11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Megjithatë, sfidë mbetet normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë, si dhe tejkalimi i

kundërshtimit të vazhdueshëm të Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha mekanizmat

rajonal.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Sipas MSA-së, Kosova do të angazhohet në promovimin aktiv të bashkëpunimit rajonal në të gjitha fushat

e mbuluara nga marrëveshja.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja Stabilizim Asociimit, Kosova do të

vazhdoj të ofroj kontributin vjetor financiar për funksionimin e Këshillit për bashkëpunim

Rajonal, si dhe do të punoj në përmbushjen e kritereve për aplikim dhe anëtarësim në

mekanizmat rajonal. Kosova do të punoj në zbatimin e marrëveshjeve të Protokollit për IBM me

Serbinë, si dhe do të angazhohet për arritjen e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë të mallrave dhe

njerëzve.

3.3. Lëvizja e lirë e mallrave

Politika tregtare

Në funksion të forcimit të ekonomisë së tregut, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vazhduar

te kontribuojë në mënyrë aktive drejt zhvillimit të parakushteve të nevojshme për tregti.

Regjimi ekzistues liberal tregtar i Kosovës bazuar në legjislacionin në fuqi për një ekonomi të

hapur ofron një bazë të mirë për funksionimin e tregut në harmoni me standardet e BE-së. Ligjet

kyçe siç janë: Ligji për Tregtinë e Brendshme, Ligji për Shoqëritë Tregtare si dheLigji për Tregti

me Jashtë, përcaktojnë kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së tregtisë në tregun e brendshëm

dhe atë të jashtëm, praktikat kufizuese dhe masat mbrojtëse për ushtrimin e veprimtarisë

tregtare, procedurat, kriteret e importit, eksportit dhe transitit të mallrave, shërbimeve dhe

pasurive kapitale, konkurencën e pandershme, masat mbikëqyrëse, masat administrative,

dispozitat ndëshkuese si dhe dispozitat përfundimtare. Legjislacioni kornizë përbënë qarkun

kryesor të mundësisë së lëvizjes së lirë të mallrave brenda dhe jashtë Kosovës në përputhje me

acquis të BE-së, si dhe eliminimit të rregulloreve të cilat nuk janë në përputhje me ato të BE-së.

Këshilli për Politikat Tregtare është themeluar si platformë ndërministrore për koordinimin e

politikave tregtare. Në kuadër të këtij këshilli është formuar Grupi Punues i Politikave Tregtare

në nivel operacional të ministrive dhe bizneseve për të mundësuar dialogun në mes tyre, e cila

përbëhet nga pesë nën-grupet punuese: nëngrupi për bujqësi, nëngrupi për lehtësimin e

tregtisë, nëngrupi për shërbime, nëngrupi për industri dhe nëngrupi për marrëveshjet e tregtisë.

Politika Tregtare është gjithashtu në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) si institucion kyç është ristrukutuar në tërësi, përmes

përforcimit të Departamentit të Tregtisë në MTI-së si dhe në vazhdimësi është duke u punuar

në funksionalizimin e plotë të strukturës së re organizative të MTI-së.

Implementimi i kornizës ligjore të tregtisë në tërësi, konkurencës dhe tregut të brendshëm janë

faktorët kyç në arritjen e prioriteteve tregtare të Kosovës. Kosova ka modernizuar kuadrin

rregullator lidhur me tregtinë me qëllim të përafrimit me acquis të BE-së duke miratuar

legjislacion të ri në pajtim me standardet e BE-së, por në vijim mbetet që institucionet

përgjegjëse kosovare të zbatojë këtë kornizë të re ligjore.

36

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!