You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Fjala hyrëse e Kryeministrit

Në rrjedhën e një dekade, Republika e Kosovës është

ballafaquar me shumë sfida.

Kemi kaluar një rrugë të gjatë. Duke dalur nga lufta për liri

nga një regjim tiranik, dhe duke u ngritur në një demokraci

funksionale, me institucione të qëndrueshme dhe ekonomi

të lirë të tregut, ku liria e fjalës, fesë, dhe të drejtat e tjera

themelore janë garantuar nuk ka qenë rrugëtim i lehtë.

Megjithatë, ne ia arritëm.

Më 17 Shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe

sovran. Deri më sot, pavarësia e Kosovës është njohur nga gjithsej 95 vende, nga të cilat 22 janë

Shtete Anëtare të BE-së. Republika e Kosovës është anëtare në institucionet kryesore

ndërkombëtare, siç janë Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për

Rindërtim dhe Zhvillim, etj.

Sot, ne jemi përpara një agimi të ri për Republikën e Kosovës. Një epoke të re. Një epoke të

integrimit evropian. Kosova fuqimisht beson që Evropianizimi është mënyra më e mirë për të

ecur përpara në përmirësimin e standardit të jetës dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik për të

gjithë qytetarët. Perspektiva e anëtarësimit në BE është me rëndësi të madhe strategjike për

Kosovën.

Procesi i Evropianizimit është më shumë se vetëm miratimi i acquis së BE-së dhe përmbushjes së

normave dhe standardeve të BE-së. Në shtete të ndryshme si Polonia, Hungaria dhe Estonia me

trashëgimi të ndryshme historike dhe ekonomike dhe tradita politike, procesi i anëtarësimit në

BE ka sjellë një transformim të shpejtë të marrëdhënieve shtet-qytetar, reformë të qëndrueshme

të administratës publike dhe një cikël të zhvillimit ekonomik, investime të huaja direkte dhe

zbutjen e varfërisë duke arritur grupet më të rrezikuara dhe zonat rurale. Fuqia e njëjtë

transformuese e procesit të integrimit evropian në mënyrë të barabartë ka çuar në ndryshime

pozitive në fqinjësinë tonë të afërt.

Këshilli i Bashkimit Evropian, më 11 Dhjetor 2012, ka konfirmuar që Kosova do të fillojë

negociatat për MSA-në, pasi që kriteret për hapjen e negociatave janë përmbushur. Kjo do të

shënojë një hap të madh drejt marrëdhënieve Kosovë-BE.

Qeveria ka shprehur vazhdimisht përkushtimin e saj për agjendën e BE-së –me vepra, po aq sa

edhe me fjalë. Bërthama e përkushtimit tonë qëndron në mbështetjen e madhe të qytetarëve

tanë për reformat që do të transformojnë vendin tonë në një anëtar krenar të familjes Evropiane.

Ekziston një rrugë e gjatë përpara nesh. Sundimi i ligjit është prioritet kyç. Ne jemi të vendosur

që të tregojmë përkushtimin tonë të patundur në fushën e sundimit të ligjit me anë të politikes

zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ofrimi i shërbimeve publike dhe

funksionimi efektiv i shtetit mbështeten në një administratë publike profesionale, efikase dhe

transparente. Ne kemi vënë në vend një legjislacion modern për të siguruar respektimin e

minoriteteve dhe të drejtave themelore. Reformat strukturore ekonomike do të ulin rolin jo-

2