11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Institucionet përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të legjislacionit për të drejtat e njeriut janë

të themeluara dhe funksionale. Në nivel qendror është Zyra për Qeverisje të Mirë, pranë Zyrës

së Kryeministrit, e mandatuar për ruajtjen dhe promovimin e parimeve të të drejtave dhe lirive

themelore. Më tej, janë të themeluara njësitë për të drejtat e njeriut pranë institucioneve tjera në

nivel qendror dhe në atë lokal. Lidhur me çështjet e barazisë gjinore, në nivel qendror e

mandatuar është Agjencia për Barazi Gjinore-Zyra e Kryeministrit dhe janë caktuar zyrtare të

kësaj fushe në të gjitha institucionet e nivelit qendror dhe atë lokal. Për çështjen e të zhdukurve,

përgjegjës është Komisioni Qeveritar per Personat e Zhdukur, si dhe Kuvendi i Kosovës ka një

Komitet të specializuar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Zhdukur dhe

Peticione dhe ka mandat shqyrtimin e projektligjeve dhe sigurimin e përputhshmërisë me

legjislacionin ndërkombëtarë dhe evropian.

Edhe përkundër arritjeve në fushën e të drejtave fundamentale, mbesin sfida te cilat

vështirësojnë implementimin efektiv të kornizës ligjore sa i përket mbrojtjes, promovimit dhe

monitorimit të të drejtave të njeriut. Shumëllojshmëria e strukturave e ndërlikon ndarjen e

kompetencave qartazi mes këtyre institucioneve dhe vështirëson dukshëm efikasitetin në

zbatimin e kornizës ligjore. Më shumë duhet të bëhet në fushën e lirisë së shprehjes për tu

siguruar respektimi në praktikë. Rastet e sulmeve fizike ndaj gazetarëve duhet hetuar dhe

ndjekur penalisht. Gjersa, lidhur me të drejtat pronësore duhet të punohet në zbatimin dhe

respektimin e tyre, zvogëlimin e numrit të lëndëve të grumbulluara dhe më tej zbatimin e

vendimeve gjyqësore e administrative. Ministria e Drejtësisë duhet të kompletoj legjislacionin

sekondar për implementimin e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, si dhe duhet të

vazhdojë përpjekjet e saj për të rritur profesionalizmin e stafit korrektues. Në të njëjtën kohë,

duhet të vazhdohet me adresimin e çështjeve të tjera si përpjekjet e mëtejshme rreth

mosndëshkimit dhe qasjen në drejtësi, sidomos për grupet më të cenueshme të shoqërisë duke

përfshirë viktimat e trafikimit. Për më tepër, mbetet një shqetësim humanitar fati i personave të

zhdukur gjatë konflikteve në vitet 1990 (1770 raste deri ne gusht 2012). Zbatimi i ligjit për

mbrojtjen kundër dhunës në familje duhet të përmirësohet si dhe zbatimi i legjislacionit antidiskriminim

mbetet një sfidë. Personat me aftësi të kufizuara hasin në vështirësi sa i përket

qasjes në punësim, mallra dhe shërbime, transport dhe arsim. Zbatimi i të drejtës sindikale dhe

tregtare duhet të përmirësohet më tej.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, Kosova duhet të respektojë dhe zbatojë parimet

demokratike dhe të drejtat e njeriut, sikurse përcaktohet në dokumentet kryesore ndërkombëtare siç është

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Respektimi i parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sundimit të ligjit në përgjithësi do të formoj

bazën e politikave të brendshme dhe të jashtme të palëve në MSA-së. Kosova do të duhej të sigurojë të

drejtat dhe liritë themelore të jenë të garantuara dhe zbatimi i tyre të përmirësohet gradualisht.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim, Qeveria e

Kosovës do të ndërmerr hapat për kompletimin e kornizës ligjore me dekretimin e Kodit te ri

Penal. Për tu siguruar qasja në punësim për personat me aftësi të kufizuara, Qeveria do të bëj

plotësim-ndryshimin e ligjit për aftësimin, riaftësim profesional dhe punësim te personave me

aftësi të kufizuar në mënyre që të sigurohet përfshirja e nevojave të veçanta gjatë hartimit të

politikave te punësimit. Për më tepër, do të hartohet një rregullore e cila do te adreson çështjen

e thjeshtëzimit të strukturave përgjegjëse në fushën e të drejtave të njeriut. Lidhur me

bashkëpunimin rajonal për të zhdukurit, do të arrihet një memorandum mirëkuptimi me

25

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!