You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

përpjekje të ofrimit të mundësive për kthim të personave të zhvendosur, do të vazhdohet me

ndërtimin dhe rindërtimin e shtëpive, si dhe do të monitorohet numri i të kthyerve dhe

projekteve të përkrahura në funksion të kthimit. Më tutje do të bëhet hetimi, përndjekja dhe

gjykimi i rasteve lidhur me sulmet fizike të motivuara në baza etnike dhe fetare.

2.KRITERET EKONOMIKE

2.1. Situata dhe stabiliteti ekonomik

2.1.1.Situata ekonomike

Politikat zhvillimore dhe ekonomike të viteve te fundit kanë pasur për bazë ruajtjen e stabilitetit

makroekonomik, financiar dhe konsolidimin fiskal. Kjo është reflektuar edhe në prioritetet e

Qeverisë të përfshira në Kornizën Afatmesme te Shpenzimeve 2013-2015. Këto prioritete

fokusohen ne rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, fuqizimin e qeverisjes se mire

dhe sundimit të ligjit, zhvillimin e resurseve njerëzore e fizike, dhe rritjen e mirëqenies sociale

ne tërësi. Financimi i këtyre prioriteteve është i përfshirë edhe ne kornizën buxhetore.

Në funksion te konsolidimit fiskal, ka vazhduar të implementohet plotësisht Marrëveshja SBA

me FMN. Kosova është anëtarësuar në Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim

(BERZH) dhe është pranuar në programet e Bankës Investive Evropiane (EIB). Anëtarësimi në

këta mekanizma financiare ndërkombëtar do te këtë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik te

vendit duke mundësuar qasje ne kredi me kushte te favorshme për ekonominë e Kosovës.

Rritja ekonomike në tri vitet e fundit ka qenë mesatarisht rreth 5%. Rritja ekonomike për vitin

2012 pritet të ngadalësohet marrë parasysh edhe ndikimin e zhvillimeve ekonomike nga

eurozona. Për periudhën 2013-2015 parashikohet një rritje rreth 5% në mesatare. Konsumi i

përgjithshëm vazhdon të jetë komponenti kryesor i BPV, i cili ne tri vitet e ardhshme pritet te

rritet me normë reale vjetore rreth 4.0%. Një tjetër kontribuues i rëndësishëm ne BPV janë

investimet e përgjithshme, te ndikuara edhe nga rritja e pjesëmarrjes se investimeve publike ne

totalin e investimeve (rreth 14.2% më të larta ne vitin 2012 krahasuar me 2011). Pjesëmarrja e

investimeve totale në BPV pritet të arrijë në rreth 32.2% në fund të periudhës 2013-2015, nga

32.1% sa ishte në vitin 2011. Eksporti i mallrave dhe shërbimeve pritet të rritet me një normë

reale mesatare prej 8.6%. Edhe importi pritet te vazhdoje te rritet ne periudhën afatmesme.

Importit parashihet të kontribuoj negativisht në rritjen reale te BPV me mesatarisht 2.2% ne

planin afatmesëm.

Inflacioni ne vitin 2012 parashihet te jete mesatarisht rreth 2.2%, i ndikuar kryesisht nga lëvizja

e çmimeve ndërkombëtare të ushqimit dhe naftës. Bazuar në parashikimet e institucioneve

ndërkombëtare për rënien e cmimeve të ushqimit dhe naftës si dhe në parashikimet për ecurinë

e çmimeve për mallrat e jo të tregtueshme, niveli i çmimeve në Kosovë pritet te rritet me norme

me te ngadalësuar ne tri vitet e ardhshme krahasuar me periudhën e mëparshme.

Sektori financiar vazhdon të jetë stabil. Edhe pse i dominuar nga bankat ne pronësi te huaj,

sektori bankar ka qene likuid pasi që operacionet e bankave janë te financuara kryesisht nga

depozitat vendore. Banka Qendrore së bashku me Ministrinë e Financave kane krijuar fondin

për mbështetje emergjente për likuiditet, edhe pse që nga krijimi i këtij fondi nuk ka pasur

nevojë të shfrytëzimit te këtij mekanizmi shtese te likuiditetit. Ne shtator te 2012, asetet e

sektorit bankar kishin një rritje vjetore prej 5.1% (14.7% në shtator te 2011). Raporti kredidepozita

në shtator të 2012 ishte 79.7%, një përmirësim krahasuar me vitin e kaluar (78.9% ne

shtator të 2011).

28