11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Masat për përmbushjen e obligimeve afatshkurtera për fillimin e negociatave për MSA-në

Me qëllim të fillimit të negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi, Studimit i Fizibilitetit

ka identifikuar këto kritere afat-shkurta që duhet përmbushur për të filluar negociatat e MSAsë:

Miratimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit Kundër Korrupsion.

Me qëllim të përmbushjes së kriterit për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim

Asociimit, institucionet e Kosovës do të sigurohen që në bashkëpunim dhe koordinim të

ngushtë me EULEX të krijojnë mekanizma koordinues për ngritjen e hetimeve të rasteve të

korrupsionit., si dhe do të merren masa për ngritjen e rezultateve në implementimin e

politikave kundër-korrupsion. Kuvendi i Kosovës do të miratoj Strategjinë Kundër Korrupsion.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi, Kosova duhet të fuqizon më tutje përkushtimin në

përmirësimin e profesionalizmit, efiçiences dhe efektivitetit të administratës publike në të gjitha nivelet, që

është fundamentale për zbatimin e sukseshëm të reformave të të nevojshme në të ardhmen. Qëllimi

përfundimtar i këtyre reformave do të mundësonte funksionimin e mirëfilltë të institucioneve shtetërore

në interes të përgjithshëm të qytetarëve.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, institucionet

e Kosovës do të krijojnë hapa konkrete në kompletimin e kornizës ligjore në përputhje me

standardet e BE-së. Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit do të ndryshohet duke

adresuar obligimet përkatëse të raportimit. Po ashtu do të Plotësohet/ndryshohet Ligji për

Deklarimin e pasurisë dhe konfliktit të interesit, duke parashikuar ekzekutimin e sanksioneve

më bindëse dhe proporcionale.

Kuvendi do të plotësoj/ndryshoj Ligjiin për Financimin e Partive Politike duke i adresuar

transparencën e donacioneve nga subjektet juridike që sigurojnë mallra dhe shërbime për

administratën publike, si dhe obligimin e partive politike në hapjen e një llogarie të vetme

bankare dhe përcaktimi i afateve në publikimin e raporteve financiare. Po ashtu do të merren

masa për krijimin e një mekanizmi të veçantë të hetimeve në mes të AKK dhe institucioneve

zbatuese të ligjit që do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në hetimin

dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit.

1.1.7. Marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare

Kosova ka plotësuar në masë të madhe të gjitha kushtet e dala nga Propozimi Gjithëpërfshirës i

Pakos së Ahtisarit, dhe si rrjedhojë më 10 Shtator 2012 Grupi Drejtues Ndërkombëtar ka

shpallur të përmbyllur fazën e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, dhe të mandatit të Zyrës

së Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar. Megjithatë, Kosova ka arritur pajtim me Bashkimin

Evropian për zgjatjen e mandatit të EULEX-it deri në Qershor të vitit 2014. Në këtë drejtim

Kuvendi ka miratuar Ligjin mbi ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së

Kosovës dhe BE-së mbi misionin e EULEX-it për sundim të ligjit në Kosovë. Në Nëntor 2012,

Qeveria e Kosovës dhe Misioni EULEX në takimin e radhës të Bordit të Përbashkët Koordinues

për Sundimin e Ligjit nënshkruan ‘Kompakt Marrëveshjen për Sundimin e Ligjit’ si dhe aprovuan

‘Termat e përditësuara të Referencës’ të cilat vendosin objektivat e përbashkëta në fushën e

sundimit të ligjit si dhe përcaktojnë mandatet e qarta për ndarjen e detyrave.

23

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!