11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimi, sigurimi i

lëvizjes së lirë të mallrave është pjesë e vazhdueshme e objektivave prioritare të tregtisë së

Kosovës.Njëherit, kjo orienton rrugët tregtare të Kosovës drejt krijimit gradual të një zone të lirë

tregtare në përputhje me dispozitat përkatëse të OBT-së përmes shpërbërjes në mënyrë

progresive të detyrimeve doganore përkatëse në lidhje me tregtinë e BE-së, si dhe ndalimin e

krijimit të masave kuantitative dhe atyre me efekt të njejtë. Kjo do të arrihet përmes monitorimit

të rregullt të zbatimit të Marrëveshjes mbi Hapësirën për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore

(CEFTA) dhe aktivitetet në kuadër të CEFTA-s siç janë: të dhënat e mbledhura në teren nga

bizneset me formularët për barriera tarifore dhe jo-tarifore, pjesëmarrja e nën-grupit në takimet

e CEFTA-s, si dhe organizimi i takimeve të informimit të mbajtura për bizneset vendore.

Faktorë i pandarë është poashtu ngritja e kapaciteteve administrative për realizimin e

negociatave në fushat lidhur me tregtinë. Kjo parashihet të arrihet përmes themelimit të

strukturës përkatëse negociatore e cila do të shërbejë njëherit si mekanizëm për konsultim me

palët e interesuara. Të njejtit do të jenë në gjendje për të ofruar dëshmi se reformat e kërkuara të

cilat rrjedhin si rezultat i tërë procesit të negociatave mund të zbatohen në mënyrë progresive

pas nënshkrimit të MSA-së. Kontribut të shtuar në ekonominë e vendit do të jap stimulimi i

bizneseve për eksportimin e produkteve industriale në vendet e BE-së përmes përfitimeve nga

komuniteti i masave preferenciale autonome (ATM) në vend deri në vitin 2015 pa kufizime

sasiore apo detyrime, e gjithë kjo e realizuar nëpërmjet nën-grupeve për politika tregtare. Pjesë

zhvillimore e mëtutjeshme është infrastruktura e cilësisë si dhe përafrimi i mëjtejmë i kornizës

ligjore me acquis të BE-së. Ngritja e kapaciteteve të personelit poashtu do të bëhet përmes

trajnimeve përkatëse dhe ngritjes së vetëdijes. MTI do të bëjë identifikikimin e përfitimeve dhe

kostot e ndryshimeve në regjime tregtare që rezultojnë nga negociatat me BE-në për të

ndërmarrë angazhime të rëndësishme të cilat pastaj mund të zbatohen.

Tregtia me mallra industriale

Legjislacioni kornizë i tregtisë së mallrave është bazë e infrastrukturës së implementimit të

tregtisë së mallrave industriale. Njëherit, legjislacioni sekondar përkatës është miratur dhe në

kuadër të kësaj janë nxjerrë këto udhëzime administrative: UA Nr. 2005/29 “Për Shenjën e

Konformitetit dhe Paraqitjen Grafike të Saj“. Ky Udhëzim Administrativ është hartuar në

përputhje me Direktivën 93/68/EEC të Bashkimit Evropian dhe duhet të aplikohet nga

prodhuesit. UA Nr. 2005/28 “Rregullat Teknike Për Pajisjet Elektrike të Dizajnuara për

Përdorim në Kufij të Caktuar të Tensioni”, i cili është i harmonizuar me Direktivën e Bashkimit

Evropian Nr.73/23/EEC(LVD). Në bazë të këtij UA inspektohen pajisjet elektrike me tension të

ulët, kryesisht pajisjet elektrike shtëpiake në treg dhe në prodhim.

Institucioni kyç mbi menaxhimin dhe implementimin e politikave të tregtisë së mallrave

industriale është Departamenti i Industrisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i

përbërë nga Divizionii Zhvillimit të Prodhimit Industriali cili mbikqyrë tregtinë e mallrave

industriale përmes hartimit të strategjive, politikave sektoriale dhe nën sektoriale të integruara

dhe programeve kryesore mbështetëse, si dhe Zyra për Rregulla Teknike e cila mbikqyrë

implementimin e rregullave teknike të mallrave industriale në përputhje me standardet e BE-së.

Megjithatë, përdorimi i pakët i regjimit preferencial tregtar te BE-së nga ana e bizneseve që

merren me lëvizjen e mallërave industriale ka lënë rezultate të deficitit të konsiderueshëm

tregtar të Kosovës. Rrjedhimisht, performanca e përgjithshme e eksporteve të vendit mbetet e

ndjeshme ndaj zhvillimeve në kërkesën e jashtme. Përbërësit kryesor të eksporteve të Kosovës

38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!