave ekonomiko-sociale

të punonjëse të huaj janë të themeluara dhe funksionale. Ministria e Punës dhe Mirëqenies

Sociale (MPMS) është institucioni kryesor, i cili përmes njësive të veta përgjegjëse siç është

Departamenti i Punës dhe Punësimit, qe ben hartimin, menaxhimin dhe koordinimin e

politikave të punësimit.

Edhe përkundër arritjeve në fushën e krijimit të një vendi me interes dhe mundësi ofrimi të

punësimit për shtetasit e huaj, siç janë: numri i lejeve të punës për shtetasit e huaj për vitin e

ardhshëm vendoset në fund të çdo viti kalendarik, Kosova njeh licencat e huaja në sektorin e

ndërtimit, e cila lehtëson mundësinë për kompanitë e huaja të sjellin punëtorët e tyre për të

punuar në Kosovë. Gjithashtu, avokatët të cilët janë banorë të përhershëm, janë te lejuar edhe

për të ofruar shërbime në Kosovë. Megjithatë, Kosova duhet të vazhdojë më tutje me përafrimin

e legjislacionit kosovar me acquis të BE-së, siç është ndryshimi i Ligjit për dhënien e lejes për

punë dhe punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, Ligji për Skemat Pensionale

të Financuara nga Shteti si dhe aktet përcjellëse dytësore ngase legjislacioni ekzistues është i

pazhvilluar në nivelin e duhur. I njëjti është në varësi të sektorit apo nuk ka sistem të sigurimit,

sistemi ky, i cili është jo i përshtatshëm për koordinim. Po ashtu, është e nevojshme krijimi i një

platforme të koordinimit të limituar të sistemeve të sigurimeve sociale me qëllim të rritjes së

ndjeshme të kapaciteteve administrative për të futur një koordinim të kufizuar të sistemeve të

sigurimeve shoqërore siç është paraparë nga MSA. Statistikat për nevojat afatshkurtra dhe

afatgjata të fuqisë punëtore të huaj në Kosovë duhet të përcaktohen. Për më tepër, është e

nevojshme të përcaktohet numri i nevojshëm i punonjësve për rekrutim të punëtorëve të

vendeve të treta në tregun kosovar të punës. Sfiduese mbetet çështja e negocimit të

marrëveshjeve bilaterale për sigurimet shoqërore e cila dëshmohet të jetë e vështirë dhe krjiimi i

disa degëve të sigurimeve shoqërore të cilat ende nuk ekzistojnë në Kosovë.

41

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!