11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Masat për përmbushjen e obligimeve afatshkurtera për fillimin e negociatave për MSA-në

Me qëllim të fillimit të negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi, Studimit i Fizibilitetit

ka identifikuar këto kritere afat-shkurta që duhet përmbushur për të filluar negociatat e MSAsë:

Miratimi i legjislacionit të nevojshëm sekondar të ligjeve të shërbimit civil dhe pagat për shërbimin civil.

Të ndahen hapësirat për Institucionin e Avokatit të Popullit dhe të sigurohet pavarësia buxhetore përmes

obligimit të Qeverisë që të përfshin propozim buxhetin e IAP-it, pa ndryshime eventuale, në propozim

buxhetin e përgjithshëm që dorëzohet nga Qeveria në Kuvend

Me qëllim të përmbushjes së kritereve për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim

Asociimit, Qeveria e Kosovës do të miratoj 3 aktet nënligjore për zbatimin e ligjit për shërbimin

civil dhe ligjit për pagat e shërbyesve civil, respektivisht Projekt rregulloren për kushtet e

kufizimit të se drejtës për grevë në shërbime të veçanta në Shërbimin Civil, Projekt rregulloren

për procedurat e përkujdesjes për nëpunësit civil për shkak të paaftësisë fizike apo mendore ose

problemeve shëndetësore, si dhe Projekt rregulloren për shtesat në pagë dhe kompensime të

tjera të nëpunësve civilë. Po ashtu, do të sigurohen hapësirat afatgjata për Avokatin e Popullit.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi, Kosova duhet të fuqizon më tutje përkushtimin në

përmirësimin e profesionalizmit, efikasitetit dhe efektivitetit të administratës publike në të gjitha nivelet,

që është fondamentale për zbatimin e suksesshëm të reformave të të nevojshme në të ardhmen. Qëllimi

përfundimtar i këtyre reformave do të mundësonte funksionimin e mirëfilltë të institucioneve shtetërore

në interes të përgjithshëm të qytetarëve.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, institucionet

Kosovës do të miratojnë Projektligjin për Procedurat Administrative; Projektligjin mbi

Qeverinë; Projektligjin mbi Pagat e Zyrtarëve të Lartë Publik, Projekt-ligjin për IKAP-in, si dhe

do të plotësohet/ndryshohet Ligji për Avokatin e Popullit që të jetë në përputhje me

rekomandimet e Venecias. Ndër të tjera Qeveria do të marr masa për të përshpejtuar

implementimin e ligjit për pagat e shërbyesve civil, duke siguruar sistematizimin e vendeve të

punës, si dhe kalimin në sistemin e ri të pagave. Qeveria do të marr masa për përshpejtimin e

miratimit të rregulloreve të brendshme në pajtim me ligjin për administratë shtetërore.

1.1.4. Sektori i sigurisë

Kushtetuta e Republikës së Kosovës si dhe ligjet relevante, si Ligji për Ministrinë e Forcës së

Sigurisë së Kosovës dhe Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës rregullojnë sektorin e sigurisë

sipas standardeve më të larta demokratike. Korniza ligjore siguron dhe mundëson kontroll civil

dhe demokratik mbi forcat e rendit dhe sigurisë të cilat ushtrohen përmes organit më të lartë

institucional, Kuvendit të Republikës së Kosovës, respektivisht përmes Komisionit Komisionin

Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë dhe

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Politikat dhe drejtimi

strategjik i sektorit të sigurisë udhëhiqet prej Këshillit të Sigurisë së Kosovës i cili kryesohet nga

Kryeministri i vendit dhe nën mbikëqyrjen e Kuvendit.

19

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!