11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Bilanci tregtar është karakterizuar me një deficit tregtar ne mesatare rreth 40% e BPV në tri vitet

e fundit. Bilanci tregtar pritet te këtë tendence për një rënie të vogël në periudhën 2012-2015 si

rezultat i rritjes më të shpejtë te eksportit te mallrave dhe tregtisë se shërbimeve. Importi i

mallrave pritet të vazhdoj me trend rritës edhe përgjatë kësaj periudhe përkundër supozimeve

për zëvendësim të lehtë me produktet vendore. Deficiti i llogarisë rrjedhëse qe ne vitet e fundit

ka pasur rritje, parashikohet qe do te mbese ne rreth 20% te BPV. Transferet rrjedhëse të

dominuara nga dërgesat e emigrantëve, vazhdimisht janë karakterizuar me stabilitet përkundër

zhvillimeve negative në vendet e eurozonës. Me përmirësimin e mëtejmë të ambientit per

biznes, priten të hyra nga investiumet e huaja direkte dhe permiresim te llogarise kapitale dhe

financiare.

Institucionet bazë për formulimin dhe monitorimin e implementimit te politikave në nivel te

vendit janë te krijuara. Zyra e Kryeministrit për Planifikim Strategjik merr pjesë në formulimin e

prioriteteve zhvillimore afatmesme të qeverisë bazuar ne dokumentet strategjike të qeverisë si

Programi i Qeverisë 2011-2014 dhe Vizioni dhe Prioritetet për Zhvillim Ekonomik të miratuar

me 2011. Kjo zyre po ashtu koordinon monitorimin e zbatimit te këtyre prioriteteve. Ministria e

Financave ne kuadër te përgjegjësive të saj ka për detyrëte iniciojë procesin e hartimit te KASH

si dokument qe ndërlidh formulimin e politikave me planifikimin dhe buxhetin vjetor bazuar

ne prioritetet e qeverisë dhe projeksionet makrofiskale. Ministritë përkatëse me pas bëjnë

operacionalizimin e prioriteteve ne projekte dhe aktivitete buxhetore përmes buxhetit vjetor te

organizatave buxhetore. Po ashtu, Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik luan një rol aktiv

si forum i diskutimit te iniciativave te politikë-bërjes dhe konsultimit me asociacionet e biznesit

dhe palët tjera te interesit. Këshilli është përgjegjës edhe për monitorimin e zbatimit te Planit te

Veprimit për Zhvillim Ekonomik 2011-2014. Partneret social janë të përfshirë ne politikë-bërje

përmes Këshillit Ekonomiko-Social ku zhvillohet dialogu social midis punëdhënësve dhe

punëkërkuesve për çështje ekonomike dhe sociale.

Pavarësisht arritjeve te bëra ne ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe implementimit te reformave

ne baze te parimeve të ekonomisë se tregut, sfida të shumta mbesin për ekonominë e Kosovës.

Norma e larte e papunësisë, deficiti i larte i jashtëm, forcimi i sundimit te ligjit, dhe targetimi më

i mirë i politikave mbeten sfida primare për zhvillimin ekonomik te Kosovës. Në aspektin

institucional mbetet sfide vazhdimi i avansimit të kapaciteteve për parashikime dhe kostim me

te mire te prioriteteve dhe shpenzimeve.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Dizajnimi dhe zbatimi i politikave ekonomike te bazuara ne ekonomi te tregut, zhvillimi i mëtejmë i

kapaciteteve për vlerësime dhe parashikime makroekonomike qe forcojnë stabilitetin makroekonomik dhe

institucional.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, institucionet

Kosovës do te vazhdojnë te ruajnë stabilitetin ekonomik dhe makro-fiskal. Për këtë qellim do te

vazhdohet me përmbushjen e kritereve strukturale dhe kuantitative te përcaktuara me

Marrëveshjen SBA me FMN, përfshirë këtu edhe deficitin primar dhe nivelin e bilancit bankar,

si dhe adoptimin e rregullës fiskale në harmoni me rekomandimet e FMN-së. Qeveria do te

ndërmarrë disa hapa për avancimin e KASH si mjet i politikave qe planifikohet te bëj edhe

krahasim të projeksioneve me institucionet tjera dhe të përfshijë te dhëna për shpenzimet

buxhetore, dhe te dhëna mbi borxhin publik. Ne kuadër te zhvillimit te kapaciteteve, qeveria

29

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!