Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Komponentët 2007 2008 2009 2010 2011 2012

Ndihma Tranzicionale dhe

Faza e Ndërtimit të

Institucioneve

68,3 184,7 106,1 66,1 66,9 68,2

Bashkëpunimi ndërkufitar 0 0 0 1,2 1,8 1,8

GJITHSEJ 68,3 184,7 106,1 67,3 68,7 70,0

Kosova ka një rrugë të gjatë dhe të vështirë në udhëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE.

Megjithatë, reformat që kemi përpara janë para së gjithash në interes të Kosovës dhe qytetarëve

të saj. Ambiciet evropiane të Kosovës gëzojnë mbështetje të fortë nga publiku i gjerë në Kosovë.

Studimi i Fizibilitetit i KE-së për vitin 2012 dhe konkluzionet e Këshillit të Dhjetorit të vitit 2012

kanë vendosur një rrugë të qartë për pranimin e Kosovës në BE. Në bazë të procesit të zgjerimit

të Ballkanit Perëndimor ekziston një numër i hapave formal që do të shënojnë rrugën e

integrimit Evropian të Kosovës në BE:

1. Komisioni Evropian vlerëson që Kosova ka përmbushur kriteret për hapjen e

negociatave për MSA-në;

2. Mandati i Këshillit për të filluar negociatat për MSA-në me Kosovën;

3. Negociatat e MSA-së përfundojn dhe MSA-ja është nënshkruar (pjesa tregtare e

marrëveshjes hyn në fuqi);

4. Zbatimi i kënaqshëm i MSA-së dhe aplikimi për statusin e kandidatit;

5. Përgjigja në pyetësorë dhe mendimi i KE-së mbi aplikimin (avis);

6. Këshilli vendos për dhënien e statusit të kandidatit dhe i jep KE-së mandatin për të

filluar negociatat për anëtarësim;

7. Shqyrtimi dhe negocimi i kapitujve individual përmes konferencave ndërqeveritare;

8. Përfundimi i negociatave dhe mendimi i KE-së mbi gatishmërinë e Kosovës për të hyrë

në BE;

9. Nënshkrimi i Traktatit të Anëtarësimit dhe statusi i shtetit anëtar;

10. Anëtarë i BE-së.

Metodologjia dhe Struktura e Planit të Veprimit të MSA-së

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (Plani i Veprimit për

MSA) paraqet dokumenti kyç strategjik të Qeverisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Në

këtë rol Plani i Veprimit për MSA-së është pasardhës i Planit të Veprimit për Partneritet

Evropian (PVPE) dhe ndërtohet mbi përvojen dhe mekanizmat institucionale të themeluar

përgjatë viteve.

Plani i Veprimit për MSA-nëpërbëhët nga rreth 200 veprimeve, implementimi i të cilave do të

përmbush dy objektiva kyçe: (1) përmbushja e kritereve për fillimin e negociatave për MSA-në;

dhe (2) zbatimi i detyrimeve që do të merren përsipër nga MSA-ja.

12