11.01.2013 Views

Shqip

Shqip

Shqip

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Megjithatë, në mënyrë që të fillojnë negociatat për MSA-në, Kosova duhet të vazhdojë

zbatimine të gjitha marrëveshjeve të arritura në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe të

angazhohet në mënyrë konstruktive në gamën e plotë të çështjeve në kuadër të dialogut të

lehtësuar nga BE-ja.

Në këtë drejtim, Komisioni do të propozojë direktiven negociuese për MSA, pasi që Kosova të

ketë përmbushur prioritetet afatshkurtra në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike,

mbrojtjes së minoriteteve dhe të tregtisë.

Më 12 Dhjetor 2012, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme ka marr parasysh Studimin e

Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) në mes të BE-së dhe Kosovës dhe

iniciativen e Komisionit për të propozuar direktiven negociuese për MSA-në, pasi që Kosova të

ketë përmbushur prioritetet afatshkurtra, të cilat janë identifikuar në Studimin e Fizibilitetit.

Këshilli arriti në përfundim që do të vendosë të hapë negociatat për një MSA me Kosovën, në

bazë të një raporti të paraqitur nga ana e Komisionit Evropian dhe Përfaqësueses së

Lartë/Zëvendës Presidentes në vjeshtë të vitit 2013. Këshilli do të vlerësojë raportin gjatë

presidencës së ardhshme të BE-së. Nese vlerësimi do të jetë pozitiv, Këshilli do të miratojë

direktiven negociuese.

Në Janar të vitit 2012, Komisioni Evropian ka lansuar dialogun për liberalizimin e vizave me

Kosovën. Më 14 Qershor 2012, KE ka dorëzuar udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Në të

njejëten ditë është mbajtur edhe Takimi i parë i Zyrtarëve të Lartë. Më 1 Shtator 2012, Kosova ka

dorëzuar raportin e parë të gatishmërisë në KE. Pritet që KE-ja do të japë vlerësimin e parë të

zbatimit të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave në Janar të vitit 2013.

Duke pas parasysh përvojen e zgjerimeve të fundit të Bashkimit Evropian, BE-ja ka prezantuar

një qasje të re sa i përket çështjeve të gjyqësorit, të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria.

Njëkohësisht i është dhënë një rol më i veçantë çështjeve të sundimit të ligjit, duke përfshirë

luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qasja e re siguron trajtimin e çështjeve të

përmendura më lartë në fazat e hershme të procesit të zgjerimit.

Në këtë kontekst, KE-ja dhe Kosova kanë nisur Dialogune Strukturuar për Sundimin e Ligjit më

30 Maj 2012. Dialogu i Strukturuar do të ofrojë një forum të nivelit të lartë me një objektiv të

dyfishtë: (1) vendosja e prioriteteve për reforma në fushën e sundimit të ligjit, dhe (2)

monitorimi dhe vlerësimi i rregullt i progresit të Kosovës drejt përmbushjes së prioriteteve.

Takimet e nën-komitetit të DPSA-së për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme dhe takimet e

rregullta të Bordit të Përbashkët për Koordinim në fushën e Sundimit të Ligjit do të shërbejnë si

forumet përkrahëse për Dialogun e Strukturuar. Takimi i radhës Dialogut të Strukturuar do të

mbahet në Shkurt të vitit 2013.

Më 16 Dhjetor 2012, Bordi i Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

(BERZH) ka miratuar aplikimin e Kosovës për të qenë anëtare e BERZH-it. Ky nuk është vetëm

shembulli i fundit i përparimit të Kosovës drejt integrimit në komunitetin ndërkombëtar, por

kjo gjithashtu do të lejojë që Kosova të përfitojë nga një financim më i madh dhe do të

kontribuojë në promovimin e zhvillimit socio-ekonomik të Kosovës.

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!