You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

2.3. Privatizimi, zhvillimi i sektorit privat dhe reforma financiare

2.3.1. Privatizimi dhe zhvillimi i sektorit privat

Korniza ligjore qe rregullon privatizimin është mjaft e përparuar dhe adekuate pas aprovimit te

pakos ligjore për privatizimin. Legjislacioni baze për këtë fushe përbëhet nga Ligji për

Agjencinë Kosovare te Privatizimit, Ligji për Dhomën e Posaçme te Gjykatës Supreme te

Kosovës për Çështjet qe lidhen me AKP-ne, Ligji për Riorganizimin e Ndërmarrjeve te Caktuara

dhe Pasurisë se Tyre dhe Ligji për Investimet e Huaja. Përmes këtyre ligjeve rregullohet procesi

i privatizimit te ndërmarrjeve shoqërore, likuidimi dhe përgjegjësitë e funksionet e Agjencisë se

Privatizimit.

Institucioni kyç ne procesin e privatizimit është Agjencia Kosovare e Privatizimit e cila si

institucion i pavarur publik ka kompetenca te plota juridike për te lidhur kontrata, për te

mbajtur dhe shitur pronën. Kompetencat e AKP-se i janë dhënë Bordit te Drejtoreve i cili është i

përberë nga 5 drejtore vendor dhe 3 drejtore ndërkombëtare. Ndërsa Dhoma e Veçante e

Gjykatës Supreme ka juridiksionin për te gjitha padite kundër agjencisë përfshirë këtu edhe

kërkesat e kreditoreve ne procesin e likuidimit.

Agjencia deri me tani ka privatizuar mbi 330 ndërmarrje shoqërore, me shitjen e tërësishme ose

pjesërishme te rreth 690 ndërmarrjeve te reja. Agjencia po ashtu ka përmbyllur procedurat e

brendshme te likuidimit për rreth 70 ndërmarrje, likuidimi i te cilave tani varet nga shqyrtimi i

kërkesave te kreditoreve ne Dhomën e Veçante te Gjykatës Supreme. Gjithashtu agjencia ka

shpërndarë mbi 50 milion euro tek punëtoret qe janë kualifikuar sipas kritereve për 20% nga te

hyrat e privatizimit.

Gjithashtu janë privatizuar disa ndërmarrje te mëdha publike. Aeroporti ndërkombëtar i

Prishtinës është dhënë me koncesion si dhe është duke u finalizuar privatizimi i Rrjetit të

Distribucionit dhe Furnizimit me energji elektrike (KEDS). Posta dhe Telekomi ne kuadër te

ristrukturimit është ndare ne dy entitete dhe aktualisht telekomi është ne proces te privatizimit.

Ngjashëm, edhe hekurudhat si pjese e ristrukturimit dhe derregullimit janë ndare ne dy

kompani:ne Trainkos qe përfshin operimet dhe Infrakos, qe menaxhon infrastrukturën

hekurudhore. Kohëve te fundit po ashtu është duke u shikuar mundësia e Partneritetet Publiko-

Privat ne kompani publike.

Sa i përket zhvillimit te sektorit privat, legjislacioni baze ne këtë fushe përbëhet nga ligji për

Shoqëritë Tregtare, Ligji për Tregti te Brendshme, dhe Ligji për Investime te Huaja. Me qellim te

identifikimit te sfidave dhe prioriteteve kryesore për zhvillim te sektorit privat, institucionet

kane aprovuar edhe Strategjinë për Zhvillim te NVM-ve 2012-2016 me vizion 2020 e cila

strategji merr parasysh edhe principet e Aktit Evropian te Bizneseve te Vogla. Për

implementimin e strategjisë dhe arritjen e objektivave te saj, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

ka hartuar edhe Planin e Veprimit për Strategjinë Zhvillimore te NVM-ve.

Institucionet kryesore për zhvillimin e politikave dhe krijimin e parakushteve dhe ambientit te

favorshëm rregullativ janë te themeluara. Ministria e Industrisë dhe Tregtisë, përkatësisht

Agjencia për NVM është institucioni kyç për këtë fushe. Rol te rëndësishëm ne këtë drejtim luan

edhe Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ku kontributin e tyre e japin edhe asociacionet e

biznesit. Po ashtu janë hapur edhe 25 qendra për regjistrim te biznesit neper komuna.

32