Shqip

Shqip Shqip

11.01.2013 Views

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit NVM-ve në financa (siç është Korniza Investive e Zhvillimit Ekonomik- EDIF) dhe krijimin e një fondi për subvencionimin e NVM-ve. 2.3.2. Reforma e sektorit financiar Korniza ligjore e sektorit financiar është e avancuar dhe ne mase te madhe është ne harmoni me standardet ndërkombëtare dhe ato te BE-se. Ligjet kryesore qe rregullojnë funksionimin e sistemit financiar përbëhen nga Ligji për Bankën Qendrore te Republikës së Kosovës Kosovës, Ligji për Banka, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopergjegjesia, Ligji për Fondet Pensionale, dhe Ligji për Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për institucionet financiare ne Kosove. Ne funksion te implementimit te këtij legjislacioni, janë miratuar rregullore dhe rregulla nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që kanë të bëjnë me licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare në Republikën e Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është institucioni qendror që nxit dhe mban stabilitetin e sistemit finaciar si dhe kontribuon në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit monetar. BQK-ja licencon, rregullon dhe mbikëqyr të gjitha institucionet finaciare të vendit si dhe kryen operacione bankare dhe kërkime ekonomike. Asetet totale te sektorit financiar ne fund te 2011 ishin 3.5 miliard euro qe paraqet rritje vjetore prej 9.3% krahasuar me vitin paraprak. Sistemi financiar përbëhët nga bankat komerciale, kompanitë e sigurimeve, fondet pensionale, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare. Ky sektor është i dominuar nga sektori bankar i cili përbëhet nga 9 banka komerciale.. Struktura e aseteve te sistemit bankar dominohet nga kreditë, ku pjesëmarrja e kredive ne gjithsej asetet ishte rreth 64.1% ne fund te vitit 2011. Ne shtator te 2012 pjesëmarrja e kredive ne gjithsej asetet ishte rreth 63.6% qe paraqet rritje krahasuar me periudhën e njëjtë te vitit paraprak. Niveli i kapitalizimit vazhdon te jetë i lartë, ku treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit në shtator të 2012 ishte 17.7% (krahasuar me 17.1% ne shtator te 2011). Treguesi i mjaftueshmerise se kapitalit rekomandohet te jete se paku 12%. Sistemi bankar vazhdon te karakterizohet me nivel te kënaqshëm likuiditetit dhe te jete profitabil. Sidoqoftë, profiti neto i sistemit bankar ne shtator te 2012 shënoi rënie prej rreth 30% krahasuar me periudhën e njëjtë të 2011 qe është reflektuar edhe ne indikatorët e kthimit mesatar ne asete (1% krahasuar me 1.5% ne 2011) dhe kthimit mesatar ne kapital (ne shtator 10.7% krahasuar me 15.8% ne shtator te 2011). Raporti i kredive jo-performuese ndaj gjithsej kredive u rrit nga 6.0% ne shtator te 2011, ne 7.0% ne shtator te 2012. Gjithsej kreditë e lëshuara nga sistemi bankar ne shtator 2012 arritën ne 1.76 miliard qe paraqet rritje vjetore prej 6.2%. Ndërsa, depozitat e sistemit bankar deri ne shtator 2012 arritën ne 2.2 miliard euro qe paraqet një rritje vjetore prej 5.2%. Në shtator 2012, raporti kredi-depozita ishte 79.7% përderisa në shtator 2011 ky raport ishte 78.9 %. Masat për përmbushjen e obligimeve ne kuadër te MSA-së Mbajtja dhe avancimi i sistemit financiar stabil dhe efektiv që promovon alokimin efikas të resurseve. Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, për harmonizimin te mëtejmë te legjislacionit financiar me atë te BE-se, institucionet kanë 34

planifikuar aprovimin e Ligjit te Përgjithshëm te Sigurimeve dhe Ligjit te Sistemit të Pagesave si dhe hartimin e legjislacionit sekondar te nevojshëm për ligjet përkatëse. 3. AFTËSIA PËR TË PËRBALLUAR OBLIGIMET QË DALIN NGA MSA-ja 3.1. Dialogu politik Kosova në masë të madhe ka bashkërenduar politikën e saj të jashtme me atë të BE-së. Kosova ka në vend te gjitha institucionet relevante për të zhvilluar dialog politik, si dhe për të marr përsipër obligimet, si dhe për të zbatuar marrëveshjet ndërkombëtare. Dialogu politik në kuadër të procesit të integrimit evropian do të siguroj që Kosova gradualisht të zhvilloj politika në përputhje me parimet kryesore te politikës së jashtme të BE-së. MSA do të ofrojë kornizën për një dialog politik që fokusohet në integrimin, përafrimit gradual, konvergjencën e mëtejshme të pozitave për çështjet ndërkombëtare, si dhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. 3.2. Bashkëpunimi regjional Në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve ndër-fqinjësore si dhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal Kosova ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar fqinjësi të mirë, stabilitet rajonal si dhe normalizim të marrëdhënieve ndër-shtetërore me të gjitha shtetet e rajonit e në veçanti me Serbinë. Kosova ka treguar vullnet dhe përkushtim politik për të hyrë në dialog me Serbinë me qëllimin e promovimit të bashkëpunimit, dhe përmirësimit të jetëve të qytetarëve të saj. Ky vullnet dhe përkushtim është vlerësuar lart nga mekanizmat ndërkombëtarë si dhe nga BE-ja. Në kuadër të dialogut janë arrit një numër i marrëveshjeve bilaterale me Serbinë që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të qytetarëve, vulave doganore, njohje reciproke të diplomave universitare, gjendjes kadastrale për MIK si dhe për bashkëpunim rajonal. Kosova ka vazhduar të zbatoj në mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura si dhe është angazhuar në mënyrë konstruktive gjatë gjithë procesit. Kosova merr pjesë në nismat për bashkëpunim rajonal si dhe është anëtare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal që nga viti 2008. Kosova kryen detyrën e saj ndaj Këshillit duke kontribuar me 4% në shumën totale të buxhetit të vendeve të Evropës Juglindore. Kosova gjatë vitit 2011 me sukses ka udhëhequr takimet e CEFTA-së, përfshirë takimin ministror të mbajtur në Nëntor të vitit 2011. Kosova merr pjesë rregullisht në takimet vjetore; Takimet e Bordit Koordinues Kombëtar dhe në takime tjera sektoriale të Këshillit. Për më tepër, Kosova merr pjesë në iniciativat e KBR-së: Iniciativa elektronike Juglindore dhe Iniciativa Kabllore e Evropës juglindore. Kosova gjithashtu merr pjesë në projektin e Komisionit Evropian për Qendrën për Zhvillimi të Qeverisjes dhe projektin për Monitorimin e Sektorit të Komunikimit dhe Shërbimeve të Shoqërisë Informative. Ministria e Zhvillimit Ekonomik është anëtare e Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe rregullisht merr pjesë në mbledhjet e organizuara nga sekretariati i Komunitetit, siç janë: Këshilli ndërministror, Forumi Permanent i Nivelit të Lartë, Task Forca e EE-së, Task Forca për Mjedisin, Task Forca për Strategjinë Rajonale për Energji dhe forume tjera të organizuara nga sekretariati. Gjithashtu, ne kuadër te komponentës së dytë te IPA-së, Kosova merr pjese ne implementimin e përbashkët te Programeve te Bashkëpunimit Ndërkufitar me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. 35 Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

