You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

masave te sigurise per qasje ne objekte te gjykatave. KGJK dhe KPK do të trajtojnë me prioritet

rastet e shkeljeve disiplinore apo penale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të raportuara në

komisionet disiplinore, si dhe trajtimi i rasteve të ndjeshme me karakter politik me qëllim të

përmirësimit të reputacionit të sistemit gjyqësor.

Institucionet e Kosovës do të sigurojnë proaktivitet në hetime për inicimin e rasteve në çështjet

për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Qeveria do të plotësoj/ndryshoj Ligjin

për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështje Penale..

1.1.6. Lufta kundër korrupsionit

Në fushën e luftimit të korrupsionit Qeveria ka krijuar kornizën e nevojshme të politikave dhe

asaj ligjore kundër korrupsionit si dhe ka themeluar institucionet kyçe me qëllim të zbatimit të

legjislacionit dhe politikave kundër korrupsionit. Është miratuar korniza ligjore kundër

korrupsionit, , Ligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit, , Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve,

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, Ligji për

Deklarimin, origjinën dhe Kontrollin e Pronës së Zyrtarëve të Lartë Publikë dhe Deklarimin,

origjinën, dhe Kontrollin e Dhuratave të të gjithë Personat Zyrtar.

Institucionet kyçe përgjegjëse për menaxhimin dhe koordinimin e luftimit të korrupsionit janë

të themeluara dhe funksionale. Agjencia Kundër Korrupsionit është organ i pavarur dhe

përgjegjës për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit,

veçanërisht në fushën e raportimit, zbulimit dhe hetimit të korrupsionit, si dhe zbatimin e

Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër korrupsion. Ndërsa, në nivel teknik janë themeluar

strukturat për koordinimit e politikave për zbatimin e legjislacionit kundër korrupsion dhe

parandalimin dhe hetimin e veprimeve korruptive. Është themeluar Task Forca kundër

Korrupsionit brenda Prokurorisë Speciale dhe Këshilli Nacional Kombëtar si trup koordinues

nën udhëheqjen e Presidentes që ka për qëllim bashkërendimin e punës dhe te aktiviteteve te

institucioneve e agjencive ne kuadër te kompetencave dhe te fushëveprimit te tyre.

Policia e Kosovës ka themeluar Departamentin kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit,

ndërsa janë krijuar struktura të përbashkëta në mes të hetuesve policorë dhe prokurorisë duke

krijuar Task-forcën anti-korrupsion më qëllim të parandalimit dhe hetimit të veprimeve

korruptive, krimeve ekonomike dhe atyre financiare.

Megjithatë në fushën anti-korrupsion, sfiduese mbetet përmirësimi i kornizës ligjore në luftimin

e korrupsionit, dhe harmonizimi i legjislacionit me aquis. Në veçanti ligji për parandalimin e

konfliktit të interesit dhe ligji për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë

duhet të qartësoj mandatet e raportimit, si dhe ekzekutimin e sanksioneve më bindëse dhe

proporcionale. Sfidë mbetet edhe plotësim/ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike

në mënyrë që donacionet të adresohen në formë transparente nga subjektet juridike që

sigurojnë mallra dhe shërbime për administratën publike, si dhe obligimin e partive politike në

hapjen e një llogarie të vetme bankare dhe përcaktimi i afateve në publikimin e raporteve

financiare. Ndërsa sfidë afat-shkurtë mbetet miratimi i Strategjisë Kundër Korrupsion nga

Kuvendi i Kosovës. Në aspektin institucional mbetet sfiduese mungesa e veprimeve me

proaktive nga AKK pasi që mungon një mekanizëm i veçantë i hetimeve në mes të

institucioneve të zbatimit të ligjit.

22