11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ne kuadër te reformës se te berit biznes, janë ndërmarrë disa masa te cilat lehtësojnë procedurat

administrative për te bere biznes. Është shkurtuar ne mase te konsiderueshme koha dhe

procedurat për regjistrim te biznesit dhe marrje te licencave dhe lejes se punës. Sistemi i

regjistrimit te bizneseve është integruar me sistemet e ATK-se dhe Doganave ku bashke me

regjistrimin bizneset mund te merren edhe numri fiskal, certifikata e TVSH-se dhe certifikata

për export/import. Është eliminuar kapitali fillestar për disa lloje te kompanive dhe është

reduktuar për disa lloje tjera si dhe janë eliminuar disa licenca. Te gjitha këto masa kane

ndikuar edhe ne përmirësimin e ambientit te te berit biznes, gjë qe është reflektuar edhe ne

Raportin e Bankës Botërore ‘Te Berit Biznes’ ku Kosova është ngritur për disa pozita ne

rangliste.

Edhe përkundër arritjeve te konsiderueshme ne procesin e privatizimit dhe zhvillimit te sektorit

privat, ne këtë fushe mbesin shume sfida te cilat pengojnë zhvillimin dhe rritjen e këtij sektori.

Sa i përket privatizimit, sfide mbetet përshpejtimi i likuidimit dhe ristrukturimi i ndërmarrjeve

‘te mëdha’. Ne sektorin privat, mbetet sfide implementimi i plotë i kornizës ligjore dhe

rregullatore për përmirësimin e ambientit te biznesit. Por sfidat më të mëdha kane te bëjnë me

eliminimin e pengesave për zhvillim te sektorit privat si: përmirësimi i sundimit te ligjit,

eliminimi i konkurrencës se padrejtë dhe informalitetit, qasja dhe kosto e financimit, dhe fuqia

punëtore e pakualifikuar. Nëplan afatgjatë, fokusi duhet te jetë në transformimin e strukturës

ekonomike dhe modernizimin e ristrukturimin e sektorit te NVM-ve.

Masat për përmbushjen e obligimeve ne kuadër te MSA-së

Privatizimi, rritja dhe zhvillimi i sektorit privat përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, kornizës ligjore

dhe të politikave për promovim të ambientit të përshtatshëm për biznes dhe investime.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, ne lidhje me

privatizimin, institucionet kane planifikuar përshpejtimin e likuidimit dhe disa masa qe lidhen

me rishikimin e kërkesave te kreditoreve, vlerësimin financiar dhe te aseteve te Trepçës ne

kuadër te riorganizimit te ndërmarrjeve ‘te mëdha’. Po ashtu do te vazhdohet me shthurjen e

mëtutjeshme te sektorit te energjisë përmes ndarjes se prodhimit te thëngjillit nga komponenti i

gjenerimit. Për me tepër, me qellim te përmirësimit te performances financiare te sektorit te

energjisë, janë planifikuar masa për rritjen e faturimit dhe inkasimit te energjisë.

Me qellim të zhvillimit të potencialit për partneritet publiko-privat, institucionet planifikojnë te

zhvillojnë dhe harmonizojnë legjislacionin për PPP me atë te BE-se, dhe te rrisin kapacitetet

institucionale dhe njerëzore përmes dizajnimit te manualeve për PPP, plotësimit me kapacitete

njerëzore te Departamentit Qendror për PPP dhe trajnimeve te specializuara te stafit.

Ne funksion te përmirësimit te ambientit te te berit biznes dhe luftimin e informalitetit janë

parapare aktivitete me komunat për përmirësim te ambientit për biznes, aktivitete për mbrojtje

dhe promovim te investimeve, inspektime ne terren nga Doganat, masa ne kuadër te

implementimit te Planit Strategjik te ATK-se, dhe aktivitete te Task Forcës për zbatimin e

programit për parandalimin e ekonomisë informale. Ndërsa për përmirësimin e qasjes dhe

kostos se financave ne planin afatmesëm, institucionet kane parapare se pari te realizojnë një

studim për modalitetet e krijimit te nje skeme te garantimit te kredive. Paralelisht me këtë, është

parapare edhe anëtarësimi ne institucionet zhvillimore te BE-se (si CIP dhe EU SME Ëeek) dhe

te donatorëve tjerë me qëllim të krijimit të instrumenteve financiarë për lehtësimin e qasjes së

33

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!