11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1. KRITERET POLITIKE

1.1. Demokracia dhe Sundimi i Ligjit

1.1.1. Legjislativi

Kushtetuta e Kosovës mishëron parimet dhe vlerat më të larta të demokracisë, duke përcaktuar

rendin kushtetues parlamentar në të cilën Kuvendi luan rolin kryesor ligjvënës si dhe ushtron

rol mbikëqyrës mbi Ekzekutivin. Korniza institucionale për legjislacion dhe kontroll të

ekzekutivit është në vend dhe funksionale. Funksionet e proceseve legjislative si dhe kontrollit

të ekzekutivit ushtrohen përmes Komisioneve Parlamentare, prej të cilave 4 janë Komisione të

përhershme, 9 janë Komisione funksionale, 1 Komision ad-hoc dhe 1 nën-komision i përcaktuar

për mandate, imunitete dhe rregullore të punës. Rol të rëndësishëm në ndërtimin e rendit dhe

funksionimit demokratik ka luajtur Gjykata Kushtetuese, vendimet e së cilës janë respektuar

dhe janë zbatuar me përpikëri nga Kuvendi dhe institucionet tjera. Pas vendimit të Gjykatës

Kushtetuese në vjeshtën e viti 2010, Presidenti i Kosovës dha dorëheqje. Gjykata luajti rol të

rëndësishëm edhe në procesin e rizgjedhjes së Kryetarit të Republikës së Kosovës i cili u

rizgjodh në përputhje me Kushtetutën.

Legjislatura e Kuvendit zgjidhet përmes votës së lirë të qytetarëve, një e drejtë e garantuar me

Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera në fuqi. Kuvendi i Republikës së Kosovës

ka miratuar ligjin mbi Zgjedhjet e Përgjithshme (nr. 03/L-073) dhe ligjin për Zgjedhjet Lokale

(nr. 03L-072) të cilat definojnë procedurat e zgjedhjeve për zgjedhjen e organeve qendrore dhe

lokale si dhe të drejtën e votuesit që të votoj. Që nga 2008 janë organizuar një palë zgjedhje të

përgjithshme si dhe dy palë zgjedhje për komunat e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës garanton

përfaqësimin etnik si dhe përfaqësimin gjinor në Kuvend. Nga 120 vende në Kuvend, 20 janë të

garantuara për minoritete. Numri aktual i përfaqësimit etnik është 26 deputet apo 21.6%.

Ndërsa 40 janë anëtare femra që përbëjnë 33.3% të numrit total të deputeteve.

Kuvendi në masë të madhe ka forcuar kapacitetet e saj administrative si dhe është përmirësuar

në masë të madhe përgatitja e legjislacionit si dhe mbikëqyrja e Kuvendit. Kuvendi qe nga 2008

e deri me sot ka miratuar 352 ligje.

Megjithatë, mbesin sfida të cilat vështirësojnë funksionimin më adekuat të Kuvendit. Reforma

Kushtetuese dhe ajo Zgjedhore janë të ndërlidhura dhe ngecjet në këtë drejtim shkaktojnë

vonesa në reforma demokratike, në funksionimin e rendit kushtetues si dhe në reformë të

sistemit zgjedhor në Kosovë. Plani Strategjik i Kuvendit 2013-2018, si dhe Rregullorja e Re e

Kuvendit ende nuk janë miratuar. Kapacitetet e Kuvendit për monitorim dhe hulumtime

mbeten të mangëta, sidomos Departamenti i Kuvendit për Çështje Ligjore dhe Procedurale.

Procedura legjislative duhet të forcohet për të siguruar ekspertizë ndër-sektoriale dhe

përputhshmëri me acquis. Koordinimi mes Kuvendit dhe Qeverisë ka nevojë të përmirësohet,

dhe njëkohësisht Kuvendi ka nevojë të rris mbikëqyrjen dhe kontrollin e shpenzimeve

buxhetore të Ekzekutivit. Mungon baza ligjore për statusin e shërbyesve civil e cila në një masë

të madhe do të siguronte pavarësinë e shërbyesve civil si dhe do të rregullonte funksionet dhe

mandatin e shërbyesve civil të Kuvendit.

15

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!