Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Komunës ... - UNDP Kosovo
Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Komunës ... - UNDP Kosovo
Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Komunës ... - UNDP Kosovo
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Kapitulli i Parë

ZHVILLIMI EKONOMIK DHE VARFËRIA

Lufta kundër varfërisë së skajshme është Objektivi i parë Zhvillimor i Mijëvjeçarit.

Përgjysmimi brenda vitit 2015 i pjesës së popullsisë që jeton në kushtet e varfërisë së

skajshme është synimi më kryesor i këtij objektivi 1 . Sipas analizave, me një rritje ekonomike

mesatare vjetore prej rreth 2% dhe pa ndryshime në shkallën e pabarazisë,

varfëria e skajshme në Kosovë mund të reduktohet në më pak se 8% nga rreth 15.2%

që është sot. Burimet e shumta ekonomike e njerëzore dhe përpjekjet për vënien në

efikasitet të tyre të bëjnë të mendosh se edhe Komuna e Gjakovës, në të njëjtën periudhë,

do të mund të përgjysmojë numrin e familjeve që jetojnë në kushtet e varfërisë

së skajshme. Niveli dhe ritmet e zhvillimit të sektorit privat dhe shkalla e punësimit

në qytet, si dhe rritja sa më e shpejtë e të ardhurave nga fermat private, veçohen si

faktorët më të rëndësishëm që do të përshpejtojnë përmbushjen e këtij objektivi.

1.1 Të dhëna të përgjithshme

Popullsia

Regjistrimi më i fundit i popullsisë së Kosovës është ai i vitit 1981 dhe rezultatet e

tij nuk konsiderohen të dobishme. Të dhënat më të plota janë ato të UNMIK, që bazohen

në shtimin e popullsisë gjate periudhës 1981-1991. Sipas këtyre të dhënave,

popullsia e përgjithshme e Kosovës në vitin 2005 rezultoi rreth 2 milion banorë. Komuna

e Gjakovës ka rreth 153,000 banorë, megjithëse mendohet se ky numër mund

të jetë edhe më i madh. Madhësia mesatare e familjeve është rreth 6.27 pjesëtarë për

familje, pak më e vogël se mesatarja e Kosovës (shih Tabelën 1.1).

Si territor, Komuna e Gjakovës zë një sipërfaqe prej 586 km2 dhe, për rrjedhim,

dendësia e popullsisë është mesatarisht rreth 259 banorë për km2. Më shumë se

gjysma e popullsisë, rreth 59.7%, banojnë në zonën urbane. Më të shumtë janë

meshkujt, të cilët përfaqësojnë rreth 50.9% te popullsisë gjithsej. Për nga përkatësia

etnike, Komuna e Gjakovës banohet nga popullsi shqiptare dhe minoritete

etnike përfaqësojnë vetëm rreth 4.55% te popullsisë gjithsej të Komunës.

Tabela 1.1: Disa tregues demografik

Madhësia

mesatare e

familjes

(amvisërisë)

Numri

mesatar i

fëmijëve

Numri mesatar

i meshkujve

Numri mesatar

i femrave të

rritura

Numri

mesatar i të

moshuarve

Prishtinë 5.46 1.53 1.76 1.83 0.33

Gjakovë 6.27 2.08 1.80 1.94 0.46

Totali 6.52 2.08 1.97 2.08 0.39

Burimi: UNDP, “Raporti i Zhvillimit Njerëzor -Kosova 2004”.

Karakteristika themelore e strukturës gjinore të popullsisë së Kosovës është se

dominohet nga te rinjtë e moshës deri 25 vjeç, si në fshat ashtu edhe në qytet

(shih Figurën 1.1 dhe 1.2). Kjo tendencë ruhet edhe në Komunën e Gjakovës, ku

rreth 62% e popullsisë janë më të rinj se 30 vjeç dhe rreth 80% e popullsisë janë

në moshën deri 45 vjeç.

1 Sipas anketës mbi nivelin e jetesës në Kosovë, të kryer në vitin 2002 me mbështetjen e Bankës Botërore, konsiderohen

«ekstremist të varfër» ata që konsumojnë deri në 0.93 Euro/frymë në dite dhe «të varfër» ata që konsumojnë

midis 0.93 dhe 1.42 Euro/frymë në dite.

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM TË KOMUNËS SË GJAKOVËS

17

1

ZHVILLIMI EKONOMIK DHE VARFËRIA