Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Komunës ... - UNDP Kosovo
Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Komunës ... - UNDP Kosovo
Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Komunës ... - UNDP Kosovo
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Kapitulli i Pestë

MJEDISI I QËNDRUESHËM

“Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm” është Objektivi 7 Zhvillimor i Mijëvjeçarit.

Integrimi i parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në politikat dhe programet e zhvillimit

lokal dhe kthimi në të kundërt i prirjes së humbjes së burimeve mjedisore,

përgjysmimi brenda vitit 2015 i numrit të njerëzve pa furnizim me ujë të rrjedhshëm

të pijshëm, ndalimi i degradimit dhe rritja e sipërfaqes së mbuluar me pyje dhe sipërfaqen

e tokës së mbrojtur për të ruajtur diversitetin biologjik janë ndër synimet më

kryesore të këtij objektivi. Në Komunën e Gjakovës, problemet më kryesore mjedisore

lidhen me mbrojtjen e burimeve natyrore, veçanërisht të pyjeve, tokës bujqësore dhe

lumenjve, mbrojtjen e ajrit dhe të ujit të pijshëm nga ndotjet, si dhe me rehabilitimin

e disa zonave të nxehta mjedisore. Një vëmendje të posaçme këtu kërkojnë zonat e

minuara, zonat e ndotura nga uraniumi, shesh depozitimet e mbetjeve të ngurta

dhe mbetjet industriale. Zgjidhja tërësore e këtyre problemeve kërkon angazhim të

strukturave të pushtetit qendror e lokal, burime të konsiderueshme financiare dhe

ndërgjegjësim të publikut për mbrojtjen e mjedisit. Disa nga këto probleme, siç është

ai i ndotjes nga minat dhe nga uraniumi, nuk mund të zgjidhen pa ndihmë ndërkombëtare.

Gjithsesi, edhe në kushtet e kufizimeve financiare, është e mundur që brenda

vitit 2015 gjendja e mjedisit të ndryshojë tërësisht.

Problemet që lidhen me garantimin e një mjedisi të qëndrueshëm në Komunën

e Gjakovës janë të shumta dhe zgjidhja e tyre kërkon angazhim të strukturave

të pushtetit qendror e lokal, si dhe pjesëmarrje serioze të komunitetit. Për disa

nga çështjet e rëndësishme mjedisore kërkohen, gjithashtu, investime të konsiderueshme,

që mund të tejkalojnë edhe mundësitë buxhetore qendrore e lokale.

Prandaj, përzgjedhja e atyre problemeve që kanë ndikimin më kryesor në mjedis

dhe janë të mundshme për t’u zgjidhur, mund të ishte një përpjekje e parë realiste

drejt përmirësimit të gjendjes. Kjo nuk do të thotë aspak se probleme të tjera të

grumbulluara ose të reja janë të parëndësishme, por çështjet e analizuara në këtë

kapitull konsiderohen thjesht si më parësoret për t’u zgjidhur.

5.1 Mbrojtja e burimeve natyrore

Një numër i madh familjesh në Kosovë, veçanërisht në zonën rurale, e kanë bazuar

jetesën tek burimet natyrore. Kështu, në zonën rurale rreth 90% e familjeve

kanë tokë në pronësi, 55% kanë bagëti, rreth 15% jetojnë me prodhimet vetjake

dhe rreth 20% e bazojnë ekonominë e tyre në prodhimet e pylltarisë 29 (shih Figurën

5.1). Si rrjedhim, mbrojtja e burimeve natyrore merr një rëndësi të dyfishtë.

Ajo lidhet me garantimin e mjedisit të qëndrueshëm por edhe me të ardhurat e

ekonomive familjare.

Mbrojtja dhe zhvillimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore është një problem i

rëndësishëm edhe për Komunën e Gjakovës. Natyra dhe ambienti e bëjnë këtë

komunë një rajon shumë të larmishëm dhe të pasur. E rrethuar me pyje, male,

bjeshkë dhe kullota të pasura në pjesën perëndimore, me fusha dhe tokë pjellore

dhe lumin Drini në pjesën lindore dhe me lumenj të tjerë, Gjakova paraqet një

rajon me pasuri e mundësi të mëdha për tu zhvilluar.

Ruajtja e tokës bujqësore

Në Kosovë ka rreth 577 mijë hektarë tokë bujqësore cilësore, e cila, veçanërisht

vitet e fundit, ka filluar të dëmtohet e të degradojë nga ndërtimet pa kriter dhe

29 ABEF, 2003

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM TË KOMUNËS SË GJAKOVËS

73

5

MJEDISI I QËNDRUESHËM