11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

planifikuar aprovimin e Ligjit te Përgjithshëm te Sigurimeve dhe Ligjit te Sistemit të Pagesave si

dhe hartimin e legjislacionit sekondar te nevojshëm për ligjet përkatëse.

3. AFTËSIA PËR TË PËRBALLUAR OBLIGIMET QË DALIN NGA MSA-ja

3.1. Dialogu politik

Kosova në masë të madhe ka bashkërenduar politikën e saj të jashtme me atë të BE-së. Kosova

ka në vend te gjitha institucionet relevante për të zhvilluar dialog politik, si dhe për të marr

përsipër obligimet, si dhe për të zbatuar marrëveshjet ndërkombëtare. Dialogu politik në

kuadër të procesit të integrimit evropian do të siguroj që Kosova gradualisht të zhvilloj politika

në përputhje me parimet kryesore te politikës së jashtme të BE-së.

MSA do të ofrojë kornizën për një dialog politik që fokusohet në integrimin, përafrimit gradual,

konvergjencën e mëtejshme të pozitave për çështjet ndërkombëtare, si dhe bashkëpunimi rajonal dhe

marrëdhëniet e mira fqinjësore.

3.2. Bashkëpunimi regjional

Në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve ndër-fqinjësore si dhe në kuadër të bashkëpunimit

rajonal Kosova ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar fqinjësi të mirë,

stabilitet rajonal si dhe normalizim të marrëdhënieve ndër-shtetërore me të gjitha shtetet e

rajonit e në veçanti me Serbinë. Kosova ka treguar vullnet dhe përkushtim politik për të hyrë në

dialog me Serbinë me qëllimin e promovimit të bashkëpunimit, dhe përmirësimit të jetëve të

qytetarëve të saj. Ky vullnet dhe përkushtim është vlerësuar lart nga mekanizmat

ndërkombëtarë si dhe nga BE-ja. Në kuadër të dialogut janë arrit një numër i marrëveshjeve

bilaterale me Serbinë që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të qytetarëve, vulave doganore, njohje

reciproke të diplomave universitare, gjendjes kadastrale për MIK si dhe për bashkëpunim

rajonal. Kosova ka vazhduar të zbatoj në mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura si dhe është

angazhuar në mënyrë konstruktive gjatë gjithë procesit.

Kosova merr pjesë në nismat për bashkëpunim rajonal si dhe është anëtare e Këshillit për

Bashkëpunim Rajonal që nga viti 2008. Kosova kryen detyrën e saj ndaj Këshillit duke

kontribuar me 4% në shumën totale të buxhetit të vendeve të Evropës Juglindore. Kosova gjatë

vitit 2011 me sukses ka udhëhequr takimet e CEFTA-së, përfshirë takimin ministror të mbajtur

në Nëntor të vitit 2011. Kosova merr pjesë rregullisht në takimet vjetore; Takimet e Bordit

Koordinues Kombëtar dhe në takime tjera sektoriale të Këshillit. Për më tepër, Kosova merr

pjesë në iniciativat e KBR-së: Iniciativa elektronike Juglindore dhe Iniciativa Kabllore e Evropës

juglindore. Kosova gjithashtu merr pjesë në projektin e Komisionit Evropian për Qendrën për

Zhvillimi të Qeverisjes dhe projektin për Monitorimin e Sektorit të Komunikimit dhe

Shërbimeve të Shoqërisë Informative. Ministria e Zhvillimit Ekonomik është anëtare e Traktatit

të Komunitetit të Energjisë dhe rregullisht merr pjesë në mbledhjet e organizuara nga

sekretariati i Komunitetit, siç janë: Këshilli ndërministror, Forumi Permanent i Nivelit të Lartë,

Task Forca e EE-së, Task Forca për Mjedisin, Task Forca për Strategjinë Rajonale për Energji dhe

forume tjera të organizuara nga sekretariati. Gjithashtu, ne kuadër te komponentës së dytë te

IPA-së, Kosova merr pjese ne implementimin e përbashkët te Programeve te Bashkëpunimit

Ndërkufitar me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

35

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!