11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

përgjithshme në nivel horizontal. Strategjia përmes 12 objektivave synon ndërmarrjen e

reformave kyçe, sidomos sa i përket fushave prioritare siç janë planifikimi dhe menaxhimi i

politikave, ndërlidhja mes planifikimit buxhetor me prioritetet e Qeverisë, ri-organizimit të

sistemit të shërbimit civil, përmirësimin e auditimit si dhe ngritjen e cilësisë së prokurimit.

Institucionet kyçe përgjegjëse për menaxhimin dhe koordinimin e reformës së administratës

publike janë të themeluara dhe funksionale. Struktura kryesore përgjegjëse për sigurimin e

zbatimit të Strategjisë dhe PV për RAP është Komisioni Ndërministror për Reformën e

Administratës Publike. Ndërsa, në nivel teknik strukturat për koordinim, drejtim dhe

planifikim strategjik përbëhen nga trekëndëshi institucional, Ministria e Administratës Publike,

Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Financave.

Me qëllim të koordinimit të punës për zbatimin e Planit të Veprimit për Reformën e

Administratës Publike është themeluar Grupi Punues me Nën-grupet e veta Punuese, të cilat

korrespondojnë me 12 objektivat kyçe të strategjisë. Për secilën objektiv janë të caktuar

koordinatorët përgjegjës për monitorimin e implementimit të objektivave strategjike.

Departamenti për Menaxhimin e RAP-it në kuadër të MAP shërben si sekretariat i KNRAP-it

dhe bartës kryesor për koordinimin dhe monitorimin e implementimit të politikave në kuadër

të reformës së AP.

Edhe përkundër arritjeve të mëdha në fushën e reformave të administratës, mbesin sfida të cilat

vështirësojnë implementimin më efektiv të reformave, që ndërlidhën me kompletimin e

kornizës ligjore si dhe me ngritjen e kapaciteteve për monitorim dhe implementim të reformave.

Edhe përkundër miratimit të legjislacionit bazik të lartpërmendur, mbetet të kompletohet baza

ligjore me miratimin e Projekt-ligjit për Procedurat Administrative si dhe Projekt-ligjit mbi

Qeverinë. Këto dy ligje përbëjnë bazën për shtyrjen e reformave të përgjithshme. Ndërsa sfida

afatshkurta, mbeten miratimi si dhe implementimi i 3 akteve nënligjore që ndërlidhën

drejtpërdrejt me zbatimin e ligjit për shërbim civil dhe ligjit për pagat e shërbyesve civil.

Miratimi i tyre është parakusht për hapjen e negociatave për MSA. Në aspekt të përmbushjes së

sfidave afat-shkurta nga Studimi i Fizibilitetit, që drejtpërdrejt bie në fushë-përgjegjësinë e RAP,

është edhe zgjidhja e përhershme për hapësira për Institucionin e Avokatit të Popullit, si dhe

sigurimi i qëndrueshëm financiar. Në kontekst më të gjerë sfidat e ndërlidhura me IAP

ndërlidhen me plotësim-ndryshimin e Ligjit për Avokatin e Popullit i cili duhet të jetë në

përputhje me Rekomandimet e Venecias. Si dhe përmes miratimit të Ligjit për Pagat e Zyrtarëve

të Lartë Publik. Përmes këtij të fundit, përveç tjerash, do të zgjidhej çështja e nivelit të pagave e

cila do te duhej të ishte ne nivel të Ministrave dhe Gjykatësve.

Ndër të tjera, sfiduese mbetet kalimi ne sistemin e ri të pagave si dhe në përgatitjen e bazës

ligjore që ndërlidhet me miratimin e rregulloreve të reja të brendshme të ekzekutivit në pajtim

me ligjin për administratën shtetërore. Esenciale për zbatimin e reformave është alokimi i

mjaftueshëm i mjeteve financiare si dhe atyre njerëzore për zbatimin e politikave. Në aspektin

institucional sfidë mbesin kapacitetet e limituara të administratës publike të cilat bazohen në një

varg faktorësh historik, social dhe politik, siç janë mungesa e përvojës administrative dhe

institucionale, sistemi arsimor në zhvillim dhe mungesa e vullnetit politik për reforma

thelbësore në administratë publike. Ekzistimi i kapaciteteve efektive administrative për

zbatimin e obligimeve që sjellë anëtarësimi në BE është një nga kriteret kyçe të procesit të

integrimit – i njohur si kriteri i Madridit.

18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!