You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

planifikon aktivitete për trajnimin dhe avancimin e stafit te organizatave buxhetore për

vlerësim dhe kostim te iniciativave të reja dhe projektligjeve, dhe përmirësim te inputeve te

organizatave buxhetore për KASH.

2.1.2. Politikat fiskale

Në tri vitet e fundit, politikat fiskale janë zhvilluar ne harmoni me objektivin e ruajtjes së

qëndrueshmërisë fiskale, ngritjes së të ardhurave të disponueshme dhe krijimit te një ambienti

me te favorshëm për investime dhe biznes. Për këtë qellim qe nga viti 2009, janë bere reforma në

sistemin tatimor duke ulur normat e tatimit në të ardhura personale dhe korporata, ndryshuar

normën e TVSH-së dhe rritur akcizën për disa produkte.

Deficiti buxhetor u rrit nga 1.1% ne 2009 deri ne 2.5 e BPV-se ne 2010 kryesisht për shkak të

investimeve te shtuara kapitale. Por ne vitin 2011, ky deficit u reduktua në -1.7% te BPV-se. Te

hyrat e përgjithshme janë rritur me një mesatare vjetore prej 14% ne periudhën 2007-2011.

Vetëm gjate vitit 2011, te hyrat u rriten me 18% krahasuar me 2010. Ndërsa ne nëntëmujorin e

pare te 2012, të hyrat e përgjithshme, përfshirë edhe kredimarrjen, janë 21% me te larta

krahasuar me periudhën e njëjtë te 2011. Te hyrat vendore u rriten me një mesatare vjetore prej

rreth 10.3% ne periudhën 2007- 2011 apo 47.1% krahasuar me 2007. Ne 2011 ato u rriten me

rreth 18% me shume se ne vitin paraprak. Ndërsa në nëntëmujorin e pare te 2012, te hyrat

vendore tatimore u rriten për rreth 5%.

Shpenzimet e përgjithshme buxhetore u rriten nga 19.1% e BPV ne vitin 2007 në 28.8% ne vitin

2011. Ne nëntëmujorin e pare te 2012, shpenzimet e përgjithshme u rriten me 10% krahasuar me

periudhën e njëjtë te 2011. Shpenzimet kapitale ne periudhën 2007-2011 u rriten nga 4.6% ne

11.5% e BPV, ndërsa ne nëntëmujorin e 2012 ato u rriten për 14% krahasuar me periudhën e

njëjtë të 2011.

Legjislacioni për borxhin publik përbëhet nga Ligji për Borxhet Publike dhe Udhëzimi

Administrativ për emetimin dhe menaxhimin e borxheve dhe garancive shtetërore. Ndërsa

Kosova ka bere hapa pozitiv ne legjislacionit për tregun e letrave me vlere me aprovimin e

rregullores për tregun primar dhe sekondar te letrave me vlerë të Qeverisë. Borxhi publik ne

fund te gjashtëmujorit te pare te 2012 ishte rreth 6% e BPV-se. Ne tregun e letrave me vlere,

qeveria ka emetuar bono te thesarit ne disa ankande te mbajtura ne 2012 nga te cilat janë

pranuar rreth 70 milionë euro deri ne shtator te 2012.

Institucioni kyç për hartimin e politikave fiskale është Ministria e Financave. Ndërsa

institucionet kryesore ekzekutive te politikave fiskale janë Administrata Tatimore e Kosovës

dhe Doganat e Kosovës. Me qellim te menaxhimit dhe monitorimit adekuat te borxheve

publike, Ministria e Financave ka ne kuadër te saj Divizionin për Menaxhimin e Borxheve. Për

funksionimin efikas te tregut te letrave me vlere është funksionalizuar platforma elektronike e

tregtimit te letrave me vlere, eshte pergatitur sistemi depozitar qendror ne Banken Qendrore

dhe është krijuar ëeb interfejsi midis BQK dhe departamentit te thesarit qe i mundëson Thesarit

te aprovoje rezultatet e ankandeve.

Edhe pse është bërë përparim i konsiderueshëm sa i përket menaxhimit te financave publike, ne

këtë fushe mbeten disa sfida qe lidhen me rritjen e pjesëmarrjes se te hyrave vendore ne totalin

e te hyrave dhe reformimin e mëtejmë te sistemit fiskal. Marre parasysh nevojat per financim ne

30