11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

vendosur institucionet e nevojshme të ekzekutivit dhe ka pasur edhe stabilitet të mjaftueshëm

politik që ka mundësuar përparim në procesin e reformave të saj.

Megjithatë Kosova ka nevojë që të përmirësoj ende qeverisjen e saj me fokus të veçantë në

zbatimin e agjendës ambicioze të reformave të BE-së. Qeveria duhet të sigurojë që agjenda e saj

legjislative më mirë të korrespondoj me kapacitetet e ministrive individuale dhe me buxhetin në

dispozicion. Koordinimi mes qeverisë dhe Kuvendit gjithashtu ka nevojë për forcim të

mëtutjeshëm. Përpjekjet për zbatimin e decentralizimit duhet të vazhdojnë, duke përfshirë

forcimin e administratës në nivel komunal.

Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-së

Sipas MSA-së, Kosova do të duhet të respektoj dhe zbatoj parimet demokratike të qeverisjes. Për më tepër,

qeverisja e Kosovës do të duhet të sigurohet nëpërmjet një ekzekutiv të përshtatshëm dhe më efektiv në të

gjitha nivelet e administratës.

Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, Qeveria do

te siguroj ngritjen kapacitetet për zhvillimin dhe koordinimin e politikave dhe planifikimit

strategjik si dhe do te siguroj qe agjenda legjislative te korrespondoj me kapacitetet individuale

te ministrive dhe buxhetin aktual. Për te arritur ketë Qeveria do te bej harmonizimin e

strategjisë legjislative me planin vjetor te punës dhe buxhetin, si dhe harmonizimin e KASH-it

dhe te buxheti vjetor me deklaratën e prioriteteve te Qeverise, gjithashtu do te siguroj qe plani

vjetor punës te jete i bazuar ne deklaratën e prioriteteve te Qeverise dhe te prioriteteve te

ministrive. Për të përmirësuar harmonizimin e legjislacionit vendor me aqcuis, koordinimin e

politikave dhe absorbimin e asistencës qeveria do te miratoj draft-ligjin mbi aktet normative,

rregullat e procedurës mbi aktet ligjore, si dhe do te hartoj standardet për draftim ligjor. Në

kuadër të ngritjes së kapaciteteve , në një periudhë afatshkurtër, Qeveria planifikon të zhvilloj

vlerësimin e performancës të zyrave ligjore dhe departamenteve për integrim evropian dhe

koordinim të politikave në mënyrë që të rris efektshmërinë e përmbushjes së obligimeve

shtetërore në kudër të MSA. Përmes këtij mekanizmi Qeveria synon ngritjen e cilësisë si dhe

përshpejtimin e përafrimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së, dhe në të njëjtën kohë

përmirësimin e koordinimit dhe menaxhimit të politikave, përfshirë ngritjen e absorbimit të

asistencës së BE-së.

Me qëllim forcimin e kapacitetet e administratës në nivelin lokal qeveria do te miratoj

Rregulloren për performancën komunale, si dhe do te miratoj pakon e dokumenteve

profesionale për zhvillimin e kapaciteteve në komuna. Gjithashtu me qëllim të përfundimit te

procesin e decentralizimi Qeveria do të shtoj përpjekjet për themelimin e komunës se Mitrovicës

se Veriut.

1.1.3. Administrata Publike

Administrata publike në Kosovë karakterizohet me legjislacion të avancuar primar dhe

sekondar si dhe kornizën e konsoliduar afat-gjate strategjike. Tri ligjet bazike, Ligji për

Shërbimin Civil, Ligji për Pagat e Shërbyesve Civil dhe Ligji mbi Administratën Shtetërore

përbëjnë bazën ligjore për statusin e shërbyesve civil, respektivisht për përcaktimin e sistemit

dhe strukturës së pagave, shtesave dhe kompensimeve të tjera për nëpunësit civilë, si dhe për

rregullimin dhe menaxhimin e brendshëm institucional të organeve ekzekutive. Korniza

Strategjike afat-mesme ngërthen në veti një plan ambicioz për ndërmarrjen e reformave të

17

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!