NVM-ve në financa (siç është Korniza Investive e Zhvillimit Ekonomik- EDIF) dhe krijimin e një

fondi për subvencionimin e NVM-ve.

2.3.2. Reforma e sektorit financiar

Korniza ligjore e sektorit financiar është e avancuar dhe ne mase te madhe është ne harmoni

me standardet ndërkombëtare dhe ato te BE-se. Ligjet kryesore qe rregullojnë funksionimin e

sistemit financiar përbëhen nga Ligji për Bankën Qendrore te Republikës së Kosovës Kosovës,

Ligji për Banka, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, Ligji për

Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopergjegjesia, Ligji për Fondet Pensionale, dhe Ligji për

Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për institucionet financiare ne Kosove. Ne

funksion te implementimit te këtij legjislacioni, janë miratuar rregullore dhe rregulla nga

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që kanë të bëjnë me licencimin, rregullimin dhe

mbikëqyrjen e institucioneve financiare në Republikën e Kosovës.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është institucioni qendror që nxit dhe mban

stabilitetin e sistemit finaciar si dhe kontribuon në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit monetar.

BQK-ja licencon, rregullon dhe mbikëqyr të gjitha institucionet finaciare të vendit si dhe

kryen operacione bankare dhe kërkime ekonomike. Asetet totale te sektorit financiar ne fund

te 2011 ishin 3.5 miliard euro qe paraqet rritje vjetore prej 9.3% krahasuar me vitin paraprak.

Sistemi financiar përbëhët nga bankat komerciale, kompanitë e sigurimeve, fondet pensionale,

institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare. Ky sektor është i dominuar

nga sektori bankar i cili përbëhet nga 9 banka komerciale.. Struktura e aseteve te sistemit

bankar dominohet nga kreditë, ku pjesëmarrja e kredive ne gjithsej asetet ishte rreth 64.1% ne

fund te vitit 2011. Ne shtator te 2012 pjesëmarrja e kredive ne gjithsej asetet ishte rreth 63.6% qe

paraqet rritje krahasuar me periudhën e njëjtë te vitit paraprak.

Niveli i kapitalizimit vazhdon te jetë i lartë, ku treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit në shtator

të 2012 ishte 17.7% (krahasuar me 17.1% ne shtator te 2011). Treguesi i mjaftueshmerise se

kapitalit rekomandohet te jete se paku 12%.

Sistemi bankar vazhdon te karakterizohet me nivel te kënaqshëm likuiditetit dhe te jete

profitabil. Sidoqoftë, profiti neto i sistemit bankar ne shtator te 2012 shënoi rënie prej rreth 30%

krahasuar me periudhën e njëjtë të 2011 qe është reflektuar edhe ne indikatorët e kthimit

mesatar ne asete (1% krahasuar me 1.5% ne 2011) dhe kthimit mesatar ne kapital (ne shtator

10.7% krahasuar me 15.8% ne shtator te 2011). Raporti i kredive jo-performuese ndaj gjithsej

kredive u rrit nga 6.0% ne shtator te 2011, ne 7.0% ne shtator te 2012.

Gjithsej kreditë e lëshuara nga sistemi bankar ne shtator 2012 arritën ne 1.76 miliard qe paraqet

rritje vjetore prej 6.2%. Ndërsa, depozitat e sistemit bankar deri ne shtator 2012 arritën ne 2.2

miliard euro qe paraqet një rritje vjetore prej 5.2%. Në shtator 2012, raporti kredi-depozita ishte

79.7% përderisa në shtator 2011 ky raport ishte 78.9 %.

Masat për përmbushjen e obligimeve ne kuadër te MSA-së

Mbajtja dhe avancimi i sistemit financiar stabil dhe efektiv që promovon alokimin efikas të resurseve.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, për

harmonizimin te mëtejmë te legjislacionit financiar me atë te BE-se, institucionet kanë

34

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!